LIVE UPDATES
Politike

Serverat e MEK ikën në Iran?/ Policia e përgënjeshtroi, Berisha reagon sërish: Nuk po i referohen zyrtarit të Iranit

Policia e Shtetit në asnjë fjalë nuk i referohet komunikatës zyrtare të Drejtuesit të Këshillit Islamik të Informacionit, si burim zyrtar i lajmit.

7 Korrik 2023, 19:40 Nga m.s
Serverat e MEK ikën në Iran?/ Policia e përgënjeshtroi,
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar sërish në lidhje me përgënjeshtrimet që erdhën nga radhët e uniformave blu, ku disa kompjuterë gjenden në Teheran, në duart e organeve kompetente zyrtare të sigurisë Iraniane. Një ditë më parë, ai hodhi akuza mbi kryeministrin Rama, se ka dorëzuar në Iran kompjuterët e muxhahedinëve të sekuestruar gjatë një aksioni të policisë në kampin e tyre në Manzë. 

Berisha e quajti këtë një akt të lartë tradhtie dhe kërkoi hetim nga OKB-ja. Pas kësaj deklarate pati një reagim nga policia, e cila përgënjeshtroi Berishën. Policia mohonte që materialet të jenë dërguar në Teheran. Po kështu sqaronte se të gjitha njoftimet që qarkullojnë në rrjetet sociale dhe media janë jo vetëm të rreme, por dhe në raste specifike kanë qëllime të tjera të cilat shkojnë përtej informimit të publikut.


Në kundërpërgjigje, një reagim tjetër ka ardhur po nga Berisha, ku thekson se Policia e Shtetit në asnjë fjalë nuk i referohet komunikatës zyrtare të Drejtuesit të Këshillit Islamik të Informacionit si burim zyrtar i lajmit, por i referohet rrjeteve sociale dhe mediave.

Deklaratë e Partisë Demokratike

Një përgënjeshtrim që më shumë akuzon!

Ditën e henë, me datë 3 korrik, Drejtuesi i Këshillit të Informacionit të Qeverisë së Iranit, Sepehr Khalaji në një komunikatë në emër të Këshillit të Informacionit të Republikës Islamike të Iranit, deklaron se pjesë nga 232 kompjuter të konfiskuar nga Policia Shqiptare, me datë 20 qershor, në kampin Ashraf 3 të Muxhahedinëve të Popullit në Manëz, gjënden në Teheran, në duart e organeve kompetente zyrtare të sigurisë Iraniane. Nga dita e hënë deri dje, ditën e enjte pasdite, autoritetet shqiptare heshtën si fija barit ndaj këtij lajmi që u përhap me shpejtësi në mbarë botën i cili në rast se është i vërtetë dëshmon:

-Së pari një akt vasaliteti të plotë të regjimit të Tiranës ndaj regjimit të Ajetollohëve, një regjimi barabar që vetëm vitin e fundit ka ekzekutuar mbi 300 dhe ka arrestuar me mijëra e mijëra të reja dhe të rinj iranian, luftëtar lirije për protetstat e tyre kundër diktaturës teokratike në Iran.

-Së dyti përbën një akt madhor tradhëtie të regjimit të narkoshtetit shqiptar ndaj anëtarëve të Frontit të Rezistencës Iraniane, luftëtarëve të lirisë, të strehuar në Shqipëri.

Ky lajm po të provohet i vërtetë është dorëzimi i të dhënave, lidhjeve familjare dhe bashkëpunëtorëve të Frontit të Rezistencës së Iranit në duart e Policisë Sekrete të Iranit me pasojë zbulimin, arrestimin, burgosjen dhe ekzekutimin e mijëra e mijëra familjarëve dhe bashkëpunëtorëve të anëtarëve të Frontit të Rezistencës Iraniane, gjë që do mbetej në histori si një akt pabesie ekstreme e damkë e zezë për kombin shqiptar që ka si virtut kryesor besën.

Duke parë heshtjen e plotë disa ditore të autoriteteve shqiptare ndaj ketij lajmi të tmerreshëm, me të cilën ato në një farë mënyre, me këtë heshtje pranonin si fakt të kryer deklaratën e zëdhënësit të qeverisë iraniane, ditën e enjte në ora 14:00, Kryetari i PD Sali Berisha deklaroi para mediave se në rast se ky akt është i vërtetë, qeveria e Edi Ramës ka kryer akt të pashembullt tradhëtie të lartë me pasoja shumë te rënda për Frontin e Rezistencës Iraniane.

Vetëm pas kësaj deklarate Policia Shqiptare reagoi me një gjoja përgënjeshtrim me të cilën ajo ngjalli edhe më shumë dyshime se sa hodhi posht lajmin. Në deklaratën e tyre policia e narkoshtetit mohon që materialet të jenë dërguar në Teheran, por çuditërisht ajo shprehet se: “Të gjitha njoftimet që qarkullojnë në rrjete sociale dhe media për sa më sipër, janë jo vetëm të rreme por dhe në raste specifike kanë qëllime të tjera të cilat shkojnë përtej informimit të publikut”.

Siç e shikoni në komunikatën e saj Policia e Shtetit në asnjë fjalë dhe në asnjë rrjesht nuk guxon t’i referohet komunikatës zyrtare të Drejtuesit të Këshillit Islamik të Informacionit si burim zyrtar i lajmit tronditës, por ju referohet rrjeteve sociale dhe mediave të cilat kanë publikuar, transmetuar lajmin. Në këtë mënyrë qeveria e Edi Ramës i shmanget kështu ballafaqimit me burimin zyrtar publik të lajmit, Këshillin e Informacionit të Republikës Islamike të Iranit. Kjo shmangie e qëllimshme e citimit të burimit zyrtar dëshmon për frikën e përgënjeshtrimit duke ju referuar direkt Këshillit të Informacionit të Iranit mbasi ky mund të faktojë me prova deklaratën e tij.  Përveç këtyre, dyshime të forta ngjall edhe vet fakti i përgënjeshtrimit nga policia e shtetit të lajmit të kreut të Këshillit të Informacionit të Republikës Islamike. Kjo sepse ky përgënjeshtrim duhet të vinte nga zyra e Informacionit e Qeverisë Shqiptare dhe jo nga Policia e Shtetit e cila nuk ka asnjë tagër të flasë në emër të prokurorisë dhe shërbimeve inteligjente të vendit. Perveç këtyre, lidhur me bashkëpunimin e autoriteteve të Tiranës me regjimin e Ajetullahëve, anëtari i komisionit parlamentar të punëve të jashtme dhe të sigurise të regjimit të Teheranit, gjeneral brigade Esmaeil Koëasari ka deklaruar se:

“Prej disa muajve ka patur komunikime midis aparateve të sigurisë të Iranit me vende të tilla si Shqipëria dhe kjo ka patur rezultate shumë pozitive”.

-Së treti po kështu injorohet me qëllim deklarata e gjeneralit iranian për bashkëpunimin me rezultate shumë pozitive në fushën e sigurisë ndërmjet regjimit të Ajetullahëve të Teheranit dhe regjimit të narkoshtetit të Tiranës.

E vërteta është se aktakuza zyrtare e autoriteve gjyqësore shqiptare ndaj Muxhahedinëve të Popullit të strehuar në Kampin Ashraf 3 në Manëz është: Shpallje lufte!

Domethënë Muxhahedinët e Popullit i kanë shpallur luftë nga Manza Republikës Islamike të Teheranit. Kjo aktakuze ndaj luftëtarëve të lirisë është e turpshme dhe duket e formuluar tëresisht në Teheran dhe është një provë e qartë e bashkëpunimit të Tiranës zyrtare me Teheranin e Ajetullahëve ndaj dhe autoritetet e Tiranës nuk përgënjeshtrojnë dot deklaratën e gjeneralit iranian.

Partia Demokratike e cila në pushtet ka vendosur pranimin e Muxhahedinëve të Popullit në territorin e Shqipërisë ka mbështetur dhe mbështet kauzën e tyre drejt rezistencës së tyre ndaj regjimit obskurantist të Ajetullahëve. Ajo ka dënuar reidin brutal të policisë së shtetit në Kampin Ashraf 3 të Muxhahedinëve të Popullit të bazuar në akuza të fabrikuara në Teheran, si një shkelje të hapur të Kushtetutës së vendit, Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, Konvetës të OKB për refugjatët. Ajo duke shprehur solidaritetin e saj të plotë me kauzën e drejtë, luftën dhe përpjekjen e Muxhahedinëve të Popullit kundër regjimit teokratik totalitar iranian, dënon çdo formë bashkëpunimi të regjimit të Tiranës me regjimin e Ajetullahëve dhe i bënë thirrje Organizatës së Kombeve të Bashkuara të hetojë me përparësi bashkëpunimin e rrezikshëm të këtyre regjimeve kundër Frontit të Rezistencës Iraniane. 

Një njoftimin për mediat, Policia deklaron se nuk ka pasur asnjë lloj kontakti me Iranin.

Konkretisht Policia e Shtetit sqaron se:

                •              Asnjë nga strukturat e saj hetimore dhe të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, nuk ka patur kontakte me shtetin iranian apo me shtetas të këtij shteti.

                •              Të gjitha pajisjet e sekuestruara janë vendosur në dispozicion të strukturës përkatëse e cila do të kryejë ekspertimet digjitale, sipas procedurës ligjore.

                •              Asnjë nga pajisjet kompjuterike të sekuestruara dhe asnjë material i nxjerrë nga këto pajisje, nuk është dërguar jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

                •              Të gjitha njoftimet që qarkullojnë në rrjete sociale dhe media për sa më sipër, janë jo vetëm të rreme por dhe në raste specifike kanë qëllime të tjera të cilat shkojnë përtej informimit të publikut.

Policia e Shtetit qëndron gjithmonë në dispozicion dhe në mbrojtje të interesave të ligjshme të qytetarëve të saj dhe të kujtdo që banon në Republikën e Shqipërisë.

sali berisha serverat mek

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen