LIVE UPDATES
Aktualitet

Afganët në Shqipëri, në pritje të realizimit të ëndrrës amerikane

Nën hijen e pemëve të mëdha që gjenden në këtë park, ky refugjat afgan nis rutinën e pasdites me një nga bashkëkombësit e tij, me të cilin njihet tash e disa muaj.

9 Korrik 2023, 09:28 Nga A.B
Afganët në Shqipëri, në pritje të realizimit të
Deeba Noori, refugjate afgane në Shëngjin.

Me një tabelë shahu nën sqetull dhe duke fshirë djersët nga moti i nxehtë bregdetar, Musa Muhiti niset drejt një parku përskaj plazhit të Shëngjinit në Shqipëri.

Nën hijen e pemëve të mëdha që gjenden në këtë park, ky refugjat afgan nis rutinën e pasdites me një nga bashkëkombësit e tij, me të cilin njihet tash e disa muaj.

Që nga viti 2021, të ikur nga regjimi taliban, afër 4 mijë afganë janë vendosur në qytete bregdetare të Shqipërisë, në pritje për të migruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pas një marrëveshjeje të arritur mes Shqipërisë dhe SHBA-së, shumë prej tyre afganëve vendosur në kompleksin pushimor “Rafaelo” në Shëngjin. Atyre u mundësohet strehim, ushqim dhe kujdes mjekësor falas.

Por, për një pjesë prej tyre, pritja e dritës së gjelbër për t’u zhvendosur në SHBA ka nisur t’ua bëjë të mërzitshme edhe këtë lloj jetese që i ngjan pushimeve verore.

“Vite më parë kemi dëgjuar nga mësuesit tanë se kur dikush është emigrant kalon nëpër pesë faza. E para është entuziazmi për të parë vendin e ri, e dyta është kriza, e treta është përthithja e elementeve të kulturës së huaj, e katërta përplasjet kulturore dhe e pesta gjendja e rënduar mendore”, thotë Muhiti për Radion Evropa e Lirë.
Ky 51-vjeçar, që në Afganistan kishte punuar si profesor i matematikës, thotë se “i kam kaluar pesë fazat”, gjatë qëndrimit në Shëngjin për 20 muaj.

Ai ndan fatin e njëjtë me mbi 300 refugjatë të cilët kanë mbetur në Shqipëri qe afër dy vjet, për shkak të procedurave që ka SHBA-ja për lëshimin e vizave për ta. Ndërkaq, disa të tjerë arritën që t’i kalonin më shpejt procedurat.

Kjo pritje dhe fakti se nuk e di kur do të ikë, Muhiti thotë se e ka penalizuar sepse nuk ka arritur të integrohet plotësisht në Shqipëri.

“Si shembull, [nëse do ta dija se do qëndroja kaq gjatë] në 20 muajt e fundit do të isha mundur të mësoj shqip, të ndiqja ndonjë kurs për të mësuar menaxhimin e hoteleve, për të mësuar vozitjen, apo diçka tjetër. Më besoni, çdo ditë mendoj se do largohe, sot ose nesër”, thotë Muhiti.

Për ta kaluar mërzinë, ai nisi të punonte në kuzhinën e kompleksit “Rafaelo”, që u shpërben vetëm afganëve që janë të vendosur aty dhe që aktualisht janë afër 800. Qe gjashtë muaj, ai ka punuar në orarin e pasdites, ndërkaq në dy muajt e fundit ka nisur të marrë edhe pagë.

“Kam punuar shumë gjithë jetën time [në Afganistan], kam bërë një jetë, një shtëpi, një veturë, një biçikletë…gjithçka më ka humbur. Tani duhet t’ia nis nga fillimi. Por, të paktën ta di se kur do ia filloj [jetën në SHBA]”, thotë Muhiti, i cili në Shqipëri jeton me gruan dhe vajzën e rritur.

 “Brengosem për të ardhmen e fëmijëve”

Loja e shahut nuk i pëlqen shumë, madje nuk i pëlqen as ushqimi që përgatitet në kuzhinën e “Rafaelos”. Arash Noori, gazetar dhe kameraman nga Afganistani, po e përjeton rëndë faktin që ka mbetur në Shqipëri që nga tetori i vitit 2021.

“Është vështirë ta lësh vendin tënd. Kam lënë prapa gjithçka, shtëpinë, kompaninë time. Kam ende familje atje”, thotë Noori.

Në Shqipëri, ai erdhi me bashkëshorten dhe pesë fëmijët e tyre, të cilët janë brenga e tij më e madhe.

Duke qenë se qëndrimi i afganëve në Shqipëri ka qenë i paraparë të jetë i shkurtër dhe i përkohshëm, atje nuk ka një shkollë të regjistruar ku fëmijët mund të marrin certifikata për mbarimin e klasave.

“Është një shkollë shqiptare këtu. Nga mëngjesi, nxënësit shqiptarë shkojnë atje e pasdite fëmijët afganë. Mësuesit për afganët janë mbledhur në mesin e refugjatëve…por, nuk marrin rezultate. Kjo është një imitim i shkollës”, thotë Noori.

Noori thotë se meqë “nuk ka asgjë për të bërë” në Shqipëri, po merret me prodhimin e videove për Youtube bashkë me një nga djemtë e tij.

Ditët kryesisht i kalon duke ecur në shëtitoren rreth plazhit.

E brenda në apartamentin dydhomësh të hotelit “Rafaelo” ku jetojnë familja Noori, bashkëshortja e Arashit, Deeba gatuan shpesh ushqime afgane, pasi ia kërkojnë fëmijët.

“Ata nuk hanë në kuzhinën e restorantit, thotë se ushqimi atje nuk ka shije dhe kërkojnë ushqim afgan. Unë ua përgatis”, thotë Deeba, për të cilën kjo nuk është puna e vetme që bën gjatë ditës. Mungesa e aktivitetit duke mos ditur se sa do të qëndrojnë në Shqipëri dhe mërzia për familjarët që kanë mbetur në Afganistan, Deeba thotë se ia rënduan gjendjen mendore.

“Të gjithë jemi bërë keq. Unë kam rënë në depresion, sepse nuk po dilja. Nuk kisha punë. Ju e shihni, kjo është zonë pushimesh, shumicën e kohës kam qenë në shtëpi, duke mos bërë asgjë”, tregon ajo.

Për të kaluar kohën, Deeba tashmë ka nisur punë në një restorant në Shëngjin, ku punon pasditeve.

“Dëshira ime më e madhe është që dokumentet tona për emigrim në SHBA të procesohen më shpejt”, thotë ajo./REL

refugjat afgan

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj