LIVE UPDATES
Aktualitet

Babë e bijë zaptojnë shtëpinë ku rrinin me qira, gruaja ‘përplaset’ me mediat: Fikni kamerat ose do ju bëj kallëzim!

Kjo e fundit nuk del nga shtëpia, duke kërkuar të përvetësojë shtëpinë me anë të të atit, Zija Reka dhe avokatit.

29 Janar 2024, 22:30 Nga h.k
Babë e bijë zaptojnë shtëpinë ku rrinin me qira, gruaja
Foto ilustruse

TIRANË-Lefterie Bushi, një e moshuar, që prej vitesh jeton në Itali, i ka dhënë me qira banesën e saj, 24 m2, afër burgut, Rovena Rekës. Kjo e fundit nuk del nga shtëpia, duke kërkuar të përvetësojë shtëpinë me anë të të atit, Zija Reka dhe avokatit.

Rovena kërkon shtëpinë edhe pse Lefterie Bushi ka certifikatën e pronësisë. Në një ballafaqim me zaptuesit e shtëpisë, këta të fundit shfaqen agresivë dhe kanë hapur një gjyq fiktiv, vetëm për të fituar kohë, më dokumenta të falsifikuara dhe librezat e ujit dhe dritave.

Gazetari: Këtu rri goca juaj zotëri. Po si e ka marrë këtë shtëpi? Ku e gjeti Rovena këtë shtëpi? Ia ka marrë zonjës?

Zija Reka: Këtë shtëpi e kam pasur unë.

Gazetari: Ti e ke pasur këtë shtëpi? E ka pasur zotëria këtë shtëpi?

Lefterie Bushi: Jo!

Gazetari: Po kur e ke pasur ti, si e ka nxjerrë hipotekën zonja?!

Zija Reka: E ça do me thënë ti me këtë?

Gazetari: Po pra, por ku ke hipotekë, je pronar…

Lefteria Bushi: Ja erdhi Rovena…

Gazetari: Si je? Këtë shtëpinë zonjë, si e ke përfituar?

Rovena Reka: E kam përfituar, në radhë të parë nuk jetoj unë këtu…

Gazetari: Po kush jeton?

Rovena Reka: Këtu jeton babi im.

Gazetari: Babai sa na tha jeton ti, tani…

Rovena Reka: A hy, a s’dal unë këtu, është puna ime.

Gazetari: Po a e di ti, që këtë shtëpi e ka zonja me hipotekë?

Rovena Reka: Pak më intereson mua. Le të shkojë, ku të dojë…!

Gazetari: Po si të shkojë, ku të dojë?! E ka me hipotekë.

Ne njoftuam komisariatin numër 3, që shkoi në vendngjarje, por nuk mundi të bëjë dot gjë, pasi për rastin nuk ka një vendim gjyqësor.

Gazetari: Zonja ka denoncuar në “Stop”, ka një ambient këtu 24 m2, me hipotekë dhe ia ka lënë me qira, pa dokumente.

Polici: Zotërisë në fjalë?

Gazetari: Ia ka lënë vajzës së zotërisë.

Polici: Pa dokumente?

Gazetari: Nuk kanë dokumente.

Polici drejtuar Zija Rekës: Ke ndonjë letër për këtë ti? Ke ndonjë letër, ndonjë gjë për të vërtetuar se…

Rovena Reka: Ja të shpjegoj pak unë, të shpjegoj se unë jam vajza e vetë. Unë jetoj tek prindërit… Ka nevojë t’i fikni o zotëri? Nuk ka nevojë për kamera! Të lutem shumë, unë prandaj iu largova juve. S’ka nevojë të më kapin me kamera fare mua ata. Vëlla i dashur fikni kamerat po ju them ose do ju bëjë kallëzim! Fikni kamerat!

Avokati Engjel Dylgjeri shpjegon situatën absurde të krijuar, nga e cila po e pëson sot zonja Lefterie Bushi. Ai u shpreh se vajza dhe i ati e kanë bërë kërkesë padinë në gjykatë, që të fitojnë më shumë kohë për të qëndruar në shtëpi.

Gazetari: Rovena ngre pretendimin që është pronare, është një process gjyqësor. Çfarë është ky process gjyqësor?

Engjel Dylgjeri: Situata është kështu: ka bërë një padi idiote që është e pabazuar në prova dhe në ligj, një padi e cila pretendon që ka 20 vjet që rrinë me qira në këtë shtëpi dhe kanë fituar me parashikim fitues. Kërkesë padinë për në gjykatë, këto e kanë bërë për të fituar kohë për të ndenjur tek shtëpia, duke e ditur që është një padi me një këmbë në gropë./TV KLAN 

investigimi

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit