LIVE UPDATES
Aktualitet

Dëshmia me gropa e Alda Klosit, dyshimet për xhaxhain e sëmurë, paratë e kursyera me rrogë shteti e shtëpia me qira

Ish-zyrtarja u përpoq të ‘lahej’ publikisht duke ngritur në piedestal punën e bërë nga Policia e Shtetit për arrestimin e një gruaje që punonte si pastruese, si dhe duke shtuar se me këtë denoncim i kishte bërë një të mirë komunitetit.

8 Janar 2023, 17:22 Nga F.M
Dëshmia me gropa e Alda Klosit, dyshimet për xhaxhain e
Alda Klosi (Çiko)

TIRANË- Alda Klosi (Çiko) është kthyer në kryefjalën e mediave pasi denoncoi për vjedhje pastruesen e shtëpisë së saj, Rozeta Dobi, e cila është vënë në pranga bashkë me të birin, Havier Dobi. Për tre ditë me radhë, gjithçka që qarkullonte në media ishte skema e përdorur nga Dobi me të birin, reklamimi i jetës me mjete luksoze të 23-vjeçarit në rrjetet sociale dhe ‘besimin’ që pastruesja kishte thyer me ish-zyrtaren e lartë duke kryer këtë vepër të rëndë penale.

Por, nëse pastruesja dhe djali janë pas hekurave e kanë pranuar vjedhjen e 120 mijë eurove në shtëpinë e Klosit, tashmë tentakulat e drejtësisë janë shtrirë tek burimi i parave që ish-zyrtarja e Ministrisë së Rindërtimit dhe Programit të Reformave njëherësh ish-këshilltare pranë Këshillit të Ministrave, mbante në banesën e marrë me qira.

Dhe dyshimi nis që nga ky fakt…është shumë kontradiktore të jetosh në shtëpi me qira, por në banesë të mbash ‘cash’ dhe një valixhe me bizhuteri floriri e gurë të çmuar!

Nisur nga këto dyshime, që duket se vetë zonja Klosi ka qenë shumë e vëmendshme, vendosi të bënte një ‘sqarim’. Në një intervistë për “5 pyetjet”, ish-zyrtarja u përpoq të ‘lahej’ publikisht duke ngritur në piedestal punën e bërë nga Policia e Shtetit për arrestimin e një gruaje që punonte si pastruese, si dhe duke shtuar se me këtë denoncim i kishte bërë një të mirë komunitetit.

Në fakt, ajo që duhej të sqaronte zonja Klosi ishte burimi i parave dhe florinjve që kishte në banesë, por për pikën më kyçe të historisë, ish-zyrtarja tha vetëm kaq: Shumën e kam të deklaruar. Se po të ishte e kundërta nuk e bëja denoncimin!

Dhe kjo fjali, nuk e lehtëson pozitën e Klosit që po hetohet për akuzën e “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Mosdeklarim të pasurisë”, por e rëndon akoma më tej. Çfarë do të thotë një ish-zyrtare, të cilës taksat e qytetarëve i kanë dhënë mundësinë të mbajë një post për një kohë të caktuar me fjalët ‘po të mos i kisha të deklaruara, nuk e bëja denoncimin’? E vetmja gjë që tregon është se ish-zyrtarja mund të pasur mundësinë të ketë para të tjera të padeklaruara, por që nëse do t’i vidheshin do të qëndronte e heshtur ose do ta mbyllte çështjen ‘privatisht’. Në një rast të tillë, nuk do të kishim një pastruese e djalin e saj të arrestuar, por do të përballeshim me një tjetër skenar.

Hipotezat po jua lëmë ju, ndërkaq rikthehemi sërish tek intervista 'me gropa' e Klosit.

Alda Klosi thotë se ishte nisur për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku kishte xhaxhanë të shtruar në spital, të diagnostikuar me kancer dhe për të cilin i kishte ruajtur këto para. Por, si iku ajo në Amerikë pa paratë që i duheshin për kurimin e xhaxhait? Kjo alibi bie.

Shefja e kabinetit të ish-ministrit Arben Ahmetaj mund të thotë që këto para i ka sjellë nga Amerika dhe i ka ruajtur në shtëpi. Edhe kjo alibi bie, pasi nuk mund të transportosh cash para më shumë se 10 mijë euro, pa një faturë që vërteton burimin. Amnistia fiskale për paratë e emigrantëve mund ta ndihmonte, por kjo nismë s'ka kaluar ende në Kuvend.

Ajo këmbëngul që i ka deklaruara, por nuk zbulon mënyrën, si i ka deklaruar? Nëse një zyrtare do deklaronte se mban një sasi të tillë parash në banesë, do t’i kërkohej me urgjencë që t’i depozitonte në bankë dhe në një rast të tillë, këto pyetje nuk do të ngriheshin.

Një tjetër kontradiktë është mënyra e kursimit të parave. Dosja.al shkoi më tej dhe në databazën e pagave që u publikua në prill të vitit 2021 gjeti se Klosi zyrtarisht është paguar vetëm 118.456 mijë lekë në muaj për postin që ka mbajtur. Dhe me një llogari të thjeshtë, me kursin aktual të këmbimit valutor, zonja në fjalë duhet të punojë 180 muaj (15 vite) për të kursyer 120 mijë euro, duke mos jetuar asnjë ditë. Nisur nga fakti që Alda Klosi kishte detyrime mujore, qira dhe shpenzime normale të një personi, pa ju futur në detaje, koha për të kursyer këto para do të ishte dhjetë herë më e madhe.

Dëshmia me gropa e Alda Klosit, dyshimet për xhaxhain e
Paga e Klosit

Ekziston mundësia që t’i ketë nga ndonjë punë e mëparshme? Nëse po pasi paguhej më shumë, përse zonja Klosi hoqi dorë për tu bërë drejtoreshë pranë Ahmetajt? Janë kaq shumë pyetje që presin përgjigje nga ish-zyrtarja.

rozeta dobi havier dobi alda klosi vjedhje ne tirane

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet