LIVE UPDATES
Aktualitet

Ambasadori Gonzato: Shqipërisë për në BE i duhet një administratë e aftë, transparente dhe e pavarur

Ai i bëri këto komente në një takim të gjerë me një grup punonjës të rinj të administratës trajnuar rishtas dhe me ministren e shtetit për administratën publike dhe antikorrupsionin, ku theksoi se Shqipëria është në një fazë të rëndësishme dhe të përshtatshme sa i takon negociatave të anëtarësimit.

13 Maj 2024, 18:28 Nga r.ll
Ambasadori Gonzato: Shqipërisë për në BE i duhet një
pamje nga takimi

TIRANË- Diplomatë të Bashkimit Europian nxitën sot Shqipërinë që të fuqizojë administratën publike sipas standarteve të kërkuara europiane. Drejtuesi i Delegacionit të Bashkimit Europian, ambasadori Silvio Gonzato, theksoi sot se çelësi i suksesit në negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë me BE-në është një administratë e aftë, transparente dhe e pavarur.

Bashkimi Europian ka punuar fort vitet e fundit me autoritetet shqiptare për të modernizuar administratën publike, ndërsa përfaqësues të BE-së vlerësojnë se tashmë procedurat e rekrutimit të punonjësve janë më shumë transparente dhe aftësitë e tyre në punë janë më të mira.

Por drejtuesi i Delegacionit të BE-së në Shqipëri, ambasadori Silvio Gonzato, pohoi se ende ka sfida përpara, siç është ndershmëria dhe transparenca në procedurat e prokurorimeve, dhe kushtet për të tërhequr njerëzit e talentuar në administratën publike.

Ai i bëri këto komente në një takim të gjerë me një grup punonjës të rinj të administratës trajnuar rishtas dhe me ministren e shtetit për administratën publike dhe antikorrupsionin, ku theksoi se Shqipëria është në një fazë të rëndësishme dhe të përshtatshme sa i takon negociatave të anëtarësimit.

“Për këtë fazë është e madhe rëndësia e një administrate publike, e cila është kompetente, e pavarur, transparente, se ajo është çelësi për suksesin e Shqipërisë në negociatat e anëtarësimit. Reformimi i administratës publike është midis pikave themelore në kapitullin në hapje të negociatave si dhe në mbyllje të tyre. Administrata publike është makineria që zbaton përparësitë politike të vendit. Shërbimi publik është shtylla e një shteti, por ky rol herë pas here nënvlerësohet për rëndësinë e madhe të punës që bën”, theksoi ambasadori Gonzato.

Përfaqësues të qeverisë pohuan se po punohet fort që funksionet publike të kthehen në një alternativë tërheqëse për të gjithë profesionistët e rinj shqiptarë, të cilët deri tani e kanë parë me skepticizëm punën në administratën publike.

Ministrja e shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, tha në tubim se krahas sistemit të pagave dhe projekteve, në të cilat po përgatitet administrata sipas koncepteve dhe parimeve europiane, Shqipëria po shkon përherë e më pranë BE-së dhe BE më pranë Shqipërisë.

“Sot jemi më afër se kurrë ëndrrës europiane, por jemi gjithashtu të vetëdijshëm se rruga që na pret përpara nuk është aspak e lehtë. Shqipëria ka treguar dhe po tregon dita ditës se nuk i mungon guximi për të ndërmarrë të gjitha reformat e domosdoshme si në fushën e shtetit të të drejtës, ashtu edhe në fushën e mirëqeverisjes, si parakushte për avancimin e procesit të negociatave”, tha zonja Pirdeni.

Ajo shtoi se angazhimi i Shqipërisë në procesin screening me BE-në është një dëshmi e guximit dhe besimit të administratës publike shqiptare se perspektivë europiane është tërësisht e mundshme, nëse angazhohet fuqishëm me të gjithë hallkat e saj.

Në kalendarin e reformave për vitin 2024 Shqipëria është angazhuar të plotësojë reformimin e sektorëve të antikorrupsionit, menaxhimit të financave publike, si dhe të administratës publike. Ekspertët europianë besojnë se standarte bazuar në meritokraci Shqipërisë i nevojitet të zbatojë sa u takon rekrutimeve në zyrtarë të nivelit të lartë, si dhe në administratën e pushtetit vendor./VOA

silvio gonzato shqiperi be

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj