All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

"Bangladeshasit" si duan më! India, eksperimenti i radhës për punëtorë, shqiptarët kanë ikur...

Perspektiva nuk është pozitive dhe kriza për punonjës do të vijë duke u thelluar në vitet në vijim. Madje edhe ata që janë e kanë ulur prodhimin për shkak se nuk arrijnë dot të përballojnë kostot e larta.

3 Maj 2023, 12:06 Nga k.m.
"Bangladeshasit" si duan më! India, eksperimenti i radhës
Foto ilustruese
All - Paragraf - 1

TIRANË- Punonjësit e rekrutuar nga Bangladeshi për të punuar në Shqipëri, nuk janë më as zgjidhje, as zgjedhje. Tani, sektorët që vazhdojnë të vuajnë për fuqi punëtore, do t’i këmbejnë forcat e punës me Indinë.

Këtë e pohon për Gazetasi.al Filip Gjoka, kryetari i Shoqatës së Bimëve medicinale i cili thotë se për herë të parë ky sektor do të eksperimentojë me ardhjen e 29 punonjësve nga India. I pyetur se përse sektori i ka hedhur sytë nga ky shtet, Gjoka thotë për Gazetasi.al se eksperienca me punonjësit nga Bangladeshi nuk rezultoi fort e kënaqshme.

“Pati shumë rrjedhje, thuajse të gjithë e përdorën Shqipërinë si trampolinë për të ikur drejt vendeve të tjera të BE-së, që janë më të zhvilluara se Shqipëria, pasi qëndruan vetëm dy-tre javë këtu ndërkohë që kostot për t’i sjellë në Shqipëri janë të larta.

Jam konsultuar me disa kolegë që punojnë në industri të tjera. Ata kanë marrë punonjës nga India dhe kanë rezultuar me rendiment dhe produktivitet edhe më të lartë se vendasit”, deklaron ai.

Gazetasi.al ka shkruar edhe më herët për dështimin e punonjësve nga Bangladeshi jo vetëm në sektorin e fasonerisë, i cili ishte i pari që e kërkoi zgjidhjen tek këta punonjës, por edhe në sektorin e shërbimeve dhe strukturave akomoduese.

Në një analizë që Gazetasi.al bëri, rezultoi se duke nisur nga pajisja me vizë e aplikimi për leje deri tek akomodimi, një biznes duhet të paguajë nga 850-1000 dollarë për rekrutimin e vetëm një punonjësi të huaj. Kosto e lartë kur ekziston risku që ato të mos qëndrojnë më shumë se një muaj në Shqipëri.

Gjoka thotë për Gazetasi.al që fillimisht do vijë vetëm një grup eksperimental nga India.

“Me 16 maj do të vijnë 4 punëtorët e parë të cilët do të punojnë në sektorin e përpunimit të një prej fabrikave eksportuese të bimëve medicinale. Do të shohim deri në qershor rendimentin e punës së tyre, atëherë kur nëse situata ka rezultuar e suksesshme, do të vijë edhe pjesa tjetër e grupit,”- thotë Gjoka për Gazetasi.al.

Ai thekson se kryesisht punonjësit do të jenë çifte dhe do të punojnë me dy turne në fabrikë ku gratë do të merren me klasifikimin e bimëve medicinale.

“Paga minimale neto varion nga 400 deri në 600 dollarë në muaj që do të jetë paga maksimale, duke përfshirë edhe koston e akomodimit e cila është 80 dollarë në muaj për punëtor,”- thotë mandej ai ndërsa shton se tendenca për punonjës të huaj mund të shtrihet në të gjithë sektorin.

Pas përfundimit të kësaj faze, ai thotë se do të shqyrtohet më gjerë mundësia e përfshirjes së të huajve në grumbullimin e bimëve medicinale, pasi shpopullimi i zonave malore po shton vështirësitë e mbledhjes të tyre. Sipas tij, perspektiva nuk është pozitive dhe kriza për punonjës do të vijë duke u thelluar në vitet në vijim. Madje edhe ata që janë e kanë ulur prodhimin për shkak se nuk arrijnë dot të përballojnë kostot e larta.

Nëse edhe për disa kohë nuk shtohen kultivimet dhe fermerët nuk do të mbështeten me subvencione, atëherë kompanitë do të jenë të detyruara vetëm të importojnë lëndën e parë nga jashtë, thonë eksportuesit.

Një nga sfidat tjera me të cilat është hasur sektori prej do kohësh ka qenë edhe zhvlerësimi i euros dhe dollarit, dy monedhat kryesore që ata eksportojnë. Për rrjedhojë, edhe eksportet e këtyre bimëve janë ulur.

Për tremujorin e parë të vitit, sipas të dhënave të INSTAT, eksportet e grupit “Farat vajore, bimët industriale apo medicinale, ushqim për kafshët” u ulën me 8.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Për këtë periudhë, rreth 28% e eksporteve të këtij grupi kishin destinacion Gjermaninë, 29% e tyre u eksportuan në SHBA ndërsa pjesa tjetër kryesisht në Turqi dhe Greqi. Bimët medicinale që eksportohen janë kryesisht sherebela, rigoni, bima e trumzës, rozmarina dhe dëllinjë e zezë. Kërkesë e shtuar këtë vit për të gjitha llojet e bimëve sipas eksportuesve është shënuar edhe në Japoni./GazetaSi

punetoret nga bangladeshi

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet