LIVE UPDATES
Aktualitet

Arrestimi i ish-zyrtares Alda Klosi, VOA: Shkak u bënë deklaratat kontraditore, e tradhëtoi dhe pastruesja

Ajo ka mbajtur funksione të larta në administratë, si ish drejtoreshë e koncensioneve në ministrinë e Financave deri në korrik të 2022, shefe e kabinetit të ish zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj, për të kaluar më pas në Autoritetin e Mbikqyrjes Financiare.

6 Shkurt 2023, 20:42 Nga DOSJA
Arrestimi i ish-zyrtares Alda Klosi, VOA: Shkak u bënë deklaratat
Alda Klosi dhe Rozeta Dobi

TIRANË- Në Shqipëri, pohimet përpara autoriteteve të Drejtësisë, të Rozeta Dobit, pastrueses që punonte në banesën e ish zyrtares Alda Klosi, por dhe deklaratat kontradiktore të kësaj të fundit e të vëllait të saj, ishin ato që çuan prokurorinë në vendimin e arrestimit të premten në mbrëmje. Zonja Klosi dyshohet për të paktën tre vepra penale “Pastrim parash”, “Deklarata të rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore” si dhe “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimin fshehjen ose deklarimi i rremë, i pasurive, interesave private...” duke qenë se për shkak të posteve që ka mbajtur ka detyrim deklarimin e të ardhurave dhe pasurisë. Ajo ka mbajtur funksione të larta në administratë, si ish drejtoreshë e koncensioneve në ministrinë e Financave deri në korrik të 2022, shefe e kabinetit të ish zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj, për të kaluar më pas në Autoritetin e Mbikqyrjes Financiare.

Rozeta Dobi, e arrestuar në fillim të janarit për vjedhjen e banesës së ish zyrtares, bëri një kthesë të fortë të qëndrimeve të mbajtura fillimisht, kur pranoi vjedhjen të vetëm 120 mijë eurove dhe 30 mijë dollarëve apo dhe të bizhuterive në shtëpinë e zonjës Klosi, dhe refuzoi të jepte shpjegime për origjinën e 404 mijë eurove të tjera të gjetura të fshehura në shtëpinë e saj, në tubin e aspiratorit. Gjatë marrjes në pyetje të premten, ajo ka pohuar se të gjitha paratë i përkasin ish zyrtares, dhe se vjedhja e banesës ishte inskenuar në bashkëpunimin me Klosin, e cila sipas saj i kishte kërkuar që t’ia ruante ajo “të gjitha paratë, pasi kishte frikë nga ish-bashkëshorti i cili e kërcënonte”. Sipas dokumentave të Prokurorisë, të cilat Zëri i Amerikës ka mundur të shohë, Dobi ka treguar se ajo kishte vënë re shpesh prani të sasive të mëdha të parave në shtëpinë e Klosit. Sipas saj disa vite më parë ajo kishte gjetur shuma të mëdha të mbuluara me batanije në në krevatin e ish zyrtares, ndërsa gjatë vitit 2021 deri në fund të viti të shkuar, ajo ka rrëfyer se në shtëpi ka patur “kuti me para, me vlera të mëdha monetare në euro”, por duke saktësuar se “për mënyrën e lëvizjes së tyre, nuk e di se ku i merrte dhe ku i dërgonte Alda”.

Kjo dëshmi duket të jetë konsideruar thelbësore për prokurorinë e cila ndërkohë kishte ngritur dyshimet e saj serioze ndaj vetë ish zyrtares. Së pari, pasi ajo kishte dhënë deklarime tërësisht të ndryshme mbi paratë në shtëpinë e saj. Ditën e vjedhjes, ajo ishte shprehur se në banesë, përveç bizhuterive, nga kontrolli paraprak ka konstatuar se i mungonte edhe një sasi parash për shpenzime dhe mbarëvajtjen jetike të përditshme. Ndërsa kur u thirr në polici, ditën e arrestimit të Dobit dhe djalit të saj, ajo kishte deklaruar se "pasi kishte menduar me qetësi për sendet që ka patur, kishte konstatuar se i janë vjedhur një shumë në valutë të huaj më shumë se 120 mijë euro, si dhe një shumë prej 30 mijë dollarësh”, të cilat ajo ka shpjeguar se ia kishte lënë xhaxhai, që ajo të kujdesej për shtëpinë e tij, ndërkohë që ai ishte jashtë vendit për t’u kuruar për shkak të një sëmundjeje të rëndë e cila i mori jetën pak ditë më pas.

Përveç kësaj, ish zyrtarja është “tradhëtuar” dhe nga i vëllai, i cili dy ditë më pas, ka dhënë një tjetër version mbi origjinën e parave. Ai ka deklaruar se paratë janë marrë hua nga një mik i familjes për të ndihmuar xhaxhain që ishte i sëmurë. Madje ai ka paraqitur dhe një deklaratë huaje me shkrim dore, që datonte 3 nëntor 2022. Deklaratë të cilën prokuroria dyshon se është fiktive. Zonja Klosi, e cila të nesërmen e arrestimit u shtrua në spital, për shkak të problemeve me tensionin, pritet të mësojë nesër vendimin e gjykatës për masën e sigurisë. Veprat penale për të cilat ajo dyshohet, parashikojnë një dënim nga 5 deri në 10 vite burgim, e për këtë arsye, prokuroria kërkon që ndaj saj të mbetet ne fuqi 'arresti me burg".

Marrë nga VOA

rozeta dobi alda klosi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet