LIVE UPDATES
Aktualitet

Dogji të gjallë 2 grekë, shqiptari i arrestuar në Maltë: Ekspertët gabuan me gjurmët e gishtave

Të dy viktimat ishin torturuar para se të vriteshin, me autopsinë që arriti në përfundimin se dy viktimat ishin rrahur aq egërsisht sa kishin pësuar fraktura dërrmuese në të gjithë trupin e tyre dhe se u ishte vënë flaka derisa ata ende merrnin frymë.

5 Shtator 2022, 16:51 Nga k.m.
Dogji të gjallë 2 grekë, shqiptari i arrestuar në
Ledjon Brakaj

MALTA – Avokatët e një shqiptari që i reziston ekstradimit për në Greqi, për një vrasje të dyfishtë, kanë kërkuar heqjen e një raporti të hartuar nga një ekspert grek i gjurmëve të gishtërinjve me arsyetimin se është përdorur një metodë e vjetëruar për të analizuar gjurmët.

36-vjeçari Ledjon Brakaj u arrestua në Maltë muajin e kaluar dhe u la në paraburgim pas një urdhër-arresti evropian në emër të tij nga autoritetet greke. Brakaj kërkohet t'i nënshtrohet procedimit penal për vrasjen e rëndë të dyfishtë të pronares së një biznesi suvenirësh dhe nipit të saj në vitin 2015 në ishullin grek të Aeginës.

Raportet thonë se trupi i Irini Marmarino ishte gjetur i vdekur së bashku me atë të nipit të saj, Lambros Protonotarios, brenda shtëpisë së saj. Të dy viktimat ishin torturuar para se të vriteshin, me autopsinë që arriti në përfundimin se dy viktimat ishin rrahur aq egërsisht sa kishin pësuar fraktura dërrmuese në të gjithë trupin e tyre dhe se u ishte vënë flaka derisa ata ende merrnin frymë.

Por në një kërkesë të depozituar mëngjesin e sotëm nga avokatët Franco Debono, Marion Camilleri dhe Francesca Zarb, argumentohej se në akte nuk kishte asnjë dokumentacion që tregonte se si ishin marrë printimet, nga kush apo sa kohë më parë ishin marrë. Çështja e fundit ngriti pyetje për të drejtat e njeriut në lidhje me "mbajtjen pa dallim" të të dhënave të gjurmëve të gishtërinjve, praktikë e cila ishte deklaruar në kundërshtim me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në rastin e vitit 2020, Gaughran kundër Mbretërisë së Bashkuar.

Një faktor tjetër i kapur nga avokatët ishte se raporti i ekspertit grek kishte deklaruar se gjurmët e burrit ishin klasifikuar duke përdorur Sistemin Henry, një teknikë e zhvilluar në 1896, përmes së cilës gjurmët e gishtërinjve renditen sipas karakteristikave fiziologjike për kërkime një-në-shumë.

“Jo vetëm që sistemi është arkaik, por në raportin e ekspertit ai nuk tregon në asnjë mënyrë se si është bërë analiza krahasuese, modus operandi apo teknikat e përdorura për të arritur në përfundimet e tij,”- argumentuan avokatët.

Për këtë, mbrojtja kërkoi që gjykata të fshihen nga aktet e çështjes të gjitha dokumentet që kanë të bëjnë me marrjen dhe analizimin e gjurmëve të gishtave të Brakajt./MaltaToday

ledjon brakaj

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë