23 Tetor 2022, 10:52
Nga A.B
Sendet e sekuestruara
FIER - Policia e Fierit ka vënë në pranga 31-vjeçarin Renato Vrenozin, gjatë operacionit të koduar “Radostina”. Policia, mori informacion se Vrenozi, shiste lëndë narkotike, në qytetin e Fierit. Pas lokalizimit të tij, u bë e mundur dhe arrestimi. Policia ushtroi kontroll në banesën e tij, aty ku zbuloi 33 doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis dhe një sasi prej 630 gramë cannabis që do të ndahej në doza, për t’u shitur. Po ashtu, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe 2 armë të ftohta, 1 thikë edhe 1 përfocues grushti, të cilat iu gjetën 31-vjeçarit, gjatë kontrollit fizik.
NJOFTIMI I POLICISË:
Finalizohet një tjetër operacion policor për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Operacioni policor i koduar “Radostina”, u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Fier. Vihet në pranga një shtetas që ushtronte aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza. Sekuestrohen doza kanabisi dhe 2 armë të ftohta. Shërbimet e Policisë Fier, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për një shtetas që shiste lëndë narkotike, në qytetin e Fierit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Radostina”.
Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi R. V., 31 vjeç, banues në Radostinë, Fier. Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit R. V. dhe kontrollit në banesën e tij, gjetën dhe sekuestruan 33 doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis dhe një sasi prej 630 gramë cannabis që do të ndahej në doza, për t’u shitur. U sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe 2 armë të ftohta, 1 thikë edhe 1 përfocues grushti, të cilat iu gjetën 31-vjeçarit, gjatë kontrollit fizik. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.
arrestim ne fier fier renato vrenozi
Aktualitet
23 Tetor 2022, 10:44
A.B
Llotaria amerikane
TIRANË-Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë kanë ndarë këshilla për ...
Aktualitet
23 Tetor 2022, 10:25
A.B
Gara
TIRANË- Ditën e sotme zhvillohet Maratona e Tiranës. Gara është e ndarë në katër kategori: “Maratho...
Aktualitet
23 Tetor 2022, 10:19
A.B
Momenti i ndalimit
GJIROKASTËR- Arrestohet Floranda Obzova. 54-vjeçarja tentoi t'i shpëtonte policisë por u ndalua ku gjatë kont...
Aktualitet
23 Tetor 2022, 10:12
A.B
Posteri i protestes
TIRANË- Sot protestohet për vdekjen e Leart Kurtit. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ndarë posterin ...
Aktualitet
23 Tetor 2022, 09:47
A.B
Arrestimet
TIRANË- Policia e shtetit ka bërë bilancin për operacionet e kryera përgjatë një jave. Sipas policisë, k...
Aktualitet
23 Tetor 2022, 09:03
A.B
Foto e dy personave te Liqeni
TIRANË- Ben Blushi ka ndarë me ndjekësit një fotografi të bërë nga liqeni, ndërs...
Aktualitet
23 Tetor 2022, 08:36
A.B
Dosja.al
TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore në portalet për ditën e sotme. Dosja.al ka në faqe të parë fo...
Aktualitet
23 Tetor 2022, 08:04
A.B
Foto ilustruese
GREQI- Historitë e tyre të kujtojnë filmat amerikanë të gangsterëve, por skenari i tyre ndodh në Athin&e...
Aktualitet
23 Tetor 2022, 07:41
A.B
Maratona
TIRANË- Ditën e sotme zhvillohet Maratona e Tiranës! Ky është eventi më i madh sportiv në kryeqytet me vrapues ...
Aktualitet
23 Tetor 2022, 07:21
A.B
Lear Kurti
TIRANË- Momenti i fundit nga spitali i Lear Kurtit. Kjo pamje rrënqethëse, është bërë publike nga kryetari i ...