12 Tetor 2022, 18:01
Nga I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- 7 persona janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë nga policia. Ndërkohë që një tjetër është vënë nën hetim në gjendje të lirë pasi akuzohen se ushtronin në mënyrë të paligjshme aktivitetin e lojërave të fatit. Sipas policisë personat në fjalë janë kapur në tre lokale të ndryshme duke ushtruar këtë aktivitet në fushën e basteve sportive përmes aparateve celulare.
Njoftimi i policisë:
Vijon operacioni policor i koduar “Fati i lojërave”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e lojërave të fatit. Goditen 3 raste të ushtrimit të kësaj veprimtarie të paligjshme, vihen në pranga 7 shtetas, procedohet penalisht 1 tjetër. Strukturat e DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e lojërave të fatit, bazuar dhe në informacione të marra në rrugë operative, kanë organizuar kontrolle në lokale dhe ambiente të ndryshme, të cilat mund të vihen në dispozicion për organizimin e lotarive të palejuara. Si rezultat i kontrolleve janë evidentuar dhe goditur 3 raste të kësaj veprimtarie. Në përfundim të veprimeve hetimore për këto raste u arrestuan në flagrancë shtetasit:
– K. B., 28 vjeç, E. B., 39 vjeç, A. A., 34 vjeç, R. H., 33 vjeç, H. H., 34 vjeç, F. O., 56 vjeç, A. D., 20 vjeç, si dhe u procedua penalisht shtetasi E. D., 43 vjeç. Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, në 3 lokale të ndryshme, këta shtetas u kapën në flagrancë duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit (basteve sportive), nëpërmjet aparateve celulare. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
lojera fati arrestohet 7 persona
Aktualitet
12 Tetor 2022, 17:52
k.m.
Foto ilustruese
KURBIN- Një person, i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane për vjedhje, është arrestuar sot në...
Aktualitet
12 Tetor 2022, 17:14
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të naftës, gazit dhe të benzinës. Duke fillua...
Aktualitet
12 Tetor 2022, 16:55
I.A
Sabrina Simoni
TIRANË- Edicioni i dytë i nismës “Zecchino d’oro në Shqipëri”. Pas suksesit të vitit të...
Aktualitet
12 Tetor 2022, 16:48
I.A
Alfred Balla
TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë njoftoi të martën nëpërmjet aplikacionit ‘Whats App&rsquo...
Aktualitet
12 Tetor 2022, 16:27
k.m.
KLOS- Personi që shihni në foton e mëposhtme është Ilir (Liri) Shira një nga dy viktimat e masakrës së ndodhur në...
Aktualitet
12 Tetor 2022, 16:09
I.A
Rebecca Gannon
ANGLI- Babai i 29-vjeçares së mbytur në Sarandë, Rebecca Gannon, George do të vi në Shqipëri ...
Aktualitet
12 Tetor 2022, 16:19
I.A
Pamje nga Klosi
KLOS- Vrasja e 17-vjeçarit e babait në Klos, Kenado Shira kishte ngacmuar vajzën e Fiqiri Mjeshtrit. Autori Fiqiri Mjesht...
Aktualitet
12 Tetor 2022, 16:12
k.m.
Fiqiri Mjeshtri
KLOS- Personi që shihni në foton e mëposhtme është Fiqiri Mjeshtri. Pasi ka qëlluar babë e bir, Fiqiri M...
Aktualitet
12 Tetor 2022, 16:09
I.A,K.M
Pamje nga vendngjarja
KLOS- Policia ka dhënë detaje në lidhje me masakrën e Klosit. Në njoftim bëhet me dije se arsyeja e ngj...
Aktualitet
12 Tetor 2022, 15:45
e.k
Foto ilustruese
DURRËS- Dy fëmijët e mitur të cilët u filmuan ditën e djeshme teksa lypnin të zhveshur në rrugë...