6 Janar 2023, 15:38
Nga A.B
Pajisje
Në shërbimin e kardiokirurgjisë janë ndërprerë ndërhyrjet kirurgjikale për shkak se në sallat e operacioneve mungojnë oksigjeneretorët, materiale shumë të domosdoshme në sallë kur kryhen ndërhyrje në zemër.
Në këtë shërbim, kryhet vetëm një ose dy ndërhyrje që janë raste shumë urgjente, të tjerët përcillen për në spitalet private ose ata të cilët kanë ndërhyrje të planifikuara do të duhet të presin deri sa sallat të pajisen me oksigjeneratorë.
Kjo dëshmohet fare qartë edhe në oborrin e shërbimit të kardiokirurgjisë, i cili këto ditë është boshatisur pasi nuk ka as familjarë që presin të afërm të tyre. Mjeket kirurgë në këtë spital janë vënë në vështirësi përpara pacientëve dhe të afërmve të tyre, të cilët duhet t’i orientojnë drejt spitaleve private kur nuk mund të presin.
Kostoja e ndërhyrjeve kardiovaskulare në një spital privat varion nga 6 deri në 12 mijë euro. Burime të Top Channel thonë se kanë pacientë në pritje për ndërhyrje që prej katër muajsh.
Në një situatë të vështirë u gjend edhe ish-deputeti dhe mjeku Tritan Shehu, kur një i afërm kërkonte ndërhyrje kirurgjikale urgjente. Por, kur mësoi për këtë situatë, nuk kurseu komentet në faqen e tij në “Facebook”, të cilat u pasuan me reagime qytetarësh.
Kjo është hera e parë që një shërbim i rëndësishëm sikurse është kardikirugjia, të ndërpresë punën. Për shkak të problemeve të shumta kardiovaskulare, në ditë të zakonshme kryhen mestarisht 4 ndërhyrje kirurgjikale dhe nevojiten rreth 60 oksigjeneratorë në një muaj. Drejtoria e QSUT-së ka mundur të sigurojë disa oksigjeneratorë vetëm për raste urgjente, ndërkohë që tendera për t’i siguruar ato, kryhen nga Ministria e Shëndetësisë e cila ka vonuar procedurat e tenderit.
Marre nga Top Channel
operacione ne qsut
Aktualitet
6 Janar 2023, 15:35
A.B
Spital
TIRANË- Virozat e stinës dhe gripi që është në qarkullim kanë sjellë një fluks të shtuar në u...
Aktualitet
6 Janar 2023, 15:09
F.M
Astrit Hado
TIRANË- Drejtori i Institutit të Sigurimeve, Astrit Hado ka deklaruar se pensionistët nuk kanë pse të krijojnë ra...
Aktualitet
6 Janar 2023, 14:57
A.B
Ambulanca
ITALI- Granit Marku, 28-vjeçari shqiptar i cili pranoi para gjyqtarit krimin e kryer, do të mbetet në burg. Mediat italiane rapo...
Aktualitet
6 Janar 2023, 14:37
A.B
Kodimi
TIRANË- Zbatimi i kurikulës së kodimit në klasa të para është një nga risitë e prezantuara nga kryemini...
Aktualitet
6 Janar 2023, 14:17
I.A
Policia
DURRËS- Tre persona janë arrestuar ditën e sotme në Durrës për vepra të ndryshme penale. Një 46-vje&cc...
Aktualitet
6 Janar 2023, 13:50
a.l
moti
TIRANË- Dy javët që lamë pas janë karakerizuar nga një mot kryesisht i kthjellët dhe pranveror edhe pse jemi në...
Aktualitet
6 Janar 2023, 14:15
Porti i Durrësit
TIRANË- Rreth 60,000 pasagjerë dhe 20,422 automjete kanë udhëtuar nga dhe drejt portit të Durrësit p&eu...
Aktualitet
6 Janar 2023, 14:14
Foto Ilustruese
TIRANË- Hetimi i tre të akuzuarve për spiunazh nuk ka ecur sikurse pritej. Nga tetë pajisje telefonike të sekuestr...
Aktualitet
6 Janar 2023, 13:55
I.A
Policia
TIRANË- Tetë persona janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Mësohet...
Aktualitet
6 Janar 2023, 13:55
A.B
Aksioni
TIRANË- Aksion blic në kryeqytet. Policia dhe forcat speciale RENEA po ushtrojnë kontrolle në disa makina në zonën e ...