3 Qershor 2023, 11:47
Nga A.B
SPAK
Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro u arrestua në flagrancë për korrupsion lidhur me një procedurë tenderimi, ndërkohë që vijon operacioni për kapjen e personave të tjerë dyshuar të përfshirë në aferë.
Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së shëndetësisë, Joana Duro u ndalua në flagrancë të premten për veprën penale të “korrupsionit…”. Ndalimi i zyrtares së lartë të Ministrisë së Shëndetësisë është bërë me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar SPAK, pas një hetimi të kryer lidhur me një procedurë prokurimi.
Sipas SPAK, operacioni për këtë aferë korruptive vijon për mundësimin e ndalimit dhe identifikimit të personave të tjerë të përfshirë. Ndërkohë nuk u bënë me dije të dhëna të tjera lduke argumentuar se çështja është në hetim.
Kryeministri Edi Rama pretendoi gjatë fjalës së tij në një takim post elektoral se qeveria e kishta hapur këtë “kuti të pandorës”, duke aluduar se zyrtarët e lartë nuk kishin mbrojtje prej hetimeve.
“Natyrisht që ana e, si të thuash, ana e pëlqyeshme e kësaj medalje është që kapet një person i cili është i padenjë për të qëndruar në një zyrë shteti”, the kryeministri.
Duro nuk është e para zyrtare e lartë e qeverisë që arrestohet pas akuzave të ngjashme. Më herët këtë vit u arrestua Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, Arlind Gjokuta, me akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Gjokuta i ka mohuar akuzat dhe po hetohet me masën “detyrim paraqitjeje”. Po ashtu në hetim dhe e arrestuar është ish-zyrtarja e lartë e qeverisë Alda Klosi./BIRN
joana duro
Aktualitet
3 Qershor 2023, 11:44
a,b
Kanabis
MAT-Finalizohet faza e parë e operacionit policor antikanabis të koduar “Kreshta të pastra”. Asgjësohen 164 bim&eum...
Aktualitet
3 Qershor 2023, 11:40
A.B
Kanabis
LEZHË- Gjenden të kultivuara në parcela në tokë pyjore në fshatin Kaluer, Lezhë dhe fshatin Gërnac, Kurbin,...
Aktualitet
3 Qershor 2023, 11:29
A.B
Alma Beqiri
TIRANË- Kompania e njohur postare, 'Albanian Delivery Express' ka reaguar pas arrestimit të Alma Beqirit, agjentes së shërb...
Aktualitet
3 Qershor 2023, 11:16
A.B
Kanabis
KRUJË- Në kuadër të operacionit 'Territore të pastra' janë asgjesuar 494 fidanë me kanabis sativa në fshatr...
Aktualitet
3 Qershor 2023, 11:02
A.B
Alma Beqiri
KORÇË- Denoncimet dhe ankesat e klientwve ndaj kompanisë postare zbuluan mashtrimin qw po po bwnte agjentja e shërbi...
Aktualitet
3 Qershor 2023, 10:58
A.B
Kamioni
LUSHNJE- Një kamion është djegur në autostradën Lushnje-Fier, në afërsi të pushimit të shoferit. Mjeti...
Aktualitet
3 Qershor 2023, 10:49
A.B
Rruga
KORÇË- Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor 'Korçë-Bilisht'. Policia ka arrestuar në flagrancë sh...
Aktualitet
3 Qershor 2023, 10:23
A.B
Sera
VELIOPOJË- Dy persona kanë rënë në prangat e policisë të dyshuar për kultivim kanabisi. Këta dy pers...
Aktualitet
3 Qershor 2023, 10:11
A.B
Alma Beqiri
KORÇË- Kjo është Alma Beqiri, agjente e shërbimeve postare private, e arrestuar nga Policia e Korçë...
Aktualitet
3 Qershor 2023, 10:00
A.B
Ministria e Shendetesise
TIRANË- Joana Duro, sekretarja e Ministrisë së Shëndetësisë e arrestuar një ditë më p...