LIVE UPDATES
Aktualitet

A ka punë për mjekët e rinj? Historia e një të riu nga Tirana: Po mësoj gjermanisht, kam shumë shpenzime

E ardhmja e tij? Do të largohet drejt Gjermanisë dhe këtë ide e ka patur që në përfundim të fakultetit.

12 Shtator 2022, 15:35 Nga k.m.
A ka punë për mjekët e rinj? Historia e një të riu
Foto ilustruese

“Kam mbaruar fakultetin e Mjekësisë, 5-vjeçarin për Mjekësi të Përgjithshme dhe jam në prag të specializimit. Por kam nisur kursin e gjuhës gjermane pasi po përgatit dosjen për t’u punësuar në Gjermani. Këtu nuk dua të punoj në profesion..”, kështu thotë Lindi, 29-vjeçari babai i një djali të porsalindur.

Ai bashkë me Erën sapo kanë ndërtuar folenë e tyre të re por duket se nuk do të jetojnë gjatë në Shqipëri.

Për gazetën “SI”, Lindi thotë se shkaku pse nuk ka nisur të punojë që me mbarimin e universitetit është rroga e vogël që i është ofruar si mjek i ri.

“Unë kam një vit që jam martuar dhe jam përballur menjëherë me shpenzime të mëdha, me lindjen e djalit. Ime shoqe punon sekretare në një firmë, ndërsa unë s’u mendova gjatë por kërkova të punësohem si agjent marketingu pasi fitimet janë më të mëdha se një rrogë mjeku në privat apo publik. Për t'u punësuar në sektorin publik të gjithë e dimë që duhet miku dhe zarfi. Nuk kam aplikuar në portalin ‘Mjekë për Shqipërinë” sepse nga përvoja e shokëve të mi kam parë se janë punësuar përkohësisht, duke zëvendësuar mjekë që kanë marrë leje lindje ose mjekë që kanë dalë në pension. Janë të rralla vendet e punës që lirohen sot në sektorin publik. Ndërsa në privat as që bëhet fjalë nëse nuk ke përvojë pune”, thotë Lindi.

E ardhmja e tij? Do të largohet drejt Gjermanisë dhe këtë ide e ka patur që në përfundim të fakultetit.

“Kam përparuar me gjuhën dhe në fund të vitit do të jap provimin. Besoj viti 2023 do të më gjejë jashtë”, thotë mjeku i ri.

Por pse tregu i punës nuk po përthith të gjithë të diplomuarit?

Eksperti i çështjeve të arsimit, sociologu Albano Zhupaj, në një prononcim për gazetën “SI”, thotë se si Lindi ai njeh me dhjetëra të rinj që janë diplomuar për mjekësi të cilët nuk punojnë në profesion.

“E dini ju që një agjent marketingu i firmave farmaceutike paguhet aq mirë sa të blejë një makinë mbi 7 mijë euro, gjë që unë si pedagog nuk e kam mundësinë”, thotë Zhupaj.

Sipas tij, prej vitesh, mjekë, infermierë, farmacistë po rrjedhin shumë drejt Gjermanisë kryesisht, për të gjetur vend pune në tregun e huaj. Zhupaj thotë se ndonëse mjekët shqiptarë nuk punojnë direkt në profesion por si mjekë roje, sërish ata zgjedhin të largohen sesa të rrinë këtu me pagat e vogla që marrin.

“Nga një analizë që i kam bërë tregut, si ish-drejtor i Kurrikulave në ministrinë e Arsimit në vitin 2012, ju them se tregu ynë i punës po bjerret, duke mos ofruar asnjë opsion pune për të rinjtë tanë."

E dini ju se sa inxhinierë të rinj përthith tregu sot?

"Gjermania sërish po përthith krahë pune nga vendet në zhvillim, siç jemi ne për inxhinierë. Përvec mjekëve dhe infermierëve, rrjedhje ka dhe për farmacistët të cilët këtu në Shqipëri sa vjen dhe po u bëhet e vështirë ekzistenca, për shkak të shtimit të numrit të farmacive të reja, krijimit të monopoleve apo dhe uljes së marzhit të fitimit”, thotë eksperti Zhupaj./GazetaSi

mjeket ne shqiperi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet