4 Nëntor 2022, 16:45
Nga k.m.
Ilir Paja
TIRANË- 3 muaj e kanë mbajtur në vëzhgim dhe më pas Ilir Pajës i janë vendosur prangat.Pas 5 vitesh arrati, Ilir Paja është arrestuar mbrëmjen e të premtes në zonën e Laprakës nga Njësia Speciale “Fast Albania”, në bashkëpunim me Interpol Tirana. I njohur ndryshe edhe me nofkën “Ufo”, 49-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar si person shumë i kërkuar nga autoritetet italiane, por edhe kthimi në Shqipëri, nuk i ka dalë sipas llogarive.
Burime për Dosja.al bëjnë me dije se agjentët e Policisë Kriminale që e ndiqnin hap pas hapi, e kishin siguruar informacione se në këtë zonë, Paja fshihej tek të afërmit e tij. Gjatë kohës që e vëzhgonin, kishin nisur dhe ta mbanin nën përgjim tek njëri prej numrave telefonik që Paja përdorte, çoi edhe në zbulimin e vendeve ku ai qëndronte.
Ndërkohë që në momentin e arrestimit përdorte dokumente të rregullta, ndërsa gjatë arrestimit i është sekuestruar dhe një shumë prej 5 mijë eurosh.
Paja, njihet me nofkën Ufo nga drejtësia italiane pasi është arratisur dy herë nga burgu ne mënyrë spektakolare, por në Shqipëri u la i lirë nga gjyqtarja Enkelejda Hoxha. Historia e tij kriminale nisi në mars të vitit 2008 pasi mori përpara me makinë një efektiv të policisë kriminale në Tiranë, por u lirua pasi pretendte se vuante nga një sërë sëmundjesh. Më pas, shkoi në Itali dhe Gjykata e Apelit në Milano e dnëoi me 25 vjet e 4 muaj burgim për vrasje, por u arratis nga burgu.
ilir paja arrestohet ilir paja
Aktualitet
4 Nëntor 2022, 16:52
e.k
Pamje nga vatra e zjarrit
KORÇË- Një zjarr ka përfshirë bimësinë në malin e Moravës në Korçë...
Aktualitet
4 Nëntor 2022, 16:47
a.l
Aksident ne Gjirokaster-Kakavije
GJIROKASTËR- Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin kombëtar Gjirokastër-K...
Aktualitet
4 Nëntor 2022, 16:12
e.k
Emigrantë ilegalë të kapur nga Policia britanike
TIRANË- Emigrantët shqiptarë në Britani janë kthyer në tem&eu...
Aktualitet
4 Nëntor 2022, 16:24
F.M
Florenc Kovaçi dhe Ardit Hida
ELBASAN- Prokuroria e Elbasanit ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen për 24-vjeça...
Aktualitet
4 Nëntor 2022, 16:07
k.m.
Pamje nga Miloti
Top Channel ka udhëtuar ditën e sotme në fshatin Mal Bardhë të Milotit, ku siç duket ende rindërtimi ...
Aktualitet
4 Nëntor 2022, 15:52
k.m.
Ymer Çira
Ymer Çira, gjyshi i Alvin Berishës në një lidhje me skype në emisionin Shqipëria Live në Top Channel ...
Aktualitet
4 Nëntor 2022, 15:41
a.l
Foto ilustruese
DEVOLL- Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në Devoll. Policia njofton se një makin...
Aktualitet
4 Nëntor 2022, 15:30
k.m e.k
Nxënësi i dhunuar
KORÇË- Mësuesi Alban Fetolli, i cili dyshohet se ka dhunuar disa nxënës të shkollës 9...
Aktualitet
4 Nëntor 2022, 15:15
I.A
Policia
VLORË- Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Vlorë, për transport emigrantësh të paligjshëm. Arre...
Aktualitet
4 Nëntor 2022, 15:02
e.k
Pamje nga Porti i Durrësit
DURRËS- Anijet e peshkimit që operojnë në Durrës janë detyruar që të kthehen së...