LIVE UPDATES
Aktualitet

Abbas i kërkon SHBA-së të sigurojë armëpushim në Gazë

Militantët e Hamasit kanë nisur sulme në jug të Izraelit më 7 tetor, duke i vrarë mbi 1.400 njerëz dhe duke i marrë mbi 240 pengje. Izraeli më pas i ka shpallur luftë Hamasit, i cili udhëheq Gazën.

5 Nëntor 2023, 18:07 Nga I.A
Abbas i kërkon SHBA-së të sigurojë armëpushim në
Antony Blinken dhe Mahmouad Abbas

PALESTINË- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, e ka realizuar një vizitë të papritur në Bregun e pushtuar Perëndimor të dielën, dhe është takuar me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmouad Abbas, në kuadër të udhëtimeve në atë rajon.

Blinken dhe Mahmouad Abbas janë takuar në qytetin e Bregut Perëndimor, Ramallah, në vizitën e dytë të diplomatit amerikan prej shpërthimit të luftës Izrael-Hamas. Militantët e Hamasit kanë nisur sulme në jug të Izraelit më 7 tetor, duke i vrarë mbi 1.400 njerëz dhe duke i marrë mbi 240 pengje. Izraeli më pas i ka shpallur luftë Hamasit, i cili udhëheq Gazën.

Teksa Izraeli i vazhdon sulmet ajrore në Gazë, autoritetet palestineze kanë thënë se mbi 9.500 njerëz janë vrarë. Blinken ka bërë thirrje, por pa sukses, që Izraeli të pajtohet për pauza humanitare, që të mund të dërgohen ndihma në Gazë.

Përveç që synon të sigurohet se konflikti nuk do të përhapet më tej në rajon, Blinken dëshiron t’i nisë diskutimet se si do të qeveriset Gaza, pas shkatërrimit të Hamasit, të cilin e synon Izraeli.

Dy liderët kanë diskutuar për gati një orë, por nuk janë deklaruar para mediave. Abbas i ka thënë Blinkenit se duhet të arrihet armëpushim i menjëhershëm dhe që duhet të mundësohet dërgimi i ndihmës në Gazë, sipas zëdhënësit të tij, Nabil Abu Rudeineh.

Blinken ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të dërguar ndihmë në Gazë dhe për riparim të shërbimeve thelbësore, ka thënë zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller.

Blinken besohet se ka sugjeruar “rivitalizim të Autoriteteit Palesinez” ashtu që të mund të udhëheqë Rripin e Gazës, mirëpo e ka pranuar që edhe shtetet e agjenci tjera do të luajnë rol në sigurinë dhe qeverisjen e përkohshme.

Autoriteti Palesitnez, të cilin e udhëheq Abbas, ushtron ndikim të pjesshëm në Bregun e pushtuar Perëndimor, dhe është përballur me përkrahje të zbehur, për shkak të pakënaqësive të palestinezëve për marrëveshjet e arritura me Izraelin.

Ende nuk dihet se kush do të jetë pasardhës i Abbasit, 87-vjeçar, i cili njihet si kundërshtar i ashpër i Hamasit. Dhuna në Bregun e pushtuar Perëndimor është rritur prej nisjes së luftës, pasi janë regjistruar mbi 170 sulme në atë pjesë.

Marrë nga REL

mahmouad abbas antony blinken lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet