LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Kush ishte SHËNJESTRA? Armatosur ‘gjer në dhëmbë’ me blindshpues, arrestohet 'ramboja', djali i oficeres së ushtrisë, dëshmia: Do vrisja politikanët!

• Antonio Leka, një 36-vjeçar, banues në Milot është vënë në pranga këtë pasdite nga Policia e Lezhës. I riu është arrestuar i veshur kamuflazh dhe armatosur me blindshpues, me dyshimet se ishte nisur për të kryer një vrasje. • Denoncimin për kapjen e tij e bëri vetë i vëllai, kur e pa Antonion të dilte nga banesa në i armatosur ‘gjer në dhëmbë’. Me bërjen e denoncimit, efektivët kanë arrestuar Lekën në aksin rrugor Milot-Lezhë, pranë ishull Shëngjinit. • Kur është pyetur se çfarë 'misioni' do të kryente, i veshur në atë mënyrë, Leka është shprehur se qëllimi i tij, ishte të ekzekutonte politikanët. Antonio Leka rezulton i dënuar me parë nga gjykata, për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. Nuk ka ende një reagim nga ana e Policisë së Lezhës për arrestimin e tij. ai rezulton të jetë djali i një oficereje ushtrie.

7 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

‘Do vras politikanët’/ Me plis në kokë, 36-vjeçari ndaloi në servis, shihet me kallashnikov mbi makinë para arrestimit

Kush ishte SHËNJESTRA? Armatosur ‘gjer në
Antonio Leka

LEZHË- Me plis, mjekër dhe me armë kallashnikov mbi një makinë 'Audi'. Kjo është fotoja e Antonio Leka nga Miloti, 36-vjeçari i cili është arrestuar nga policia e Lezhës pasi u kap me një arsenal të tërë armësh me vete.

Fotoja është bërë para arrestimit dhe se  ai ndodhet në një servis, së bashku me vëllain e tij duke e ekspozuar armën e zjarrit. Në këtë makinë janë gjetur snajper, automatikë, plumba blindshpues, pistoleta dhe jelekë antiplumb.

Gjatë momentit të arrestimit Antonio Leka, nuk ka shfaqur rezistencë ndaj punonjësve të policisë, por u ka thënë këtyre të fundit se ishte nisur "në drejtim të Lezhës, për të vrarë politikanët". Ndaj tij është marrë masa e arrestimit ndërsa në ditët në vijim pritet që të dalë para gjykatës së Lezhës, për tu njohur me masën e sigurisë “arrest në burg” që do kërkojë prokuroria.

Ka qenë i vëllai i tij, Nik Leka ai që ka njoftuar policinë e Lezhës, për prezencën e tij të armatosur, i cili kishte parë të vëllain të veshur ushtarak dhe me anti-plumb.

3 VITE ME PARE

"Do vras politikanët"/ Antonio Leka është djali i një oficereje ushtrie, e ëma u fut në makinën e Policisë: Armët janë të miat

Kush ishte SHËNJESTRA? Armatosur ‘gjer në
Antonio Leka

LEZHË- Antonio Leka, 36-vjeçari që është vënë në pranga këtë mbrëmje në Lezhë rezulton të jetë djali i një oficerje ushtrie, Davë Leka. Në momentin që Policia e Shtetit ka shkuar ta arrestojë 36-vjeçarin, në mjetin e uniformave blu, është futur dhe nëna e tij.

Në momentin e ndalimit është munduar të mbrojë të birin duke deklaruar se armët janë të sajat dhe se i dispononin pasi punonin me forcat e ushtrisë. Denoncimin për kapjen e tij e bëri vetë i vëllai, kur e pa Antonion të dilte nga banesa në i armatosur ‘gjer në dhëmbë’.

Kur është pyetur se çfarë 'misioni' do të kryente, i veshur në atë mënyrë, Leka është shprehur se qëllimi i tij, ishte të ekzekutonte politikanët. Antonio Leka rezulton i dënuar me parë nga gjykata, për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. Atij iu gjet një minicion i tërë luftarak dhe blindshpues. Nuk dihet se ksuh ishte vërtetë shënjestra e tij. 

3 VITE ME PARE

Publikohet FOTOJA/ Ky është Antonio Leka që ishte nisur të vriste politikanët

Kush ishte SHËNJESTRA? Armatosur ‘gjer në
Antonio Leka

TIRANË- Personi që po shikoni në foto është Antonio Leka, 36-vjeçari që u vu në pranga n Lezhë, teksa ishte nisur të kryente vrasje. I riu u kap pasi u bë një denoncim nga vëllai i tij, i cili e pa 36-vjeçarin të dilte nga shtëpi, i armatosur ‘gjer në dhëmbë’ dhe veshur kamuflazh.

Vetë i riu nuk bëri rezistencë në momentin që u arrestua, por tregoi dhe synimin e udhëtimit të tij. Ai u shpreh se do të vriste politikanët. Antonio Leka rezulton i dënuar për trafik droge.

3 VITE ME PARE

Me dylbi, antiplumb, helmetë e drogë, si u kap Antonio Leka në Lezhë, policiua nxjerr pamjet, momenti kur 'Shqiponjat' e zbresin nga furgoni

Kush ishte SHËNJESTRA? Armatosur ‘gjer në
Arrestimi i Antonio Lekës

LEZHË- Policia e Lezhës ka publikuar njoftimin zyrtar në lidhje me arrestimin e Antonio Lekës në Lezhë. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se 36-vjeçari akuzohet për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike", "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta" dhe “Përgatitja e kushteve për vrasje”. Në njoftim bëhet me dije se Lekës i janë gjetur: 1 armë zjarri pistoletë me 5 karikatorë, 1 automatik me 5 karikatorë, 550 fishekë luftarakë për pistoletën dhe automatikun, 1 palë dylbi, 1 antiplumb ushtarak, 1 thikë, 1 çantë ushtarake, 75 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe rroba kamuflazhi.

Denoncimin për kapjen e tij e bëri vetë i vëllai, kur e pa Antonion të dilte nga banesa në i armatosur ‘gjer në dhëmbë’. Kur është pyetur se çfarë 'misioni' do të kryente, i veshur në atë mënyrë, Leka është shprehur se qëllimi i tij, ishte të ekzekutonte politikanët. Antonio Leka rezulton i dënuar me parë nga gjykata, për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. Nuk dihet se ksuh ishte vërtetë shënjestra e tij. 

Njoftimi i policisë Lezhë: Finalizohet operacioni policor i koduar “Lavazhi". Parandalohet një ngjarje e rëndë kriminale. Sekuestrohen arsenal armësh, municion luftarak, dylbi, antiplumb, helmetë, thikë, lëndë narkotike, rroba kamuflazhi ushtarake dhe sende të tjera. Arrestohet në flagrancë 36-vjeçari që i mbante në automjet ndërkohë që qarkullonte në qytetin e Lezhës. Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore dhe nga familjarët e një 36-vjeçari që po qarkullonte në qytetin e Lezhës, me një automjet në të cilin mbante armë zjarri të llojeve të ndryshme, me të cilat kishte paralajmëruar se do kryente një krim të rëndë, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Lavazhi" duke angazhuar shërbime të shumta policie. Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: - A. L. 36 vjeç, për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike", "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta" dhe “Përgatitja e kushteve për vrasje”. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri pistoletë me 5 karikatorë, 1 automatik me 5 karikatorë, 550 fishekë luftarakë për pistoletën dhe automatikun, 1 palë dylbi, 1 antiplumb ushtarak, 1 thikë, 1 çantë ushtarake, 75 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe rroba kamuflazhi. Për shkak të sekretit hetimor, duke qenë se ngjarja është në hetim, nuk jepen detaje të tjera në lidhje me motivet dhe objektivin e synuar nga i arrestuari. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme procedurale.

3 VITE ME PARE

Veshur me kamuflazh dhe armatosur me blindshpues, Lekën nga Miloti e denoncoi vëllai, rezulton i dënuar për trafik droge

Kush ishte SHËNJESTRA? Armatosur ‘gjer në
Policia e Lezhës

LEZHË- Antonio Leka, 36-vjeçari nga Miloti është vënë në pranga këtë pasdite pasi është denoncuar nga vëllai i tij. Mësohet se i riu është veshur me kamuflazh dhe ka dalë nga banesa i armatosur me blindshpues, por nuk u ka shpëtuar syve të të vëllait, i cili ka sinjalizuar Policinë e Shtetit. Me bërjen e denoncimit, efektivët kanë arrestuar Lekën në aksin rrugor Milot-Lezhë, pranë ishull Shëngjinit.

Kur është pyetur se çfarë 'misioni' do të kryente, i veshur në atë mënyrë, Leka është shprehur se qëllimi i tij, ishte të ekzekutonte politikanët.

“…do vras politikanët e Lezhës, dhe të zhduk farën e keqe të tyre…” - ka pohuar Leka. 

Antonio Leka rezulton i dënuar me parë nga gjykata, për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

3 VITE ME PARE

Identifikohet i armatosuri me blindshpues në Lezhë, 36-vjeçari: Isha nisur për të vrarë politikanët e Lezhës dhe të zhduk farën e keqe

Kush ishte SHËNJESTRA? Armatosur ‘gjer në
Policia e Lezhës

LEZHË- Antonio Leka është 36-vjeçari që u arrestua këtë mbrëmje, i veshur me kamuflazh dhe armatosur me blindshpues. Mësohet se Leka, nuk ka shfaqur rezistencë ndaj punonjësve të policisë në momentin që është arrestuar.

Kur është pyetur se çfarë 'misioni' do të kryente, i veshur në atë mënyrë, Leka është shprehur se qëllimi i tij, ishte të ekzekutonte politikanët.

“…do vras politikanët e Lezhës, dhe të zhduk farën e keqe të tyre…” - ka pohuar Leka. 

3 VITE ME PARE

Arrestohet i armatosuri me veshje kamuflazhi në Lezhë, ishte nisur të kryente vrasje, i gjenden blindshpues

Kush ishte SHËNJESTRA? Armatosur ‘gjer në
Foto Ilustruese

LEZHË- Një 36-vjeçar i armatosur, me veshje kamuflazhi, është vënë në pranga këtë pasdite në Lezhë. Mësohet se i riu ishte nisur të kryente një vrasje, por ndërhyrja e policisë ka bërë që ngjarja kriminale të parandalohej. Ende nuk dihet se kush ishte shënjestra e 36-vjeçarit.

Pritet që të zbardhet identiteti i të arrestuarit dhe të tjera detaje nga ngjarja. Deri më tani raportohet se 36-vjeçarit me inicialet A.L., i janë gjetur municione dhe armë blindshpuese. 

antonio leka arrestohet antonio leka policia e lezhes

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet