LIVE UPDATES
Aktualitet

"Bashkëpunim institucional dhe planifikim strategjik për një drejtësi të pavarur"/ Inspektori i Lartë i Drejtësisë: Të ruajmë ekuilibrin mes pavarësisë së magjistratëve dhe interesit publik

Në deklaratë theksohet se që ILD të prodhonte një dokumentim historik, të të gjithë ecurisë e shërbimit të inspektimit gjyqësor në Shqipëri, që prej vitit 1912, sfida dukej gati e pakapërcyeshme.

9 Dhjetor 2025, 19:21 Nga DOSJA

"Bashkëpunim institucional dhe planifikim strategjik për një

TIRANË- Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani deklaroi se inspektimi gjyqësor mbetet shpesh në hije dhe vemendjen publike e marrin natyrshem vendimet gjyqësore, por inspektimi gjyqësor mbetet një mjet shumë i rëndësishëm për ruajtjen e integritetit të sistemit të drejtësisë. Në deklaratë theksohet se që ILD të prodhonte një dokumentim historik, të të gjithë ecurisë e shërbimit të inspektimit gjyqësor në Shqipëri, që prej vitit 1912, sfida dukej gati e pakapërcyeshme.

Fjala përshëndetëse e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë

Përshëndetje të gjithëve e mirë se erdhët! Së pari, dëshiroj t’ju falenderoj të gjithëve, që gjetët kohë dhe erdhët në këtë takim. Për hir të së vërtetës, kur me kolegët në zyrën e ILD, menduam dhe diskutuam idenë e rrugëtimit të shërbimit të inspektimit gjyqësor dhe atij të prokurorisë në Shqipëri, ishim shumë entuziastë, por edhe pasigurt, nëse do të arrinim të tregonim gjerësisht zhvillimin e inspektimit të magjistratëve në Shqipëri.

Inspektimi gjyqësor mbetet shpesh në hije dhe vemendjen publike e marrin natyrshem vendimet gjyqësore. Por, inspektimi gjyqësor mbetet një mjet shumë i rëndësishëm për ruajtjen e integritetit të sistemit të drejtësisë. Duke patur parasysh këtë, por edhe mundesitë reale, që ILD të prodhonte një dokumentim historik, të të gjithë ecurisë e shërbimit të inspektimit gjyqësor në Shqipëri, që prej vitit 1912, sfida dukej gati e pakapërcyeshme.
Por me sa duket, ia dolëm.

Sot, do hapim perden e kësaj pjese vitale dhe emocionuese të historisë sonë. Materialet që botohen në këtë libër përbëjnë një pjesë shumë të rëndësishme nga tradita institucionale e drejtësise shqiptare. Besoj se janë materiale, pak të njohura për shumë prej nesh. Me përjashtim të studiuesve të vecantë për këtë fushë, komuniteti i juristëve të interesuar për zhvillimet e drejtësisë në Shqipëri, nuk e kanë patur mundësinë të njihen drejtpërdrejt me materialet që paraqitura në këtë libër nëpërmjet burimeve arkivore. Dhe ky botim sot, përpiqet të mbushë këtë boshllëk, duke ofruar një panoramë të qartë të zhvillimeve historike të shërbimit të inspektimit gjyqesor.

Ndodh, që edhe botimet e thjeshta me objekt temën historike, mund të ngjallin debat. Por, me këtë botim, ne nuk kemi dashur të bëjmë asnjë interpretim apo koment mbi ngjarjet historike, që kanë shenjuar lindjen dhe zhvillimin e inspektimit gjyqësor. Ne kemi zgjedhur të paraqesim dokumentet në formën e tyre të pastër, ashtu sic dalin në burimet arkivore, me qëllimin e vetëm për të sjellë në dritë të vërtetën historike. Por, dua ta theksoj fort nga ana tjetër, se është realisht emocionuese, të konstatosh ndërgjegjen e fortë shtetare, që në themelimin e shtetit shqiptar në 1912.

Qeveria kombëtare e Vlorës, vendosi që krahas ngritjes së gjykatave e prokurorive të shtetit shqiptar, të krijonte edhe një inspektorat drejtësie, që të garantonte përgjegjshmërinë jo vetëm të sistemit, por edhe pavarësinë e tij, pasi inspektorët kishin edhe një kompetencë domethënëse, të verifikonin që administrata shtetërore të mos ndërhynte apo ndikonte në asnjë mënyrë, në veprimtarinë e gjykatave. Dua ta theksoj edhe njëherë, rëndësinë e ngritjes se inspektoratit të drejtësisë, të mbështetur në standardet e larta të ndarjes së pushteteve dhe të ruajtjes se pavarësisë së magjistratëve. Elita drejtuese e shtetit shqiptar të asaj kohe, tregon nëpërmjet ngritjes së institucioneve të shtetit shqiptar me këtë frymë kushtetueshmërie, se kishte kapacitete juridike të një klasi të lartë, për të cilët, shteti ka nevojë në cdo moment të jetës së vet.

Ishin këto kapacitete juridike, që patën barrën, e ngritjes së arkitrarëve të godinës shtetërore shqiptare, që ia dolën të ndërtojnë ligjet më të rëndësishme e më të nevojshme për funksionimin e shtetit të sapongritur, i cili, sipas fjalëve të njërit prej përfaqësuesve të kësaj elite, Ahmet Zogu, të botuar në gazetën Dita e Re, në vitin 1922, duhej të qëndronte “me ftyrë nga Perëndimi”. E ky botim, është nderim edhe për përpjekjet të tyre, për ndërtimin e një drejtesie moderne dhe demokratike. Ndër përmirësimet që iu bënë më pas, deri kur vendi u shpall monarki, spikaste fokusi tek profesionalizmi i magjistratëve, se kur një gjyqtari i prisheshin më shumë se gjysma e vendimeve nga një gjykatë më e lartë, apo kur më shumë se gjysma e vendimeve që kishte dhënë, nuk kishin mundësi ekzekutimi, atëherë Ministria e

Drejtësisë vendoste marrjen e masës disiplinore të pushimit nga detyra. Pas një kthimi mbrapa të shtetit të së drejtës në periudhën e monizmit, ku gjykatat e prokuroritë u njehsuan me partinë-shtet, pluralizmi riktheu në vëmendje rolin e gjyqësorit, si element kyç i shtetit të së drejtës, duke ligjëruar pavarësinë e gjyqtarëve e prokurorëve. Presidenti i Republikës si kryesues dhe më tej ministri i drejtësisë, me rol përherë e më të fortë, ishte modeli që Shqipëria provoi me përmirësime deri në vitin 2016.

Koha tregoi se nuk ishte mjaftueshëm për të patur një sistem të pavarur e garantues të shtetit të së drejtës, përderisa, me një konsensus të rrallë politik pozitë-opozitë, Kuvendi i Shqipërisë miratoi në korrik 2016 reformën në drejtësi, e cila riformatoi gjithë sistemin përmes një arkitekture të re, e cila si emërues të përbashkët kishte pavarësinë e gjyqtarëve e prokurorëve. Në këtë arkitekturë të re, procesi disiplinor vjen për herë të parë si kompetencë e një institucioni të vetëm, Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, një institucion i pavarur kushtetues, që ka përgjegjësinë e inspektimit disiplinor për gjyqtarët e prokurorët e të gjitha niveleve.

Zgjedhja në detyrën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë erdhi me përgjegjësinë e jashtëzakonshme, për përballjen me ngritjen e një institucioni të tillë me themele të forta profesionale, me pritshmëritë e publikut dhe aktorëve të tjerë politikë e institucionalë dhe me pritshmëritë e vetë sistemit të drejtësisë. Duke mos patur model paraardhës, vendosja e standardeve të tilla dhe mbi të gjitha, ruajtja e ekuilibrit mes pavarësisë së magjistratëve dhe interesit krejt legjitim të publikut për mënyrën se si administrohet drejtësia, ishte dhe mbetet busulla orientuese e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Kjo mbetet sfida më e madhe profesionale dhe personale e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, jo për stabilitet institucional, por duke e parë këtë balancë interesash, si një parim kushtetues të rëndësishëm për të ardhmen e sistemit të drejtësisë dhe të shtetit të së drejtës. Natyrshëm si çdo proces, edhe testimi i kësaj filozofie pune, kërkon periudhën e vet të përballjes me sfidat që kalon sistemi dhe koha do të tregojë qëndrueshmërinë e zbatimit të saj në praktikë, si dhe efektet afatgjata në sistem. Së fundmi, por jo nga rëndësia, do doja të bëja falenderimet shumë të merituara, të gjihkujt, që bëri të mundur këtë ditë sot. Dëshiroj të falenderoj inspektorin Periant Teta, ideja e të cilit për të parë shërbimin e inspektimit gjyqësor në vite, vuri në lëvizje të gjithë këtë proces pune.

Ekipin e ILD-së, që ka bërë një punë të shkëlqyer kërkimore, si në arkivin e shtetit ashtu edhe në bibliotekën kombëtare, edhe pse jo profesionistë të fushës së kërkimit. Për muaj e muaj të tërë, cdo ditë me këmbëngulje dhe pasion, kërkonin kudo, ku mund të kishte histori të shërbimit të inspektimit. Elis Kuçi, Zilie Feçi, Sidora Tyli, faleminderit, për të gjithë kontributin tuaj. Erind Mërkuri, pedagogu këmbëngulës dhe pasionant par exellence i historisë të së drejtës dhe kushtetushmërisë, që investoi kohë, energji e përkushtim, pa asnjë interes financiar, por vetëm me pasionin e dashurisë për historinë, për të materializuar dokumentet arkivore në këtë botim.

Këtu dua të falenderoj përzemërsisht misionin EU4Justice, që financoi botimin e këtij historiku, me një cilësi të shkëlqyer, e po vazhdon të na ndihmojë për ta sjellë edhe në gjuhën angleze. Regjisorin Artan Rama, për dokumentarin e shkëlqyer, që na tregon protagonistët e inspektimit gjyqësor dhe të prokurorisë në kohë, me idealizimin, seriozitetin dhe profesionalizmin e tyre, për të zgjidhur cështjet e vështira që prodhonte koha. Dua të falenderoj një tjetër anëtar të ILD-së, Pavli Treskën, që bëri përkthimin në anglisht të dokumentarit, për audiencën e huaj.

Në krye të gjithë këtij procesi, për koordinimin e cdo hapi dhe cdo fazë të punës, për redaktimin profesional të këtij dokumentari e këtij botimi, për udhëheqjen e të gjithë procesit, nga dita 1 kur u diskutua për herë të parë kjo ide, e deri sa të dalë dhe njoftimi për shtyp i këtij aktiviteti, është Mimoza Koçiu, njeriu që besoi fort tek realizimi i kësaj ideje dhe me sa duket kishte të drejtë. Dhe tani, le të shohim dokumentarin “Të inspektosh drejtësinë”, e më pas vijojmë me folësit, sipas programit. Mbrëmje të këndshme!/Dosja.al

inspektorit të lartë të drejtësisë

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion