5 Tetor 2023, 13:02
Nga A.B
Policia
DURRËS- Një 54-vjeçar është arrestuar në Manëz të Durrësit. Policia thotë se i arrestuari mbante armë zjarri në banesën e tij. Gjatë kontrollit të arrestuarit iu gjet një kallashnikovë, dy krehra dhe 182 fishkë. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të veprimtarisë së të arrestuarit.
NJOFTIMI I POLICISË:
Operacione të njëpasnjëshme kundër veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje. Finalizohet operacioni policor i koduar “Types 2”. Sekuestrohen një kallashnikov, 2 krehra dhe 182 fishekë. Arrestohet 54-vjeçari që i kishte fshehur armën e zjarrit dhe municionin, në banesën e tij.
Rreth 2 javë më parë, në Manzë, Policia sekuestroi një arsenal armësh dhe municioni, si dhe arrestoi poseduesin e tij. Si rezultat i kontrolleve dhe i patrullimeve në terren, të kryera me qëllim konstatimin dhe goditjen e mbajtjes pa leje të armëve, shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Types 2", kanë siguruar informacion se një shtetas posedonte pa leje, në banesën e tij, në fshatin Shkafane, armë zjarri dhe sasi të konsiderueshme municioni.
Në bazë të këtyre informacioneve, këto shërbime, në bashkëpunim me shërbimet operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, kanë ndërhyrë menjëherë në këtë banesë dhe si rezultat i kontrolleve në ambientet e saj, kanë gjetur të fshehura 1 armë zjarri kallashnikov, 2 krehra dhe 182 fishekë, sende të cilat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga pronari i banesës, shtetasi S. M., 54 vjeç, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
arrestim ne durres
Aktualitet
5 Tetor 2023, 12:00
a.l
Foto ilustruese
TIRANË- Daja i të miturit në Tiranë, që ndërroi jetë tragjikisht pas një vizite tekdentis...
Aktualitet
5 Tetor 2023, 11:46
a.l
Gjyshi
TIRANË- Gjyshi i 3-vjeçarit që ndërroi jetë tragjikisht pas një vizite tek dentisti ka bërë pretendi...
Aktualitet
5 Tetor 2023, 11:30
r.ll
pamje nga vendngjarja
TIRANË-Mëngjesin e ditës së sotme një sasi lënde plasëse i është vendosur një lokal...
Aktualitet
5 Tetor 2023, 11:28
a.l
Foto ilustruese
TIRANË- Policia ka zbardhur detaje lidhur me vdekjen e një të mituri në Tiranë, pasi iu nënshtrua një op...
Aktualitet
5 Tetor 2023, 11:05
a.l
Foto ilustruese
ITALI- Një aksident tragjik ka ndodhur në Itali, me pasojë vdekjen e një 66-vjeçari shqiptar. Rrok Gjoni&n...
Aktualitet
5 Tetor 2023, 11:15
A.B
Ambulance
TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytet pak ditë më parë. Një 3-vjeçar ka ndë...
Aktualitet
5 Tetor 2023, 10:10
r.ll
foto nga protesta
TEPELENË- Banorët e fshatit Mezhgoranit në Tepelenë po protestojnë ditën e sotme ku denoncojnë se po j...
Aktualitet
5 Tetor 2023, 09:52
A.B
Jorgo Goro
TIRANË-Kryetari në detyrë i bashkisë së Himarës, Jorgo Goro është paraqitur ditën e sotme në S...
Aktualitet
5 Tetor 2023, 09:17
A.B
Momenti i arrestimit
VLORË- Arrestohet Erion Sejdini në Vlorë. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj 38-vjeçarit, shë...
Aktualitet
5 Tetor 2023, 08:47
A.B
Shtepi bari
TIRANË- Një rast i kultivimit të kanabisit është goditur në Vorë. Në kërkim është s...