26 Maj 2025, 14:37
Nga M.B
Foto ilustruese
DURRËS- Një 42-vjeçar është arrestuar në Durrës pasi ditën e djeshme ka aksidentuar me automjet një këmbësor dhe më pas është larguar. Bëhet me dije se 54-vjeçari i dëmtuar ndodhet në kujdesin e mjekëve. Gjithashtu mësohet se efektivët kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, automjetin. Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, për veprime të mëtejshme.
Njoftim i Policisë:
Shërbimet e Policisë, mbrëmjen e djeshme, pas marrjes së njoftimit se një shtetas ishte aksidentuar me automjet, në Sukth, dhe se drejtuesi ishte larguar nga vendi i aksidentit, kanë organizuar menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta, specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore kanë identifikuar, kapur dhe arrestuar shtetasin D. M., 42 vjeç, banues në Sukth, i cili dyshohet se më datë 25.05.2025, rreth orës 20:45, në aksin rrugor “Sukth-Vadardhë”, ka aksidentuar shtetasin B. D., 54 vjeç, dhe është larguar.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, automjetin me të cilin dyshohet se shtetasi D. M. ka aksidentuar 54-vjeçarin. 54-vjeçari i dëmtuar ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
durres
Aktualitet
26 Maj 2025, 14:18
M.B
Droga
MALËSI E MADHE- Një 53-vjeçar, i shpallur në kërkim, është arrestuar në Malësi të Madhe pasi...
Aktualitet
26 Maj 2025, 14:10
M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Që nga qershori i vitit 2023, Kosovës i janë vendosur disa masa ndëshkuese nga Bashkimi Evropian. Tani, gati dy...
Aktualitet
26 Maj 2025, 13:46
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Një 75-vjeçare në Tiranë është proceduar penalisht pasi ka goditur me një send të fort&eu...
Aktualitet
26 Maj 2025, 13:36
M.B
Foto ilustruese
GRAMSH- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gramsh nga ku mësohet se ku një 26-vjeçar u sulmua brut...
Aktualitet
26 Maj 2025, 13:31
M.B
Sendet e sekuestruara
HIMARA- Një 46-vjeçar është arrestuar në Himarë pasi akuzohet për disa vjedhje. Bëhet ...
Aktualitet
26 Maj 2025, 12:56
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Shqipëria renditet e 10 -ta në rreth 40 vende të Europës për rritjen e lartë të çmim...
Aktualitet
26 Maj 2025, 12:48
M.B
Foto ilustruese
QAFË-THANË- Tre persona nga Sri Lanka janë arrestuar në Qafë Thanë teksa tentuan që të kalonin kufi...
Aktualitet
26 Maj 2025, 12:32
N.F
KOSOVË- Rreth 12.000 trupa ushtarake nga Shtetet e Bashkuara dhe nga vendet aleate të saj, përfshirë Kosovën, janë mbledhur n&eu...
Aktualitet
26 Maj 2025, 12:18
M.B
Foto nga gara
TIRANA- Ditën e sotme ka nisur turi i 82-të çiklisitik në Shqipëri. Etapa e parë nisi sot më 26 maj...
Aktualitet
26 Maj 2025, 11:58
M.B
Prindi
GRAMSH- Përpara Bashkisë Gramsh sot u mbajt protesta nga disa prindër në lidhje me infektimin me salmonelë për 14...