26 Tetor 2023, 17:34
Nga f.i
Sali Berisha
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masat "detyrim paraqitje" dhe "bllokimi i pasaportës" për Sali Berishën, i cili është nën akuzë nga SPAK për korrupsion pasiv për aferën e privatizmit të kompleksit 'Partizani'. Vendimi u mor gjatë seancës së zhvilluar ditën e sotme, ku Berisha u përfaqësua nga avokatë të caktuar nga shteti.
Njoftimi: -Urdhërohet shtetasi nën hetim Sali Berisha, të paraqitet të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 10:00 para oficerit të policisë gjyqësore Adelajda Metaj, pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
-Urdhërohet shtetasi nën hetim Sali Berisha të mos largohet nga territori i Republikës së Shqipërisë pa autorizimin e gjykatës, në referim të nenit 233 pika 1 të K.Pr Penale “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”.
-Ndalohet përdorimi i pasaportës dhe dokumenteve të tjera identifikuese të vlefshme për daljen jashtë shtetit, për shtetasin nën hetim Sali Berisha.
Ndërkohë në pranga është dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, i cili përveç korrupsionit akuzohet dhe për veprën penale të pastrimit të parave. Ndërtuesi Fatmir Bektashi akuzohet për 'korrupsion aktiv' dhe 'pastrim parash'. GJKKO vendosi të lërë në burg Jamarbër Malltezin, dhëndrin e Sali Berishës, ndërsa detyrim paraqitjeje për ndërtuesin Fatmir Bektashi./Dosja.al.
sali berisha
Aktualitet
26 Tetor 2023, 16:51
r.ll
foto ilustruese
BERAT- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Berat përpara shkollës së mesme “Kristaq Capo”, ku ...
Aktualitet
26 Tetor 2023, 16:48
f.i
foto ilustruese
DURRËS- Një marinar ka ndërruar jetë, pas kontaktit me rrymën elektrike në një anije. B&e...
Aktualitet
26 Tetor 2023, 16:15
r.ll
pamje e shtëpisë së Petrit Dylit
BERAT-Gjykata e Shkallës së Parë Berat ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg...
Aktualitet
26 Tetor 2023, 15:50
r.ll
foto e parave te sekuestruara
KAPSHTICË- 30 mijë dollarë të padeklaruar janë sekuestruar nga policia Kufitare në Kapshtic&eum...
Aktualitet
26 Tetor 2023, 15:34
f.i
Sali Berisha
TIRANË- Gjyqtarja Flora Hajredini rrëzoi kërkesën e depozituar sot nga pala e kryetarit të Partisë Demokratike, ...
Aktualitet
26 Tetor 2023, 15:01
f.i
Edona Cosovic
SHBA- Studentja shqiptaro-amerikane Edona Cosovic, verën e vitit të kaluar parashtroi kërkesën që gjuha shqipe ...
Aktualitet
26 Tetor 2023, 14:54
I.A
Dorian Duçka
TIRANË- Ish-këshilltari i kryeministrit Edi Rama, Dorian Duçka është paraqitur ditën e sot...
Aktualitet
26 Tetor 2023, 14:27
A.B
Ardi Veliu
TIRANË- Ministria e Brendshme ka hapur garën për drejtuesin e ri të Agjencisë së Mbikëqyrjes Polico...
Aktualitet
26 Tetor 2023, 13:53
h.k
Pjese nga emisioni
LEZHË-Motra e 17-vjeçarit që goditi me karrige mësuesen në Lezhë Majlinda Palushi, ka rrëfyer deta...
Aktualitet
26 Tetor 2023, 13:48
h.k
Sali Berisha
TIRANË-Sali Berisha, Kreu i Partisë Demokratike në një konferencë për mediat ka njoftuar se në ditët ...