LIVE UPDATES
Aktualitet

Arrestimi i shefit të Rrugores së Tiranës dhe 2 zyrtarëve të tjerë, detaje nga hetimi i SPAK: Morën 2 mijë euro që të mos prangosnin gruan e biznesmenit

Në dosje thuhet se ka qenë Oficeri i Policisë, Edison Tabaku i cili ka kryer veprimet hetimore. Duke qenë se ai e njihte Erges Vrionin, bashkëshortin e gruas që bëri aksidentin, i ka kërkuar shuma monetare për të mos e arrestuar Anisa Vrionin.

21 Prill 2025, 17:12 Nga M.B
Arrestimi i shefit të Rrugores së Tiranës dhe 2 zyrtarëve
Sokol Navaku dhe Roven Zeka

TIRANA- Pjesë nga dosja e SPAK për arrestimin e 3 oficerëve dhe shefave të Policisë Rrugore Tiranë janë publikuar në media. Sipas informacioneve ata janë vënë në pranga për korrupsion pas përgjimeve që janë kryer dhe provave të siguruara. Report Tv shkruan se në dosje thuhet se ka qenë Oficeri i Policisë, Edison Tabaku i cili ka kryer veprimet hetimore. Duke qenë se ai e njihte Erges Vrionin, bashkëshortin e gruas që bëri aksidentin, i ka kërkuar shuma monetare për të mos e arrestuar Anisa Vrionin.

Një mijë euro i janë dhënë punonjësit të Policise Edison Tabaku, pranë banesës së tij. Vetë Tabaku e ka takuar sërish Erges Vrionin në një lokal pranë komisariatit të policisë rrugore dhe i ka kërkuar edhe një mijë euro të tjera, pasi i thotë “kam persona të tjerë mbi kokë”. Nga verifikimi që i është bërë telefonit të Tabakut rezulton se ai ka komunikime me shefat e tij, Roven Zeka dhe Sokol Novaku, ku i thotë se 1000 eurot e tjera do t’i siguronte më vonë nga Vrioni, të cilin e kishte shok, duke i lënë afat deri të nesërmen.

Aksidenti ka ndodhur më 16 prill të këtij viti në Tiranë, ku është përfshirë Anisa Vrioni, bashkëshortja e biznesmenit Ergest Vrioni. Hetimet e para për rastin i ka kryer polici rrugor nën hetim Edison Tabaku, me të cilin Vrioni kishte edhe njohje. Në këtë rast, SPAK thotë se janë implikuar edhe eprorët e efektivit, Sokol Novaku, shef i seksionit të hetimit të aksidenteve rrugore dhe Roven Zeka, shef i Komisariatit të Policisë Rrugore. Të tre këta punonjës janë transferuar nga strukturat e policisë Elbasan.

Pjesë nga dosja:

“Personi nën hetim ka paguar shumën e parave prej dy mijë eurosh, me qëllim që të mos arrestojnë bashkëshorten e tij. Nga të dhënat e përftuara gjatë hetimeve, nga komunikimet telefonike rezulton se Ergesti ka kërkuar para tek persona të ndryshëm, per t'ia dhënë oficerit të policisë giyqësore dhe se i ka paguar paratë, nga të dhënat e rezultuara nga sistemi ‘Adams’ për veprimet që kanë kryer punonjësit e policisë rrugore, nga këqyrja e telefonit të personit tashmë nën hetim Ergest Vrioni, nga të dhënat e rezultuara nga pamjet filmike, nga deklarimet e dhëna nga personi nën hetim Ergest Vrioni, nga kontrolli personal dhe i banesës së personit nën hetim Edison Tabaku, rezultojnë dyshime të arsyeshme të mbështetura në prova, se personi nën hetim Edison Tabaku i ka kërkuar Ergestit shuma monetare për lehtësimin e pozitës së bashkëshortes së tij, e cila nuk është arrestuar në lidhje me ngjarjen”.

Kjo shumë parash i është dhënë atij nga biznesmeni Vrioni, pranë banesës së punonjësit të Policise Rrugore Edison Tabaku. Hetimet e thelluara zbuluan gjithashtu se Vrioni dhe Tabaku janë takuar së bashku në një lokal pranë Komisariatit të Policisë Rrugore. Efektivi i ka thënë se duhet edhe një njëshe tjetër (1 mijë euro), pasi ‘ai ka persona të tjerë mbi kokë’. Në këtë kohë, nga komunikimet rezulton se është vënë në lëvizje për të gjetur paratë, të cilat ia ka dhënë Tabakut në orët e vona të darkës së asaj dite takimi dhe që SPAK thotë se i ka provuar.

“Nga këyrja e aparatit të telefonit të personit nën hetim Edison Tabaku, rezulton se ai ka komunikime me shefat e tij eprorë, konkretisht personat nën hetim Sokol Novaku, shefi i Seksionin për hetimin e aksidenteve në Komisariatin e Policisë Rrugore dhe Roven Zeka, shef i Komisariatit të Policisë Rrugore. Nga komunikimet me personin nën hetim Sokol Novaku, rezulton se i ka bërë me dije atij se personi ka vetëm një njëshe dhe nëse pret puna deri të nesërmen, se sa ka ardhur nga Ksamili dhe se e ka shok. Ai i thotë ok dhe se mos del keq me shefin. Të nesërmen ai komunikon me gruan dhe i thotë se kishte takuar Rovenin dhe kishte tjetër sjellje. Ai i thotë se normal dhe ajo do ndryshonte sjellje po të ishte në këtë rast”.

sokol navaku dhe roven zeka

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet