LIVE UPDATES
Aktualitet

Akademia e biçikletave parakalon atë të barinjve, do ta hapë Veliaj në nëntor për 73 milionë lekë

Pas më shumë se 3 vitesh, pritet që Akademia e Biçikletave të bëhet realitet përgjatë këtij viti, e megjithatë me një kosto të lartë. Sipas ekspertëve akademia do të ketë ndikim si nga ana mjedisore, por edhe në vlerën monetare.

28 Maj 2023, 20:04 Nga m.s
Akademia e biçikletave parakalon atë të barinjve, do ta
Erion Veliaj

TIRANE- Qershorin e tre viteve më parë, kryebashkiaku Erion Veliaj premtoi se do hapej Akademia e Biçikletave, jo vetëm si një mundësi argëtimi për fëmijët, por më shumë si vazhdim i traditës për përdorimin e dyrrotakut. Më pas Frida Krifca, ministre e Bujqësisë , tha se do të hapte Akademinë e Barinjve, por u turpërua dhe e harroi.

Pas më shumë se 3 vitesh, pritet që Akademia e Biçikletave të bëhet realitet përgjatë këtij viti, e megjithatë me një kosto të lartë. Sipas ekspertëve akademia do të ketë ndikim si nga ana mjedisore, por edhe në vlerën monetare.

Por fondi prej 73 milionë lekë të cilat do të shërbejnë për ndërtimin e akademisë së dyrrotakëve, sipas ekspertit të ekonomisë Rezart Prifti janë të papërfillshme. Duke krahasuar me evente të tjera kulturore në bashki, eksperti shton për Sinjalizo : “A duhet 73 mln lekë me tvsh pa tvsh, okay le të hedhë 1 milion euro. Nuk më intereson fare shuma, sepse në këto tollovi grabitjesh që po bëhen në këtë vend, nuk janë asgjë 73 milion lekë. Janë një koncert i Noizyt që të mbarojë punë brenda një fundjave. ”- paralelizon eksperti.

Megjithatë, zona ku do të instalohet akademia e radhës është rrethuar me bllokuese. Dikur ka qenë një park që shfrytëzohej nga të rriturit për fëmijët e tyre dhe nga mosha e tretë për të kaluar kohën.

Por, eksperti Prifti është i bindur se pas emërtimit “akademi” qëndron një truk mashtrues.

“Akademia e Biçikletave është një shpikje që ka të bëjë me kreativitetin mashtrues. Megjithatë unë po ja jap të gjitha atij që e ka shpikur. A duhet Akademia e Biçikletave? Po, duhet. Për çfarë duhet, dreqi e di. Kushdo që është rritur dhe ka mësuar ti japë biçikletës e di shumë mirë si mësohet ajo punë. Nuk ka nevojë të kesh as patentë për bicikleta të kategorisë A, B as patentë skafi, asgjë . Por një moment le të themi që duhet Akademia e Bicikletave sipas shpikjes së tyre.”

Me pyetjet se përse është zgjedhur si vendndodhje “Sheshi Italia”, sa ka qenë investimi i parkut (vlera monetare) që u ndërtua në atë vendndodhje që tanimë është prishur për tu ndërtuar Akademia e Biçikletave, “Sinjalizo” kërkoi informacion nga Bashkia e Tiranës. Përgjigjja lidhet me misionin e Akademisë për të mësuar ngarjen e dyrrotakut.

“Shkolla e Biçikletave për grupmoshat 7-19 vjeç, përkufizohet shkollë e arsimit bazik e orientuar(shkollë e orientuar për mësimdhënien e biçikletës)”-i thuhet “Sinjalizo”. Por, bashkia nuk u përgjigj mbi arsyet e zgjedhjes së bazës ku do funksionojë akademia.

“Sheshi i ndërtimit kufizohet në anën veriore me rrugën ”Dervish Hima” dhe në anën lindore me rrugën “Sheh Ahmed Pazari”. Kurse në anën jugore kufizohet me kompleksin “Ambasador 3” dhe në anën perëndimore me stadiumin “Air Albania”. Sipërfaqja e sheshit të ndërtimit është 9977 m2”-jepen detaje zyrtare për “Sinjalizo”.

Në këtë pike, eksperti Prifti është i drejtpërdrejtë dhe ka dyshimet e tij.

“Nuk ka asgjë të paqëllimshme në këtë vendimarrje, janë të gjitha palët racionale. Por çështja është janë racionalë malinj apo nuk janë malinj. Është i njëjti fenomen kjo prishja e hapësirës së gjelbërt siç po bëhet me liqenin. E keni vënë re që një liqen artificial ka Tirana dhe aty janë pleqtë, të rinj, mosha e tretë, çiftet bëjnë vrap, dalin shëtitje. Por a keni vënë re si i bejnë përurimet? U përurua parku i fëmijëve, stolat, palestrat të gjitha tek liqeni. Sa dëgjohet fjala përurim tek liqeni shtrohet një pllakë e madhe betoni. E njëjta gjë është dhe me akademinë, se më vonë aty do ndërtohet, nuk do rrijë gjatë akademia e bicikletave.” parashikon Prifti.

Humbëm parkun

Drita, nëna e dy djemve e ka ende peng rrethimin e zonës dhe transformimin në një projekt tjetër. Arsyeja lidhet me fëmijët që gruaja i shoqëronte sa herë dilte në hapësirën poshtë banesës.

“Oh, ishte një gabim i madh, i tmerrshëm do thoja. Këtu ka qenë një park, si tip fushe ku nxirrja djemtë, Ronin dhe Redin për të luajtur. Kalonin një kohë të mirë duke luajtur gjë që ishte shumë më e mirë se sa të qëndronin në telefon.” -shprehet banorja.

Gruaja këmbëngul në mënyrën shqiptare të mësimit të bicikletës, atë të lojës dhe përvetësimit të dyrrotakut me ndihmën e të rriturve apo shokëve.

“Mua më duket lek i shpërdoruar. Roni, djali i madh i cili është 14 vjeç këtu e ka ngarë gjithmonë biçikletën, pra nuk ishte e nevojshme të prishej për tu rindërtuar një akademi tjetër.”-përfundon së treguari Drita, nëna e dy djemve njëri 14 dhe tjetri 10 vjeç.

Por, eksperti këmbëngul se edhe Akademia e Biçikletave nuk do ta ketë të gjatë, jo nga mungesa e ndjekësve, por nga prapaskenat dhe zëvëndësimi me plane të tjera.

“Ka qenë standarti i malinjitetit këtu në Tiranë që merren prona degradohen për disa kohë, duke qenë se marrin shkas dhe nga pjesa që shoqëria jonë ka një memorie shumë të shkurtër dhe degradon. E më pas del ky shpëtimtari i pronës duke e bërë komerciale.”- thotë Prifti.

Për ta ilustruar këtë akuzë Prifti kujton hapësirat e gjelbërta përherë e në pakicë duke e kthyer kryeqytetin të pajetueshëm.

“Sidomos këto kohët e fundit që është bërë një masakër jetësore. Nuk është bërë nga ana urbane, por nga ana jetësore është një gjenocid që është bërë në Tiranë. Kur them gjenocid është një problem se kjo vendimmarrje e tillë nuk ndryshon për 100 vjet nuk ke çfarë ti bësh dhe në këtë sens, a duhet të prishej ajo hapësirë e gjelbërt. Unë mendoj që jo.”

Megjithë, këndvështrimet pro dhe kundër për Akademinë ku promotor kryesor është bashkia, për institucionin ideator konsiderohet “sekret” e dhëna se sa është fondi për ndërtimin e parkut që tanimë është prishur.

“Investimi i parkut ndërtuar në vendndodhjen aktuale të Akademisë së Biçikletave nuk është ndjekur nga Drejtoria e Investimeve të Punëve Publike.”- është përgjigjja e Bashkisë.

Në shkresat që “Sinjalizo” disponon është e qartë se fillimi i punimeve sipas procesverbalit të mbajtur nga mbikëqyrësi dhe sipërmarrësi i punimeve është data 10.01.2023. Kurse si afat përfundimtar është koha brenda 10 muajve të këtij viti, që llogaritet të jetë në muajin nëntor. Burimet sqarojnë se fondi llogaritet 73 milionë.

“Me 73 milionë lekë unë nuk do të ndërtoja asnjë gjë. Unë kam një parim tjetër, historikisht Shqipëria ka investuar në llaç e tulla, nëqoftëse e ke vënë re rilindjen urbane doli në qytetet e vendit dhe i bëri me 4-5 milion lekë sheshe, fasada. Pra dikur këto qytete kishin njerëz, tani këto qytete nuk kanë njerëz fare, mirëpo këto qytete kanë beton tani dhe kanë të gjitha nga një shëtitore të madhe aty që vlen zero lekë. “ – mbyll komentin e tij eksperti. 

Marrë nga SINJALIZO

erion veliaj akademia e bicikletave

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet