15 Shkurt 2023, 21:55
Nga k.m.
Andi Maloku
DURRËS- Atentati i dështuar ndaj Arjan Ndojit, i mori jetën vetëm një të pafajshmi, shoferit të tij, Andi Malokut, i cili ndërroi jetë në spital disa ditë pas ngjarjes. Emisioni “Në Shënjestër” ka zbuluar se pas ngjarjes babai i Andi Malokut po kërkonte me çdo kusht të mësonte arsyet e vrasjes së të birit. Siç del edhe nga dosja, babai i Andi Malokut ka shkuar në banesën e Redian Rrajës, i identifikuar me nofkën "Doku", për të mësuar se kush e kishte përfshirë në ngjarje, teksa rezulton se njëkohësisht ai interesohet vazhdimisht për qëndrimin e Rrajës në burg.
Nga zbardhja e përgjimeve rezulton se Dervishaj kapet duket thënë ndër të tjera se është i mërzitur, pasi çdo gjë i ka rënë në kurriz, pa harruar edhe kundërshtarët e tij që i ka në shpinë, që i përmend në këtë bisedë.
“Pas ngjarjes Dervishaj dhe miqtë e tij diskutojnë për informacionet që Arjan Ndoji shpërndan rreth ngjarjes së datës 1 Nëntor 2019 dhe autorëve të saj. Po kështu për dyshimet që kanë në lidhje me përdorimin nga Redian Rraja të telefonit të thjesht dhe jo të aplikacionit ‘Sky’. Nga këto komunikime që datojnë me periudhën e arrestimit të të pandehurit Ariol Halilaj, ata insistojnë që t’i dërgojnë porosi nëpërmjet avokatit të tij që të mos flasë për ngjarjen dhe autorët e përfshirë në ngjarje,”- thuhet në dosjen hetimore.
Ndërkohë Dervishaj po përpiqej të rregullonte atë që kishte shkuar keq në atentatin e Mbikalimit të Shkozetit, një telash më vete për të duket se në këtë moment ishte kthyer babai i shoferit të vrarë, Andi Maloku, i cili kërkonte të dinte se kujt ia kishte borxh gjakun e të birit të vrarë.
“Më datë 1 Mars 2020, Plaurenti komunikon me Julianin duke i thënë se Xhelali, i dyshuar si Xhelal Rraja, më ka shkruar që ato ‘Malokët’ i kanë dërguar pleqt ‘Dokut’ Redian Rrajës, që na thuaj se kush e ka fut. Unë i thashë Xhelalit që të pyesin ‘Çomët’ se me kë e kanë problemin dhe se ‘Doku’ s’ka lidhje…,”- thuhet më tej në dosje.
andi maloku
Aktualitet
15 Shkurt 2023, 21:33
k.m.
Pamje nga Lushnja
LUSHNJE- Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në koshat e mbeturinave në lagjen “18 Tetori” n&eum...
Aktualitet
15 Shkurt 2023, 20:40
A.B
Balena
QIPRO- Vdekja misterioze e disa balenave në brigjet veriore të Qipros javën e kaluar, mund të ketë lidhje me t&eu...
Aktualitet
15 Shkurt 2023, 20:45
k.m.
Ajran Ndoja
DURRËS- Ish-prokurori Arjan Ndoji ra pre e një atentati më 1 nëntor 2019 në mbikalimin e Shkozetit në Durrës...
Aktualitet
15 Shkurt 2023, 20:41
k.m.
Foto ilustruese
Ikja e mjekëve ka dëmtuar sistemin tonë shëndetësor duke krijuar boshllëqe në qendra shëndetës...
Aktualitet
15 Shkurt 2023, 20:31
k.m.
Foto ilustruese
DURRËS- Zbardhen detaje të reja lidhur me përplasjen e grupeve kriminale me bazë në qytetin bregdetare të Dur...
Aktualitet
15 Shkurt 2023, 20:26
A.B
SPAK
TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në dritë pas arrestimit të gjashtë personave për korrupsion. Me urdh&eum...
Aktualitet
15 Shkurt 2023, 19:53
Zbulohen të tjera detaje nga dosja hetimore në lidhje me atentatin e dështuar ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoji, ku mbeti i vrarë shoferi i ...
Aktualitet
15 Shkurt 2023, 19:19
k.m.
Foto ilustruese
DIMAL- Zbulohen detaje të reja nga dosja për arrestimin e zyrtarëve të Bashkisë së Dimalit. Në dosj...
Aktualitet
15 Shkurt 2023, 19:13
k.m.
Arjan Ndoja
TIRANË- Gjykata e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar refuzoi ankimin e 5 të arrestuarve të operacioni...
Aktualitet
15 Shkurt 2023, 19:05
k.m.
Foto ilustruese
FRANCË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Poitiers, Francë pasi një shtetas shqip...