LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Anti tank, snajper e kallashë, gjendet baza e armëve, u zbulua nga përgjimet e vëllezërve Beqiri

• Një arsenal armësh është zbuluar këtë mesditë në zonën e “5 Majit”. 7 thasë, 1 arkë dhe 1 valixhe plot me armë janë gjetur në një vend me shkurre pranë një blloku pallatesh në këtë zonë të Tiranës. • Baza e armëve është zbuluar nga përgjimi i vëllezërve Beqiraj. Mësohet se Policia e Tiranës kishte dy ditë që i kishte zbuluar armët përmes telefonatave të bëra nga vëllezërit Indrit dhe Gentjan Beqiraj që zbërthyen një grup kriminal me vrasës me pagesë e me bazë në Durrës. • Por, vetëm sot është zhvilluar aksioni për sekuestrimin e armëve. Ende nuk ka asnjë të arrestuar në lidhje me operacionin në fjalë. Aksioni është ende në vijim.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Snajper/ Policia bën "inventarin" e armëve tek "5 maji", do analizohen në cilat krime u përdorën

Anti tank, snajper e kallashë, gjendet baza e armëve, u zbulua nga
Pamje nga armët e gjetura

TIRANË- Policia e Shtetit ka bërë "inventarin" për armët e gjetura të groposura mes pallateve tek zona e "5 majit" në Tiranë. Sipas njoftimit të bërë nga Policia, bëhet me dije se të groposura janë gjetur: kallashë, mitraloz të lehtë, mitraloz të rëndë, pushkë, municione luftarake dhe pajisje optike ushtarake. Armët ishin të futur në thasë, por nuk dihet se sa kohë kishin që ishin vendosur nën tokë, ndoshta për të mos u gjendur kurrë. Të gjitha armët e gjetura janë dërguar në Institutin e Policisë Shkencore për ekzaminim në mënyrë që të gjendet se kush dhe ku janë përdorur. Ndoshta për të zbardhur edhe ndonjë ngjarje kriminale në vendin tonë. 

NJOFTIMI I POLICISË SË SHTETIT: 

Tiranë

Sekuestrohen pjesë të armëve të ndryshme, dylbi për snajper, një granatëhedhës, karikatorë dhe municion luftarak. Më datë 05.10.2022, në rrugën "Besim Fagu", Tiranë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas informacioneve të marra në rrugë operative se disa persona, për shkak të presionit të Policisë, kishin transportuar dhe hedhur në një ambient të jashtëm, pjesë armësh e municion luftarak, menjëherë kanë ushtruar kontroll dhe kanë gjetur në rrugën "5 Maji", pjesë armësh të ndryshme (kallashi, mitralozi të lehtë, mitralozi të rëndë, pushke), municione luftarake dhe pajisje optike ushtarake, të futura në thasë. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, vijon punën për identifikimin e poseduesve të armëve dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti. Provat materiale do dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminim.

Baza e armëve që u gjetën në Tiranë, në zonën e '5 Majit' është zbuluar nga përgjimi i vëllezërve Beqiraj. Mësohet se Policia e Tiranës kishte dy ditë që i kishte zbuluar armët përmes telefonatave të bëra nga vëllezërit Indrit dhe Gentjan Beqiraj që zbërthyen një grup kriminal me vrasës me pagesë e me bazë në Durrës. Por, vetëm dje është zhvilluar aksioni për sekuestrimin e armëve. 

3 VITE ME PARE

Arsenali i armëve tek 5 maji u zbulua nga vëllezërit Beqiraj, policia përgatitej prej dy ditësh për aksionin

Anti tank, snajper e kallashë, gjendet baza e armëve, u zbulua nga
Vendi ku u gjetën armët

TIRANË- Baza e armëve që u gjetën në Tiranë, në zonën e '5 Majit' është zbuluar nga përgjimi i vëllezërve Beqiraj. Mësohet se Policia e Tiranës kishte dy ditë që i kishte zbuluar armët përmes telefonatave të bëra nga vëllezërit Indrit dhe Gentjan Beqiraj që zbërthyen një grup kriminal me vrasës me pagesë e me bazë në Durrës. Por, vetëm sot është zhvilluar aksioni për sekuestrimin e armëve. 

Armët ishin futur në thasë e çanta dhe ishin lënë një grumbull shkurresh në një bllok pallatesh në zonën e "5 Majit". Ende nuk ka asnjë të arrestuar në lidhje me operacionin në fjalë. Aksioni është ende në vijim. 

3 VITE ME PARE

FOTOT- Pamje nga depoja me armë zjarri tek "5 maji", ishin të fshehura mes shkurreve

Anti tank, snajper e kallashë, gjendet baza e armëve, u zbulua nga
Pamje nga depoja e armëve

TIRANË- Dalin pamjet e para nga depoja me armë zjarri tek "5 maji". Siç duket edhe nga fotot e mëposhtme, e gjithë zona është e mbushur me efektivë të Policisë së Shtetit. Deri më tani bëhet me dije se u gjetën 7 thasë, 1 arkë dhe 1 valixhe që futen në furgon nga efektivët.

Mësohet se armët ishin të futura nëpër thasë dhe të vendosura pranë një grope të mbuluar me shkurre në afërsi një blloku pallatesh. Po ashtu, raportohet se të gjitha armët ishin të groposura. 

3 VITE ME PARE

Anti tank, snajper dhe kallashnikovë, zbulohet një tjetër bazë armësh në Tiranë

Anti tank, snajper e kallashë, gjendet baza e armëve, u zbulua nga
Vendi ku u gjetën armët

TIRANË- Zbulohet një bazë armësh në Tiranë. Arsenali me anti tank, snajper dhe kallashnikovë është gjetur në zonën e "5 Majit". Armët dyshohet se përdoreshin nga një grup kriminal. Armët e municionet ishin të futura në disa thasë dhe të hedhura në një gropë pranë një pallati te mbuluara nga shkurret.

Ende nuk dihet nëse ka persona të arrestuar në kuadër të operacionit në fjalë. Operacioni ka nisur që prej mëngjesit të sotëm dhe është në vijim.

armet tek 5 maji

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet