10 Shkurt 2024, 12:22
Nga E.d
Policia
POGRADEC- Arrestohen 2 persona në Pogradec për vjedhje. Në pranga kanë rënë 32-vjeçari me iniciale D. K dhe 35-vjeçari me iniciale N. P u arrestuan pas kallëzimeve të disa personave të tjerë. Nga hetimet dyshohet se këta persona gjatë muajit të fundit, kanë bashkëpunuar për të vjedhur pajisje elektroshtëpiake dhe kompjuterike, në 2 banesa, dhe kanë tentuar të vjedhin në një banesë tjetër. Nga policia u sekuestrua një televizor i vjedhur dhe një palë doreza që përdoreshin për të kryer vjedhjet.
Njoftimi i Policis
Pogradec/Veprimet hetimore të kryera në kuadër të planit operacional “Sundimi i ligjit”, zbardhin 3 raste të vjedhjeve/tentativave për vjedhje në banesa, të kryera gjatë muajit të fundit. Monitoronin banesa në qytetin e Pogradecit, në mënyrë që kur të largoheshin banorët, të vidhnin pajisje, identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas. Sekuestrohen një televizor i vjedhur dhe një palë doreza që përdoreshin për të kryer vjedhjet.
Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera në kuadër të planit operacional “Sundimi i ligjit”, pas kallëzimeve të disa shtetasve, gjatë muajit të fundit, për vjedhje/tentativa për vjedhje në banesat e tyre, në qytetin e Pogradecit, identifikuan, kapën dhe arrestuan autorët e dyshuar, shtetasit D. K., 32 vjeç dhe N. P., 35 vjeç, të dy banues në Pogradec.
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, gjatë muajit të fundit, kanë bashkëpunuar për të vjedhur pajisje elektroshtëpiake dhe kompjuterike, në 2 banesa, dhe kanë tentuar të vjedhin në një banesë tjetër, në lagjet nr. 1 dhe nr. 2, në Pogradec. Të arrestuarit paraprakisht i monitoronin banesat ku kryenin vjedhjet, për të hyrë në to, kur nuk kishte banorë.
Punohet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
sundimi i ligjit
Aktualitet
10 Shkurt 2024, 12:20
M.B
Foto nga protesta
DURRËS- Banorët e Fllakës në Durrës kanë dalë në protestë kundër punimeve të ...
Aktualitet
10 Shkurt 2024, 11:46
E.d
Policia
ELBASAN- Policia ka njoftuar se ditën e sotme ne Elbasan është arrestuar një person dhe janë proceduar penalisht 2 t&...
Aktualitet
10 Shkurt 2024, 11:43
S.B
foto ilustruese
FIER- Arrestohet një person me inicialet E.P 30 vjeç ditën e sotme në qytetin e Fierit. Mësohet se 30-vje&c...
Aktualitet
10 Shkurt 2024, 11:34
E.d
Foto ilustruese
BULQIZË- Një tjetër minator ka mbetur i plagosur këtë të shtunë në minierën e Bulqizë...
Aktualitet
10 Shkurt 2024, 11:26
E.d
Foto Ilustruese
KAVAJË- Gjendet 75-vjeçarja pa shenja jete në banesën e saj në fshatin Vilë-Bashtovë, Rrogozhinë...
Aktualitet
10 Shkurt 2024, 10:38
I.A
Policia
TIRANË- Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Tiranë për mashtrim. Mësohet se n&e...
Aktualitet
10 Shkurt 2024, 10:19
I.A
Selman Mihana
KURBIN- Fotoja e mësipërme është e ekonomistit Selman Mihana që u vra ditën e sotme në Kurbin. 70-vj...
Aktualitet
10 Shkurt 2024, 10:14
M.B
Foto ilustruese
ELBASAN- Policia ka njoftuar se janë sekuestruar në Elbasan pasuri të paluajtshme me vlerë rreth 450 000 euro. K&e...
Aktualitet
10 Shkurt 2024, 09:57
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- SPAK ka dërguar kërkesën për gjykim për Adrian Korrikun, Irisa Pucan, Merxhan Çelikun, Endri B...
Aktualitet
10 Shkurt 2024, 09:22
M.B
Gentjan Berberi
KURBIN- Zëvendës drejtori i Policisë në Lezhë, Gentjan Berberi ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen...