LIVE UPDATES
Aktualitet

Avokati i Popullit: Centralizimi i veprimtarive tek Kadastra u realizua pa qasje të qartë

Raporti vjetor i 2023-it i këtij institucioni nënvizon në sektorin për të drejtën e pronës pikërisht këtë problematikë.

1 Maj 2024, 12:11 Nga M.B
Avokati i Popullit: Centralizimi i veprimtarive tek Kadastra u realizua pa qasje
Foto ilustruese

TIRANA- Avokati i Popullit gjykon se qendërzimi i gjithë aktiviteteve që lidhen me pronën tek Agjencia Shtetërore e Kadastrës nuk ka zgjidhur problemet pasi qasja në të cilën u hodh ky hap nuk kishte qartësi. Raporti vjetor i 2023-it i këtij institucioni nënvizon në sektorin për të drejtën e pronës pikërisht këtë problematikë.

“Krijimi i një institucioni të vetëm, Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, me qëllimin e centralizimit të të gjithë veprimtarisë së institucioneve të mëparsshme, 138, u realizua formalisht por pa një qasje të qartë në mënyrën e zgjidhjes së problematikës, që këto institucione kishin patur kur kishin funksionuar në mënyrë të pavarur.

Një adresim i tillë në formalizimin e këtij institucioni, nuk ka dhënë ende efektivitetin e pritshëm në veprimtarinë e përmbushjes së detyrave ndaj subjekteve/individëve. Kjo pasi vazhdon të ketë fragmentarizim të veprimtarisë, si dhe shmangie nga funksioni më i rëndësishëm i tyre administrativ, përgjigjja në kohë dhe zgjidhja e problematikave të konstatuara në çështjet e pronave”, thuhet në raport.

Ky i fundit sjell si shembull regjistrimin në regjistrin e pasurive të paluajtshme të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës të 26.000 vendimeve të dhëna në vite prej Agjencisë së Trajtimit të Pronës, të njohjes së pronës me të drejtë kompensimi 139, një çështje që vazhdon të mbetet e papërfunduar.

“Mospërfundimi i procesit të kompensimit të pronave të njohura subjekteve me të drejtë kompensimi me një nga format e parashikuara në ligjin nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, mbetet çështje mjaft e mprehtë, pasi subjektet që e kanë përfituar në pronësi140, kanë disponuar dhe disponojnë mbi pronat e ish pronarëve, në kushtet kur procesi i kompensimit ende nuk ka përfunduar”, nënvizon zyra e Avokatit të Popullit.

“Gjatë shpronësimeve për interes publik të pronës private, konstatohet se organet e administratës shtetërore sillen në mënyrë arbritare me titullarët e së drejtës së pronës/pronarët, pasi poseduesit zhvishen nga e drejta e pronësisë dhe nuk dëmshpërblehen/kompensohen paraprakisht, kundrejt një shpërblimi të drejtë dhe brenda afateve ligjore.

Institucioni i Avokatit të Popullit mbetet i qëndrimit se shteti, nëpërmjet organeve të administratës shtetërore, duhet të kujdeset për interesat pronësore të qytetarëve, në rast shpronësimi, duke pasur në konsideratë procesin e rregullt ligjor dhe nevojat social-ekonomike të tyre. Ky është rasti kur ndonëse ka pasur edhe vendime të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ)143 në lidhje me praktikat e shpronësimit nuk ka pasur masa me karakter të përgjithshëm që të adresojnë shkeljet strukturore të të drejtave të njeriut në rastet e punëve publike “vlerëson raporti.

Konkretisht sillen disa raste që janë shprehur shqetësime mbi shpronësimet dhe që kanë bërë që zyra e Avokatit të hetojë më tej.

“Nga ankesat e depozituara pranë institucionit të Avokatit të Popullit, konstatohet se shpërblimi njihet vetëm për ata individë të cilët e kanë regjistruar pasurinë. Në rastin e iniciuar kryesisht prej institucionit të Avokatit të Popullit, lidhur me shqetësimin e banorëve të fshatit Fushë-Prezë, Bërxullë, Tiranë, për heqjen nga posedimi të pasurive të paluajtshme me rastin e zbatimit të projektit publik për ndërtimin e segmentit rrugor Thumanë-Vorë-Kashar, u konstatua se procedura e shpronësimit të subjekteve pronarë, nuk kishte nisur, ndërkohë që veprimtaria për ndërtimin e segmentit rrugor, kishte nisur kohë më parë.

Në lidhje më këto raste, përsërisim se shpronësimi për interes publik i pronës private, duhet të trajtohet me kujdesin e duhur dhe të jetë në vëmendjen e institucioneve shtetërore, duke respektuar të drejtën e pronësisë sikurse garantuar nga Kushtetuta dhe aktet e tjera ligjore dhe nënligjore”, nënvizon raporti./ Monitor

avokati i popullit

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë