LIVE UPDATES
Aktualitet

Aktori Shanaj: Absurditet, pensionistët në Shqipëri duhet të deklarojnë 2 herë në vit në banka se janë gjallë

Shanaj shton se sa herë që dëshiron të bëjë një tërheqje në bankomat kujton se duhet të kalojë fillimisht brenda bankës për të deklaruar se është gjallë dhe më pas për të vijuar me procedurën.

4 Korrik 2022, 12:36 Nga F.M
Aktori Shanaj: Absurditet, pensionistët në Shqipëri duhet të
Mevlan Shanaj

TIRANË- Aktori i madh shqiptar Mevlan Shanaj shkruan për një absurditet në Shqipëri, ku pensionistët duhet të shkojnë në bankë dy herë në vit të deklarojnë se janë gjallë. Në një postim në rrjetet sociale, Shanaj thotë se kjo burokraci është shumë fyese. Shanaj shton se sa herë që dëshiron të bëjë një tërheqje në bankomat kujton se duhet të kalojë fillimisht brenda bankës për të deklaruar se është gjallë dhe më pas për të vijuar me procedurën.

Postimi i plotë i Mevlan Shanajt:

10 min sot nëpër Pogradec! Kaq ka shënuar telefoni! Një ecje në këmbë të mëson më shumë se çdo program i mbrëmjes në televizionet shqiptare! Sot në një dyqan të thjeshtë shitësi që rrinte duke parë filma se blerës nuk kishte, më thotë se shikon vetëm filma shqiptarë paradite dhe në mbrëmje! Me ata filma jemi rritur dhe kënaqemi! Kaloj në anën tjetër të rrugës dhe aty një burrë mbi të 50-tat më përshëndet me emër edhe pse nuk e njihja! Më thotë ke dëgjuar për Jahovajt, po i them. U kënaq dhe hapi tel për të më lexuar diçka! Për të mos e fyer, i them: Mos u mundo, nuk jam i interesuar! Si më thotë: Nuk je i interesuar të mbetesh i pavdekur! E shmanga dialogun! Më tha: Prit dëgjo o profesor se nuk je profesor i perëndisë! Qëndro dëgjoje! Ika duke menduar, ky njeri punëtor, vërtet kishte krijuar bindjen se do mbetej i pavdekshëm! Futem në dyqani tjetër për të kërkuar një dorezë për sirtar të bufesë pasi ishte dëmtuar! Mos u mundo se këtë model kemi 7 vjet që nuk e tregtojmë. Duhet t’i blesh të gjitha nga e para. Desha s’desha bëra siç më tha shitësi! Te dyqani i mishit, që është një biznes i mirë familjar sepse shikoj të punësuar katër pjesëtarët e familjes. Burri, gruaja, djali i madh që është më kryesori dhe dy djem të tjerë fare rini! (sipas meje vetëm njëri nga këta është i familjes) Me djaloshin që është kryesori shkëmbejmë herë pas here bisedë! Sot më pyeti, nëse kam ndonjë punë në dorë apo jo? I them po bëj dokumentar për Rikardin! E vura re se nuk kuptoi dhe e pyeta: E di kush është Rikard Ljarja? Me emër po, më tha! – Po Dedën e di? – Si o nuk e di! Epo ai është Rikardi! Më tej vete të tërheq para nga bankomati! Shikoj se nuk kisha aq sa doja të tërhiqja. U kujtova se nuk kam vajtur në bankë, t’u them se jam ende gjallë! Pensionistët duhet të venë dy herë në vit të deklarojnë se janë gjallë! Nuk e kuptoj këtë absurd pasi në Shqipëri, nuk mund të përcillesh në atë botë pa certifikatë bashkie! Nuk mundet banka të shikojë të ikurit e muajit në kompjuter apo bashkitë nuk i hedhin çregjistrimet!! Shumë fyese është kjo burokraci! Nejse, të vete nesër në bankë të konfirmoj se jam ende gjallë, ndryshe nuk ka më lëvizje paresh në bankomat! Deklaratën e urrej, po ja më duhen ende këto dreq lekë! Për ta mbyllur, ti Lad Prifti, kur më mësove se disa ilaçe tona rimbursoheshin pse nuk më the që rimbursimi u bëka vetëm brenda qytetit pavarësisht se nuk të japin recetën, por me kod dhe farmacia futet në kompjuter dhe mbaron punë, por brenda qytetit tënd se në një qytet tjetër nuk vleka interneti?! Keni parë apo dëgjuar kësi ligji?! Ore ligjvënës, veprimet me internet nuk duhet të kenë kaq rreze të vogël veprimi! Ka çudi në mendjet e njerëzve! Goxha gjëra mësova sot për 10 minuta!

Aktori Shanaj: Absurditet, pensionistët në Shqipëri duhet të
Mevlan Shanaj

mevlan shanaj

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet