LIVE UPDATES
Aktualitet

'The Age': Si po e përmbyt mafia shqiptare Australinë me kokainë dhe hashash

Në pranga është vendosur një 47-vjeçar shqiptar, që jeton në Australi me një vizë të përkohshme

23 Gusht 2023, 11:14 Nga A.B
'The Age': Si po e përmbyt mafia shqiptare Australinë me
Kontrollet

TIRANË- Mafia shqiptare ka shtrirë 'tentakulat' edhe në Australi. Kështu, bazuar në raportet, gazeta e madhe australiane, ‘The Age’, raporton se mafia shqiptare po e 'përmbyt' Australinë me drogë. Ajo sjell informacione nga një operacion i organizuar së fundmi për të goditur një bandë të kanabisit.

Aty bëhet e ditur se në pranga është vendosur një 47-vjeçar shqiptar, që jeton në Australi me një vizë të përkohshme, i akuzuar për pesë akuza të trafikimit të një sasie të madhe kanabisi dhe posedimit të produkteve të veprës penale.

ARTIKULLI

Një shtëpi e thjeshtë familjare në veriperëndim të Melburnit është në zemër të një vale krimi, dhune dhe droge që ka përfshirë Australinë.

Fasada është perfekte, një shtëpi e mirëmbajtur me një oborr të rregulluar mirë. Edhe koshat janë vënë me kujdes në rrugicë. Por i tradhton era e rëndë. Era e pagabueshme e kanabisit vjen nga brenda dhe përhapet kudo në rrugë.

Kur policia thyen derën, bimët e kanabisit në madhësinë e pemëve të Krishtlindjes gjenden pothuajse në çdo dhomë të shtëpisë.

Ky zbulim në vetvete nuk është i pazakontë duke pasur parasysh oreksin në rritje të banorëve të Melburnit për këtë bimë. Në vitin 2019 vlerësohej se 35 përqind e tyre kishin përdorur kanabisini gjatë jetës së tyre dhe rreth 11 përqind e përdorën atë gjatë vitit të mëparshëm.

Ajo që është ndryshe në këtë shtëpi, është se bimët tregojnë se si po ngrihet fuqishëm në pushtet mafia shqiptare, e cila ka përmbytur Australinë me drogë dhe ka shkaktuar një valë dhune.

Kjo ishte vetëm një nga pesë shtëpitë e bastisura nga njësia elitare policore, VIPER, si pjesë e një operacioni për të goditur mafian shqiptare.

Gjatë bastisjeve u kap një ton kanabis me vlerë të paktën 5 milionë dollarë- para që mund të ishin përdorur për të financuar aktivitete të rënda kriminale.

Detektivi i njësisë VIPER, Leigh Hoëse tha se sindikatat shqiptare të krimit po rrisin ndikimin në tregjet e kanabisit dhe drogës në Australi.

“Ajo që kemi parë 10 vitet e fundit në Australi është një oreks i ndjeshëm për drogat e varësisë, në veçanti për kokainën dhe metamfetaminën”.

“Të dhënat e inteligjencës tregojnë se kultivimi i kanabisit dhe fitimet që rrjedhin prej tij, përdoren nga grupet e krimit të organizuar për të financuar importin e drogave të tjera”.

Të dhënat e inteligjencës policore, të siguruara nga ‘The Age’ tregojnë se krimi i organizuar shqiptar është duke vënë nën kontroll kultivimin e marijuanës në shkallë të gjerë, duke dëbuar grupe më të vogla dhe më pak të dhunshme.

Fondet nga këto operacione po përdoren për të përmbytur tregun australian me kokainë të lirë, një lëvizje që policia beson se është e lidhur me të shtënat, sulmet dhe zjarrvëniet ndaj rivalëve të mafies shqiptare.

Bastisjet e fundit çuan në arrestimin e një personi që besohet se është kreu i bandës dhe një gruaje që mendohet se punonte si kujdestare për bimët. Të dy janë shtetas të huaj që kanë hyrë në Australi me viza të përkohshme.

Burri, një shtetas shqiptar 47-vjeçar, që jeton në Australi me një vizë të përkohshme, është akuzuar për pesë akuza të trafikimit të një sasie të madhe kanabisi dhe posedimit të produkteve të veprës penale, pasi oficerët zbuluan rreth 200 mijë dollarë të thata gjatë bastisjes.

mafia shqiptare

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet