LIVE UPDATES
Aktualitet

Artan Hoxha "zbardh" megaoperacionin në Shqipëri: 2.5 ton kokainë, ndërhyri DEA, Frontex, Guardia di Finanza

Hoxha shpjegoi se operacioni ka nisur që në gusht, por bosët e dyshuar të grupeve kriminale, nuk janë kapur dhe nuk ndodhen në Shqipëri.

9 Tetor 2023, 21:22 Nga I.A
Artan Hoxha "zbardh" megaoperacionin në Shqipëri: 2.5 ton
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje nga megaoperacioni i policisë me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, për kapjen e personave të nivelit të lartë, të implikuar në trafikun e narkotikëve. I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Hoxha shpjegoi se operacioni ka nisur që në gusht, por bosët e dyshuar të grupeve kriminale, nuk janë kapur dhe nuk ndodhen në Shqipëri. Sipas gazetarit investigativ, operaconi ka nisur nga DEA dhe më pas janë përfshirë edhe Frontex dhe Guardia di Finanza. Kjo ka ndodhur për shkak se ka dyshime që bëhej fjalë për trafik të 2.5 tonëve kokainë. 

"Në 15 gusht të këtij viti, është kryer operacion në det të hapur, operacion ndërkombëtar. Ajo që është bërë sot, është vijim i operacionit të 15 gushtit. Ky operacion e ka patur zanafillën nga DEA amerikane. Në operacion janë përfshirë nga ajri helikopterët e Frontex dhe Guardia di Finanza.  Kanë ndjekur deri tani tre mjete lundruese. Bëhet fjalë për një velierë në të cilën udhëtonin dy ukrainas. Këta kishin ardhur nga Turqia në drejtim të Malit të Zi dhe po kalonin në brigjet shqiptare. Nga bregdeti i Shqipërisë drejt tyre, janë nisur një gomone e madhe dhe pas saj një gomone më e vogël. Operacioni ka qenë në gjurmim. RENEA ka shkuar në një lokal në lagunën e Patok, pronë e të afërmeve të Gëzim Çelës. Ideja ishte të goditej baza në tokë dhe lënda narkotike në det.

Shtetasit ukrainas kanë parë ndjekjen që u bëhej nga ajri dhe deti, kanë vendosur ta djegin mjetin dhe e kanë djegur. Bashkë me velierën u dogj edhe lënda narkotike. Është thënë që po bëhej shkëmbim kokaine me kanabis. Ka patur edhe sasi të mëdha parash. Ukrainasit e dogjën velierën. Gjatë operacionit të kërkimit janë gjetur vetëm 23kg në det, pjesa tjetër nuk u gjet. Gomonia tjetër u kap, një nga skafistët më të vjetër, Besnik Brokeri, por emrin e vërtetë e ka Besnik Brokaj. Edhe në atë kohë u kap një shef policie, Arlind Ismailukaj. Dy personat kryesorë të operacionit, ishin Gëzim Çela, që nuk arrihej të kapej dot. I dyti është Arben Dalipi, ekziston si fantazëm, nuk kapet asnjëherë. Habilajt përshembull kanë qenë korrierë para Dalipit.

Të futet DEA, Frontex dhe Guardia di Finanza, nuk hyjnë për kanabis. Nga informacionet, rezulton se bëhej fjalë për sasi heroine 2.5 ton, që po vinte nga Turqia. Nuk është gjetur lënda narkotike. Dyshimet janë që ose ka humbur me mjetin e tretë lundrues, që dyshihet se ka qenë Arben Dalipi, ose është djegur bashkë me velierën. Nuk është një grup, janë të paktën tre grupe. Grupi i Vlorës, grupi i Gëzim Çelës apo i Fushë Kuqes dhe grupi i tretë është grupi i Durrësit. Kemi minimalisht tre grupe që kanë operuar në një kombinim të tillë.

U gjet veliera e djegur, një gomone, 23kg kanabis dhe 45 mijë euro. Ky operacion, pati një vijim. Në gusht u zbulua vetëm ish oficeri Arlind Ismailukaj. Në urdhër arrestet e sotëm, për Gëzim Çelën, Arben Dalipin dhe Roland Guza. Për të tre këta janë shpallur urdhër arrestet por nuk është bërë e mundur kapja. Është kapur shefi i komisariatit të Kurbinit, Dritan Metaj, që akuzohet se ka garantuar paprekshëmërinë e tyre dhe ka dhënë informacion. Pra, operacioni i sotëm është tentuar në Vlorë, në Durrës, Kurbin, pamë që ishte rrethuar vila e Gëzim Celës. Nga katër persona u kap vetëm një. Që nga gushti, as Gëzim Çela dhe as Arben Dalipi nuk kanë qenë në Shqipëri", tha Hoxha. 

artan hoxha flake ne det

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet