LIVE UPDATES
Aktualitet

A po e frenon Perëndimi suksesin ushtarak të Ukrainës?

Perëndimi nuk dëshiron të dërgojë armë në Ukrainë që do të arrinin deri në Rusi. A do ta ndryshonte një armë e tillë situatën në fushën e betejës?

8 Janar 2024, 09:18 Nga I.A
A po e frenon Perëndimi suksesin ushtarak të Ukrainës?
Ukraine

UKRAINË- Çdo ditë të luftës dhe veçanërisht pas sulmit masiv ajror të fundit rus në qytetet eUkrainës, është gjithnjë e më e dukshme se kjo është edhe një luftë e kapaciteteve ushtarake. Ukraina është kryesisht e varur nga ndihma ushtarake nga Perëndimi dhe ndërkohë ka probleme të mëdha në mirëmbajtjen e sistemeve për mbrojtje kundërajrore me raketat dhe municionet e nevojshme. Komanda ushtarake e Ukrainës është e bindur se mënyra e vetme për të ndaluar agresionin rus është aftësia e saj për të shkatërruar objektivat në pjesët e pasme të armikut, pra në zonën e kufijve të njohur ndërkombëtarisht të Rusisë.

Por pikërisht këtu Perëndimi ka përcaktuar një vijë të qartë, që të mos dërgojë armë të tilla që godasin Rusinë në brendësi. Por kohët e fundit është hapur një debat i nxehtë, nëse Gjermania duhet të dërgojë raketat e saj Taurus. Zëdhënësi i qeverisë përsëriti këtë të mërkurë se "nuk ka ndryshim në qëndrimin e Berlinit" për këtë çështje. Para kësaj, kancelari Scholz ka shprehur frikën për "përshkallëzimin" dhe futjen e Gjermanisë në këtë konflikt lufte, gjë që media e kupton si një shpjegim për refuzimin e dërgimit të atyre raketave me rreze veprimi deri në 500 kilometra.

"Kur të dërgojnë amerikanët..."

Vetë Ukraina është një vend i madh, që nuk do të thotë domosdoshmërisht se Taurus do të synonte objektiva në territorin e Rusisë - por kjo është e mundur. Kievi garanton se nuk do të përdorë armë perëndimore për sulme në territorin e Rusisë, por Perëndimi vazhdimisht heziton. Sigurisht, Britania e Madhe dhe Franca dërguan raketa me një rreze pak më të gjatë veprimi në Ukrainë - Storm Shadow dhe Scalp EG mund të godasin objektivat në një distancë prej 250 kilometrash. E kjo do të thotë se ato mund të arrijnë objektiva në pjesën e pasme të ushtrisë ruse në territoret e pushtuara si dhe në Krime.

"Më duket se kancelari Scholz do t'i jepte Ukrainës armë të tilla, vetëm nëse amerikanët do t'u dërgonin armë të ngjashme - ATACMS me rreze më të gjata veprimi," na thotë Nico Lange, një ekspert ushtarak. Ai shpreson se "së shpejti” një vendim i tillë do të merret në Uashington dhe Berlin. Ngjashëm ishte gjendja më parë edhe me tanket gjermane Leopard 2: Berlini pranoi t'u dërgonte tanke të tilla moderne ukrainasve vetëm kur SHBA-të bënë të njëjtën gjë. Vjeshtën e kaluar, Uashingtoni dërgoi raketa ATACMS në Ukrainë, por me një rreze veprimi prej rreth 160 kilometrash.

Raketat gjermane Taurus janë ideale për të shkatërruar objektiva taktike - për shembull bunkerë dhe ura. Kjo do të thotë edhe shkatërrimin e një ure që çon në Krime, edhe pse duket se kjo urë është një përjashtim për të cilin insiston Perëndimi. Është e vërtetë se pjesa më e madhe e saj ndodhet në territorin e njohur ndërkombëtarisht të Ukrainës, por ushtria ukrainase nuk e sulmon atë me armë perëndimore.

Armët ukrainase

Sigurisht, vetë Ukraina prodhon sisteme të ndryshme armësh, kështu që mund të ndodhë që sulmet në territorin e Rusisë të kryheshin me armë ukrainase. Ukraina nuk e ka pranuar kurrë që ka kryer një sulm me dronë ndaj vetë Moskës dhe ndaj flotës ruse në Novorossiysk, ku me sa duket ukrainasit kanë përdorur raketat e tyre. E njëjta gjë vlenë edhe për sulmin ndaj objektivave në Belgorod.

Ka vetëm disa sulme ku ukrainasit me sa duket përdorën armë perëndimore për sulme në territorin rus. Kështu, në maj të vitit 2023, sipas informacioneve nga të dyja palët, me siguri katër avionë rusë janë rrëzuar në afërsi të Bryansk në kufi me Ukrainën dhe është lehtësisht e mundur që të jenë rrëzuar nga Patriotët Amerikanë.

Po kështu, majin e kaluar, disa grupe vullnetare të armatosura ruse pranë Belgorodit u përpoqën të depërtojnë në territorin e Ukrainës dhe aty u goditën me armë perëndimore. Kishte kritika të ashpra nga aleatët, ndaj nuk pati më incidente të tilla.

Rregullat elementare të luftës

Komandanti i përgjithshëm i forcave ukrainase, gjenerali Valery Zaluzhny, përsërit me këmbëngulje se rregulli bazë i strategjisë ushtarake është të operohet në të gjithë zonën e konfliktit: "Në luftë, është e mundur dhe e nevojshme të shkatërrohet armiku në territorin e tij”, tha ai në një intervistë për Washington Post. Këto janë objektiva të qarta ushtarake: postet komanduese, depot e municioneve dhe karburantit, rrugët dhe autostradat që e sjellin atë në front - e gjithë kjo ndihmon ndjeshëm në mbrojtjen e Ukrainës. Por ai gjithashtu vë në dukje se aleatët e Ukrainës "kanë frikë kur ne përdorim armët e tyre", që do të thotë se "atëherë ne do t'i shkatërrojmë ata me armët tona".

Deri në çfarë mase një hezitim i tillë i Perëndimit e kufizon aftësinë luftarake të ukrainasve?

"Nëse ukrainasit do të mund të lëshonin raketa (perëndimore) në zonën e Belgorodit, kjo nuk do të sillte shumë ndryshim", vlerëson eksperti ushtarak Serhei Hrabsky nga Kievi. "Armët që kemi marrë janë efektive kundër objektivave taktike që janë kryesisht brenda rrezes në territorin (të pushtuar) të Ukrainës”. Por çështja është edhe sasia dhe shtrirja e sulmit të mundshëm. Në fakt, ka "shumë pak raketa      perëndimore që mund t'i përdorim me një gamë të gjerë veprimi dhe kjo nuk ndryshon gjendjen në fushëbetejë”. Po të kishte qindra raketa të tilla perëndimore, do të ishte një situatë tjetër.

Llogaritë e Perëndimit

Hrabski e kupton qëndrimin e Perëndimit dhe Gjermanisë se "ata nuk duan të provokojnë Rusinë si një vend me potencial bërthamor" dhe nuk duan të rrezikojnë një sulm rus ndaj një vendi që është anëtar i NATO-s. Por a është edhe faji i Perëndimit që Ukraina ende nuk arriti të lëvizte ndjeshëm vijën e parë të frontit në verë?

Oficeri dhe historiani austriak, koloneli Markus Reisner beson se Perëndimi nuk është plotësisht i sinqertë në raport me Ukrainën: "Jo çdo gjë që kemi në arsenalet tona dërgohet. Është e vështirë të ngulësh një gozhdë pa një çekiç të vërtetë," thotë austriaku. Sipas tij, "frika e shumë vendeve perëndimore shpesh bazohet në egoizmin e pastër" dhe dëshirën për t'u kthyer në "jetën e vjetër", me shpresë se do "të negociojë marrëveshje të mira me Rusinë". Por ato kohë kanë kaluar në mënyrë të pakthyeshme, mendon Reisner.

Ai tregon edhe Kartën e Kombeve të Bashkuara, sipas së cilës Ukraina ka të drejtën e plotë për t'u mbrojtur kundër sulmeve ruse - pavarësisht se si e quan Putini këtë luftë. Sipas njohurive të tij, njësitë speciale të Ukrainës kanë vepruar me të vërtetë në territorin e Rusisë për një kohë të gjatë. Sulmet me dronë dhe raketa shërbejnë kryesisht si një mesazh për popullatën ruse se kjo nuk është "një luftë që po bëhet diku larg". Reisner pranon se është e vështirë të shmangen viktimat civile në sulme të tilla në qendrat urbane. Por pasojat e sulmeve të Ukrainës ndaj Rusisë "nuk janë në asnjë mënyrë të krahasueshme me atë që vetë Rusia po bën" në sulmet ndaj qyteteve ukrainase. "Rusët hodhën mbi 500 raketa në Ukrainë në vetëm pak ditë”, thotë oficeri austriak. "Dhe si reagoi Perëndimi? Me vetëm disa fjali dhe me kërcënime retorike."

Marrë nga DW

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion