LIVE UPDATES
Aktualitet

Analiza e VOA: Rritet numri i të miturve që përfshihen në vepra kriminale, vjedhja, më e përhapura

Në Shqipëri 5% e krimeve në shkallë vendi kryhen nga të miturit. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë vitit të kaluar janë kryer nga të miturit 1470 vepra penale me pjesëmarrjen e rreth 1600 të miturve. Sipas psikologut Nika, me përdorimin masiv të celularëve, internetit dhe rrjeteve sociale nga të miturit, po rritet me shpejtësi edhe numri i rasteve të keqpërdorimit të llogarive të të miturve në rrjetet sociale dhe kërcënimi përmes tyre.

12 Mars 2023, 20:25 Nga k.m.
Analiza e VOA: Rritet numri i të miturve që përfshihen në
Foto ilustruese

Në mjediset e policisë në Shkodër është hapur zyra e intervistimit audio-vidio për të miturit që shkelin ligjin. Psikologu Altin Nika thotë se kjo është një risi që ruan në themel mirëqenien psikologjike të të miturit dhe shmang ripyetjen nga prokuroria apo gjykata, duke përshpejtuar kështu procedurat ligjore ndaj të miturve, krimet e të cilëve po shtohen nga viti në vit.

“Këto janë zyrat e intervistimit, me sistem audio-vidio, të marrjes në pyetje të të miturve. Janë 4 të tilla në rang kombëtar dhe është hera e parë që një zyrë e tillë funksionon, pasi është detyrim ligjor në bazë të ligjit 37 të vitit 2017 të Kodit të drejtësisë penale për të miturit. Këto ambiente janë financuar nga qeveria suedeze dhe, gjithë ekipi i oficerëve të policisë gjyqësore dhe psikologëve që punojnë në këto zyra, janë të trajnuar në sistemin e drejtësisë për të mitur”, thotë ai.

Në Shqipëri 5% e krimeve në shkallë vendi kryhen nga të miturit. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë vitit të kaluar janë kryer nga të miturit 1470 vepra penale me pjesëmarrjen e rreth 1600 të miturve. Sipas psikologut Nika, me përdorimin masiv të celularëve, internetit dhe rrjeteve sociale nga të miturit, po rritet me shpejtësi edhe numri i rasteve të keqpërdorimit të llogarive të të miturve në rrjetet sociale dhe kërcënimi përmes tyre.

“Shqetësues mbeten krimet që lidhen me pronën, kryesisht vjedhjet. Herën e fundit kemi patur një ndërhyrje të prokurorisë, në bashkëpunim me drejtorinë vendore të policisë së Shkodrës, për 4 të mitur që kanë kryer në qytetin e Shkodrës 53 vjedhje të dokumentuara, por, në krahun tjetër, mbetet shqetësuese edhe pjesa e të miturve nëpër shkolla, ku shpesh herë ndodhin edhe konflikte mes të miturve, qoftë fizike, qoftë edhe elementë të tjerë të bullizimit apo keqpërdorimit të rrjeteve sociale”, thotë psikologu Nika.

Krimet e kryera nga të miturit janë një alarm jo vetëm për policinë e shtetit, por edhe familjen, shkollën dhe komunitetin. Drejtuesi i Qendrës rinore “Arka”, Marjan Lukani, thotë se, në më të shumtën e rasteve, të miturit në konflikt me ligjin vijnë nga familje me probleme social-ekonomike.

“E para, është gjendja e arsimimit të prindërve dhe, së dyti, gjendja ekonomike e familjeve shqiptare. Së treti, është koha që prindërit kanë për edukimin e fëmijëve sepse në familjet shqiptare prindërit punojnë gjithë ditën dhe nuk u mbetet kohë për edukimin e fëmijëve. Po ashtu, kemi edhe mentalitetin që baballarët nuk merren me edukimin e fëmijëve dhe se kjo është një çështje që i takon nënës”, thotë ai.

Pjesa më e madhe e të miturve që shkelin ligjin vazhdojnë shkollën, ndaj, sipas zotit Lukani, shkolla duhet të jetë një nga barrierat për të parandaluar përfshirjen e të miturve në krime.

“Mungesa e trajnimit të stafit pedagogjik, si të ballafaqohen me këto raste në mënyrë që të bëhet parandalimi, trajtimi dhe riedukimi i të miturve”, thotë ai.

Për shkak të lehtësirave që ofron kodi i drejtësisë penale për të miturit, nga rreth 1600 të mitur në konflikt me ligjin, vetëm 50 prej tyre janë arrestuar. Qindra të tjerë janë hetuar në gjendje të lirë, duke shtuar rrezikun e rikthimit në përsëritës të veprave penale si dhe objekt shfrytëzimi nga grupet kriminale./VOA

krimet e te miturve

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet