LIVE UPDATES
Aktualitet

Apeli i Tiranës refuzon ekstradimin, VOA: Lirohet ish-pjestari i UÇK-së Dritan Goxhaj, rrëzohet vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë

Rasti i zotit Goxhaj, përfaqëson, arrestimin e parë, të një shtetasi shqiptar me urdhër të Dhomave të Specializuara, të cilat veprojnë në Hagë me ligjet e Kosovës por me personel ndërkombëtar.

10 Tetor 2023, 19:32 Nga I.A
Apeli i Tiranës refuzon ekstradimin, VOA: Lirohet ish-pjestari i
Gjykata e Apelit

TIRANË- Në Shqipëri, Gjykata e Apelit rrëzoi sot një vendim të Gjykatës së Shkallës së parë, për ekstradimin në Kosovë, të ish pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dritan Goxhaj, i arrestuar më 31 korrik në Tiranë, mbi bazën e një urdhër arresti të lëshuar nga Dhomat e Specializuara me seli në Hagë, që trajtojnë krimet e pretenduara të luftës së viteve 1998-99 në Kosovë. Gjykata e Apelit në Tiranë, urdhëroi po ashtu lirimin e tij të menjëhershëm.

Rasti i zotit Goxhaj, përfaqëson, arrestimin e parë, të një shtetasi shqiptar me urdhër të Dhomave të Specializuara, të cilat veprojnë në Hagë me ligjet e Kosovës por me personel ndërkombëtar. Prokuroria e Posaçme në Kosovë, kërkoi bashkëpunimin dhe ndihmën e autoriteteve shqiptare për arrestimin e zotit Goxhaj në lidhje me veprat “kundër administrimit të drejtësisë që përfshijnë frikësimin dhe pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare”.

Shkak për lëshimin e urdhër arrestit ndaj zotit Goxhaj, duket të jetë bërë një shkrim i postuar prej tij në Facebook me titull ““Mëmëdheu, UÇK-ja dhe Gjykata Speciale”, ku ndër të tjera, sipas deklarimeve të babait të tij, ai përmend emrat e 5 dëshmitarëve të fshehtë dhe një dëshmitari të mbrojtur nga Shkodra, të cilët kanë qenë pjesë e procesit ndaj ish pjesëtarit të UÇK- së, Sali Mustafa, i cili u dënua dhjetorin e kaluar më 26 vjet burgim, nën akuzat për vrasje dhe torturë në një qendër paraburgimi gjatë luftës në Kosovë.

Avokatët e zotit Goxhaj, folën për motive politike në arrestimin e tij, duke kundërshtuar ekstradimin. Po ashtu, sipas tyre, në fashikull mungonte një shkresë ekstradimi e nënshkruar nga ministri i Drejtësisë së Kosovës. Një tjetër moment i kundërshtuar prej tyre ishte fakti se “kërkohet që ai të ekstradohet drejt Holandës dhe jo drejt Kosovës. Individi që premtohet për t’u dërguar në vendin kërkues do duhet të çohet brenda kufirit gjeografik të atij vendi. Nuk është Holanda territor i Kosovës. Shqipëria nuk ekstradon shtetas të saj në Holandë”, thanë avokatët. Nga ana tjetër sipas tyre “vepra që i adresohet Dritanit është e papërcaktuar pse është penale, pse përbën fakt penal publikimi i tij i bërë në Facebook. Më e rëndësishme është se gjykata që e kërkon nuk ka kompetencë lëndore e as tokësore për këtë vepër”.

Gjykata e Posaçme e cila u themelua nga parlamenti i Kosovës, pasoi pretendimet e ngritura në raportin e vitit 2011 të hartuar nga i dërguari i Këshillit të Evropës, Dick Martty, që përmban akuza ndaj ish pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për rrëmbime, keqtrajtime, vrasje pa gjyq dhe në disa raste marrje me forcë organesh njerëzore dhe trafikim të tyre nga Shqipëria gjatë dhe pas luftës në Kosovë.

Por kjo çështje nuk është përfshirë në asnjë nga akuzat e deritashme ndaj ish pjesëtarëve të UÇK-së, përfshirë ish udhëheqës të lartë të saj, ish presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe tre ish zyrtarë të lartë politik, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi, ndaj të cilëve rëndojnë akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Që të gjithë, i kanë mohuar akuzat, të cilat kanë nxitur reagime në Kosovë, ku pohohet se në këtë mënyrë po bëhet barazimi me mizoritë e kryera nga forcat serbe gjatë luftës së viteve 1998 – 1999. Lufta që mori fund me ndërhyrjen e NATO-s, la pas vetes mbi 10 mijë të vrarë e mijëra të zhdukur, pjesa më e madhe e të cilëve të përkatësisë kombëtare shqiptare.

Marrë nga VOA

dritan goxhaj

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet