Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë: Avokatja e Butrintit është negociatore e personave te shpallur ne kerkim
Me anë të një postimi në Facebook, Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka ngritur pyetjen nëse mund të mbrojë interesat e shtetit shqiptar avokatja Flonia Tashko, që sipas këtij Forumi, është negociatore e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
15 Qershor 2022, 23:07Nga I.A
TIRANË- Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore i ka drejtuar një pyetje Ministres së Kulturës Elva Margariti. Me anë të një postimi në Facebook, Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka ngritur pyetjen nëse mund të mbrojë interesat e shtetit shqiptar avokatja Flonia Tashko, që sipas këtij Forumi, është negociatore e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Postimi i Plotë:
“Pyetje per ministren Margariti: A mund te mbroje interesat e shtetit shqiptar ne bordin e Butrintit, pasuri e UNESCOs, avokatja e inceneratoreve Flonia Tashko, negociatore e personave te shpallur ne kerkim nderkombetar sipas artikullit te meposhtem?”
Flonia Tashko rezulton të jetë negociatore e kompanisë së inceneratorëve për koncesionin në vendin afrikan në Zimbabve.