LIVE UPDATES
Aktualitet

Analiza e VOA:Tregu i punës dhe pagat e ulëta në Shqipëri, thuajse çdo vit largohen drejt emigracionit rreth 42 mijë persona

Periudha e gjatë e pandemisë, e shoqëruar me krizën globale të tregjeve, shkaktuar nga agresioni rus në Ukrainë, së bashku me ritmet në rritje të emigrimit, kryesisht të rinjve, kanë shfaqur ndikim të thellë edhe në sektorin e punësimit.

15 Shkurt 2023, 23:42 Nga k.m.
Analiza e VOA:Tregu i punës dhe pagat e ulëta në Shqipëri,
Foto ilustruese

Në qytetet e Shqipërisë tashmë është bërë e zakonshme që në biznese, dyqane apo mediat lokale të shikohen njoftime me kërkesën për punëtorë apo profesionistë të sektorëve të ndryshëm. Periudha e gjatë e pandemisë, e shoqëruar me krizën globale të tregjeve, shkaktuar nga agresioni rus në Ukrainë, së bashku me ritmet në rritje të emigrimit, kryesisht të rinjve, kanë shfaqur ndikim të thellë edhe në sektorin e punësimit.

Sipas drejtoreshës së zyrës rajonale të punës në Shkodër, Rozafa Zmijanit, niveli i ulët e pagave vazhdon të mos nxisë punësimin.

“Kërkesat e vetë qytetarëve, që vijnë në zyrat e punës, kanë ndryshuar këto dy vitet e fundit. Kanë kërkesa për paga më të larta dhe, faktikisht, shumica e pozicioneve të punës, që ofrohen nga zyrat e punës, fatkeqësisht vijojnë të kenë paga minimale. Shumë pak vende kemi atraktive në pjesën e pagave dhe që tejkalojnë shumën prej 500 mijë lekësh të vjetra”, thotë ajo.

Megjithëse Shkodra ka të regjistruar më shumë se 2000 punëkërkues të papunë, niveli i ulët i pagave frenon punësimin e tyre. Në Shqipëri sektori i fasonerisë, me rreth 800 ndërmarrje që punojnë me material porositësi për tregun e huaj, është kontribuesi i tretë në ekonominë e vendit. Por edhe ky sektor po e ndjen mungesën e fuqisë punëtore.

“Pjesa, të cilën ne kemi më problem, është pjesa e mungesës së profesioneve. Por kjo nuk është një mungesë e re. Kështu, fasoneritë kanë mungesë të punëtorëve dhe ky është një trend, pasi vetë qytetarët e papunë nuk duan të punojnë në atë lloj sektori me paga relativisht të ulëta për nivelin e punës së rëndë që kanë. Ose janë punë të tjera të vështira si saldator ose punëtorë për shtrim të rrugëve, etj”, thotë ajo.

Për shkak të pagave të ulëta, thotë drejtoresha Zmijani, një pjesë e profesionistëve dhe punëtorëve po synojnë tregjet e punës në vendet e Bashkimit Europian, pavarësisht problematikave dhe kostove me të cilat ata përballen në emigracion. Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT, thuajse çdo vit nga Shqipëria largohen drejt emigracionit rreth 42 mijë persona, pjesa më e madhe të rinj që përbëjnë edhe forcën më aktive në tregun e punës.

Për sindikalistin Albert Tukaj jetesa po bëhet gjithnjë dhe më e papërballueshme për familjet shqiptare për shkak të rritjes me shpejtësi të çmimeve dhe mungesës së kontrollit nga institucionet shtetërore për zbatimin e pagës minimale.

“Paga minimale me vendim të Këshillit të Ministrave është bërë 34 mijë lekë të reja dhe as kjo pagë nuk zbatohet. Fajin e kanë institucionet e shtetit shqiptar pasi nuk kontrollojnë këto ndërmarrje për t’i detyru ligjërisht që t’u paguajnë punëtorëve këtë pagë. Atëherë punëtorët do të shkojnë. Janë pagat shumë qesharake. Ka shkuar 1 mijë lekë një bukë. Si paguhet punëtori me 5 mijë lekë të vjetra në ditë? Aq më tepër se ka fasoneri që nuk u paguajnë punëtorëve as orët shtesë, as ditët e festave, as të shtunat e të dielat. Se ligji e ka”, thotë ai.

Tukaj thotë se, që nga fillimi i pandemisë, vetëm në Shkodër janë mbyllur rreth 2400 biznese të vogla për shkak të rënies së fuqisë blerëse dhe konkurencës së pandershme në treg.

Në përpjekje për të mbështetur tregun e punës, zyrat e punës po zbatojnë programe për nxitjen e vetëpunësimit, praktikave profesionale si dhe programin më të fundit, atë të kodimit. Por, përfituesit nga këto programe janë ende të pakët krahasuar me kërkesat e tregut dhe pa ndikim në frenimin e largimit jashtë vendit të forcës aktive të punës./VOA

tregu i punes

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj