LIVE UPDATES
Aktualitet

Auron Tare për Parkun e Divjakës: Është fyese që banorëve lokalë t’u kërkohet pagesë

Auron Tare thotë se është fyese që banorëve lokalë t’u kërkohet pagesë, e për paralelizim me rastin e Parkut të Butrintit. 

17 Nëntor 2022, 17:18 Nga k.m.
Auron Tare për Parkun e Divjakës: Është fyese që
Auron Tare

TIRANË- Aktivisti Auron Tare ka komentuar përplasjet e banorëve të Divjakës, të cilët kundërshtuan vendosjen e pagesës për hyrjen brenda parkut. Në një shkrim në rrjete sociale, Tare thotë se është fyese që banorëve lokalë t’u kërkohet pagesë, e për paralelizim me rastin e Parkut të Butrintit. 

"E para Parku Kombetar i Divjakes eshte nje aset i rendesishem lokal. Per kete arsye miratimi i banoreve per cdo akt qe kryhet ne kete zone eshte tejet i rendesishem. Si person qe ka punuar per te krijuar nje Park Kombetar, sot shume te sukseshem, e di nga pervoja e gjate se cdo veprim arrogant i ardhur nga “qendra” kushdo qofte ajo nuk mund te kete jetegjatesi ne terren. Banoret lokale jane kyci i suksesit te cdo veprimi dhe “modernizimi” ne te tilla zona. Si pjese e pejsazhit historik te ketij parku eshte fyese qe banoreve lokale ti kerkohet pagese per tu futur ne nje zone qe historikisht ka qene pjese e habitat te tyre. pra jam 100% me banoret te cilet refuzojne te paguajne ate “takse” per te hyre ne nje habitat qe ju perket atyre.

Por te kthehemi tek ceshtje per te cilet banoret protestojne, a duhet te kete nje pagese per te hyre ne zonen Park Kombetar. Si personi qe kam futur konceptin e pageses ne Parkun Kombetar te BUtrintit them qe PO. Nje pagese eshte me se e detyrueshme per cdo vizitor qe kerkon te vizitoje kete zone. Por si zgjidhet ky konflikt midis atyre qe e konsiderojne veten pjese te habitatit te Parkut dhe institucionit qe ka detyrim ligjor ti mirmbaje ato?,"-shkruan ai.

Postimi i Auron Tares:

Per nje Stiker! Si Mund te shmanget nje perplasje e pa dobishme me Banoret e Parkut Kombetar te Divjakes.

Nga Bostoni i zyte dhe me shi po shikoja sot pamje te perplasjeve te banoreve me policine per nje ceshtje qe ne thelb eshte e drejte nga te dyja palet “nderluftuese” banoret lokale dhe institucioni qe ruan dhe mbron Parkun Kombetar. E para Parku Kombetar i Divjakes eshte nje aset i rendesishem lokal. Per kete arsye miratimi i banoreve per cdo akt qe kryhet ne kete zone eshte tejet i rendesishem.

Si person qe ka punuar per te krijuar nje Park Kombetar, sot shume te sukseshem, e di nga pervoja e gjate se cdo veprim arrogant i ardhur nga “qendra” kushdo qofte ajo nuk mund te kete jetegjatesi ne terren. Banoret lokale jane kyci i suksesit te cdo veprimi dhe “modernizimi” ne te tilla zona. Si pjese e pejsazhit historik te ketij parku eshte fyese qe banoreve lokale ti kerkohet pagese per tu futur ne nje zone qe historikisht ka qene pjese e habitat te tyre. pra jam 100% me banoret te cilet refuzojne te paguajne ate “takse” per te hyre ne nje habitat qe ju perket atyre.

Por te kthehemi tek ceshtje per te cilet banoret protestojne, a duhet te kete nje pagese per te hyre ne zonen Park Kombetar. Si personi qe kam futur konceptin e pageses ne Parkun Kombetar te BUtrintit them qe PO. Nje pagese eshte me se e detyrueshme per cdo vizitor qe kerkon te vizitoje kete zone. Por si zgjidhet ky konflikt midis atyre qe e konsiderojne veten pjese te habitatit te Parkut dhe institucionit qe ka detyrim ligjor ti mirmbaje ato?

Pervoja ime ne Butrint

Ideja e nje pagese per te hyre ne Park u diskutua ne nje takim te gjere me banoret lokal. U prezantua ideja si dhe projektet konkrete qe do te financoheshin me kete tarife te mbledhur nga hyrja ne Park. U degjuan te gjitha mendimet e banoreve te cilet me te drejte kundershtonin mendimin se per te kaluar ne nje zone ku me vite kishin hyre pa asnje pengese tashme duhet te paguani. Kishin shume te drejte. Por edhe ne kishim te drejte, fluksi ne rritje i turisteve duhej kontrolluar si dhe duheshin gjeneruar te ardhura per projekte me interes lokal.

Zgjidhja u gjet me nje kosto shume te ulet dhe pa asnje perplasje civile apo qefmbetje. Parku i Butrintit prodhoi nje seri “stikers” per te gjitha automjetet e banoreve te zones si dhe nje “stiker” te vecante per cdo banor. Ne kete menyre te gjithe banoret e zones hynin dhe dilnin pa asnje problem ne territorin e Parkut. Nderkohe nje tarife modeste u vendos per te gjitha makinat qe futeshin ne Parkun e Butrinti per te vizituar Qendren Arkeologjike. Ne fund te cdo sezoni turistik, Parku i Butrintit shperndante nje fletepalosje ku nder te tjera tregonte shifrat e vizitoreve ne Park, te ardhurat nga makinat qe futeshin ne Park dhe projektet e vogla qe financoheshin nga ky fond. Ne kete menyre jo vetem nuk pati asnje lloj problemi me banoret por ata shikonin me syte e tyre se kjo tarife po perdorej per permiresimin e nevojave te tyre ne territorin e Parkut.

Mund te them psh financimin e lerave te ujit per bagetite, krijimin e shtigjeve turistike ne Park. urat prej druri ne kanalet kulluese, gardhet per te mbrojtur ullishtet nga bagetite etj . Shpresoj se kushdo qe i lexon keto rradhe dhe eshte banor i zonave prane BUtrintit i mban mend keto punera te vogla por shume te rendesishme. I gjithe ky shpjegim per te thene se nuk ka arsye te krijohen perplasje me banoret per nje ceshtje te tille kur fare mire ata mund te jene mbeshtetesit me te forte te kauzave te mbrotjes se Parqeve. Fund i fundit kush i mbron keto Parqe banoret lokale apo burokrati i rradhes qe ulet ne ate karrike ku shpesh nuk e ka idene se per cfare eshte ulur aty?

Banorët e Divjakës janë kundër vendosjes së traut në parkun e Karavastasë, duke i detyruar të paguajnë para për të kaluar rrugën. Çdo vizitor detyrohet të paguajë 50 lekë të reja ndërkohë për automjetet është vendosur një tarifë prej 150 lekësh të reja. Kundër traut është edhe socialisti, Erion Braçe. Vendimi është marrë nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit, ndërsa qytetarët janë zotuar që ta dërgojnë vendimin në Gjykatë Administrative. Pas protestës, Ministria ka bërë me dije se tarifa do vendoset vetëm për turistët.

auron tare trau te parku i divjakes

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen