LIVE UPDATES
Aktualitet

U shkarkua pas intervistës për VOA, tërhiqet AKZM, rikthen në punë Drejtorin e Parkut Kombëtar të Divjakës

Ardian Koçi tha se do të rikthehej në detyrë duke tërhequr një padi që kishte depozituar në gjykatën civile të Lushnjës, menjëherë pas urdhërit të parë të pushimit nga puna.

16 Mars 2023, 18:56 Nga k.m.
U shkarkua pas intervistës për VOA, tërhiqet AKZM, rikthen
Ardian Koçi

DIVJAKË- Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura anuloi urdhërin për pushimin nga puna të Drejtorit të Parkut Kombëtar të Divjakës, Ardian Koçi. Urdhëri i ri iu përcoll këtë të enjte zyrtarisht Koçi nga drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë, Daniel Pirushi. Koçi i tha Zërit të Amerikës se do të rikthehej në detyrë duke tërhequr një padi që kishte depozituar në gjykatën civile të Lushnjës, menjëherë pas urdhërit të parë të pushimit nga puna.

Koçi u njoftua më 22 shkurt për fillimin e një “ecurie disiplinore” nga Drejtoresha e Agjencisë së Zonave të Mbrojtura, u thirr para një komisioni disiplinor dy ditë më vonë dhe në mënyrë shumë të shpejtë më 3 mars iu njoftua përmes një shkrese të dytë ndërprerja e marëdhënieve të punës.

Në shkresën e parë të 22 shkurtit thuhej se "procedura disiplinore lidhet me prononcimin e dhënë për shtyp në mënyrë të përsëritur pa marrë miratimin nga Drejtori Përgjithshëm".

“Referuar edhe rastit të fundit të sinjalizuar ku ju keni dhënë një intervistë në median Zëri i Amerikës publikuar më datë 12 shkurt, për të cilën ju nuk keni njoftuar dhe nuk keni marrë një miratim nga eprori duke shkelur rregulloren e brendshme të institucionit,”- thuhej në shkresën drejtuar Koci.

Pas urdhërit të pushimit nga drejtoresha e Agjencisë Koçi tha në një intervistë për Zërin e Amerikës, se u gjet një shkak qesharak për ndërprerjen e marëdhënies së punës.

Pas reagimit të Koçi, në një intervistë për Zërin e Amerikës drejtoresha e Agjencisë, Daniel Pirushi tha se vendimi i komisionit disiplinor për pushimin nga puna të Drejtorit të Parkut Divjakë - Karavasta Ardian Koçi ishte në proces rishikimi pas kërkesës së Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.

Disa nga organizatat kryesore mjedisore në Shqipëri, qindra mbështetës, profesorë të njohur dhe studiues të shkencave të natyrës kërkuan rikthimin në detyrë të Koci duke e përshkruar atë si një model të përkushtimit dhe mbrojtjes së Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta gjatë dhjetë viteve që ishte në detyrë. Nga ana tjetër shumë prej tyre shprehën nevojën e respektimit të së drejtës së shprehjes nga zyrtarët publikë sidomos atyre që menaxhojnë parqet natyrore pasi puna e tyre lidhet drejtëpërdrejt me mbrojtjen e kësaj pasurie dhe interesat e komuniteteve vendore./VOA

ardian koci shkarkohet ardian koci

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet