LIVE UPDATES
Aktualitet

Baza detare e Sarandës, Meçollari reagon sërish: Begaj dizinformoi me firmë dhe vulë

Sipas tij, presidenti Bajram Begaj, në detyrën e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, si dhe këshilltar i Komandantit të Përgjithshëm, dizinformon tre herë Komandantin e Përgjithshëm të FA dhe Presidentin e Republikës Ilir Meta.

26 Nëntor 2023, 12:49 Nga A.B
Baza detare e Sarandës, Meçollari reagon sërish: Begaj
Artur Meçollari

TIRANË- Ish-zëvendëskomandanti i Forcës Detare, Artur Meçollari ka bërë publike ditën e sotme vendimin e Gjykatës në lidhje me bazën detare të Sarandës. Sipas tij, presidenti Bajram Begaj, në detyrën e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, si dhe këshilltar i Komandantit të Përgjithshëm, dizinformon tre herë Komandantin e Përgjithshëm të FA dhe Presidentin e Republikës Ilir Meta.

Sipas Meçollarit: Begaj shprehet “Me VKM nr. 514, date 01.07.2020, pjesërisht i është dhënë me qira shoqërisë tregtare “Marina Bay Saranda” SHPK E vërteta: VKM 514, datë 1 korrik 2020, e jep të gjithë pronën Nr. 696 prej 39.664 m² me qira shoqërisë tregtare “Marina Bay Saranda” SHPK. VKM nr. 514 jep me qira të njëjtën sipërfaqe sa është dhe në planvendosjen e pronës nr. 696 “Baza Ndihmuese Limion Sarandë. Shprehja “PJESëRISHT” është disinformim i gjeneralmajor Barjam Begaj"

Baza detare e Sarandës. Kur dizinformon me firmë dhe vulë.

Gjeneralmajor Barjam Begaj, në detyrën e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, si dhe këshilltar i Komandantit të Përgjithshëm, dizinformon, jo një herë, por plot tre herë, Komandantin e Përgjithshëm të FA dhe Presidentin e Republikës Ilir Meta.

Shkresat e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA për Presidentin e Republikës.

1) Shkresa me nr. 79/1, datë 2.2.2021;
2) Shkresa nr. 319 prot., datë 31.3.2021;
3) Shkresa nr. 698/1, datë 29.7.221.
Të gjitha shkresat mbajnë firmën e gjeneralmajor Bajram Begaj. Gjeneralmajor Bajram Begaj ka marrë detyrën e Shefit të Shtabit të përgjithshëm të FA më 29 korrik 2020 dhe e ka dorëzuar më 4 qershor 2022, ditën që Parlamenti e zgjodhi President të Republikës.
përmbajtja e shkresave marrë nga Vendimi i Gjykatës se Lartë Nr.00-2023- 1001, datë 15.06.2023, Paragrafi 25:
1) Begaj shprehet “Me VKM nr. 514, date 01.07.2020, pjesërisht i është dhënë me qira shoqërisë tregtare “Marina Bay Saranda” SHPK
E vërteta: VKM 514, datë 1 korrik 2020, e jep të gjithë pronën Nr. 696 prej 39.664 m² me qira shoqërisë tregtare “Marina Bay Saranda” SHPK. VKM nr. 514 jep me qira të njëjtën sipërfaqe sa është dhe në planvendosjen e pronës nr. 696 “Baza Ndihmuese Limion Sarandë. Shprehja “PJESëRISHT” është disinformim i gjeneralmajor Barjam Begaj, ushtarakut me gradën më të lartë, gardianit të pronave në PVP sipas ligjit 64/2014.
2) Begaj shprehet “ne zbatim te VKM-se nr. 514, date 01.07.2020” dhe me Urdhër të Ministrit të Mbrojtjes nr. 473, datë 7.4.2021, është ngritur grupi i punës, i kryesuar nga Komandanti i Forcës Detare, me qëllim hartimin e projektit përfundimtar për ndërtimin e bankinës së re dhe infrastrukturës mbështetëse në pronën 696, për t’u bërë pjesë e kontratës ekzistuese me subjektin qiramarrës”.
E vërteta: Detyrimin sipas ligjit 64/2014 ngritjen e komisionit për vlerësimin operational të pronave në PVP për epërorët e tyre e ka Shtabi i Përgjithshëm i FA dhe jo FD. Urdhëri I ngritjees së grupit të punës për vlerësimin e kapaciteteve operacionale të pronave në PVP është detyrim i Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA dhe jo Ministrit të Mbrojtjes. Neni 15. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura “kontrollon gatishmërinë luftarake dhe merr masa për përmirësimin e saj” dhe neni 16. Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura përgjigjet për “përgatitjen për miratim tek autoritetet vendimmarrëse të strukturës organizative e të planit të vendosjes dhe përhapjes së Forcave të Armatosura”. Forca Detare e ka bërë vlerësimin operacional të pronës nr. 696 qysh në vitin 2020, përpara se të dilte VKM dhe ia ka dërguar Shtabit të Përgjithshëm të FA, sipas kërkesës së këtij të fundit, me shkresën nr. nr. 3192, datë 18.06.2020.


Vendimi i Gjykatës se Lartë Nr.00-2023- 1001, datë 15.06.2023. Paragrafi 25, i plotë:
“Duke qenë se prona nr. 696 është e vendosur në plan vendosje dhe përhapje, është kërkuar gjatë hetimit paraprak dhe informacion pranë Shtabit të Përgjithshëm në lidhje me komunikimin e mbajtur me Presidentin e Republikës. Me shkresën nr. 1138/1 prot., datë 12.5.2022, Shtabi i Përgjithshëm përcjell në Prokurorinë e Posaçme komunikimin shkresor me Presidentin e Republikës së Shqipërisë (drejtuar më datë 2.2.2021 me nr. 79/1 prot. dhe nr. 319 prot., datë 31.3.2021 dhe nr. 698/1 prot., datë 29.7.221) në përmbajtje të të cilës, sqaron se: “Vendbazimi Detar, me vendndodhje Limion, Sarandë (prona me nr. 696). Me VKM nr. 514, date 01.07.2020, PJESËRISHT i është dhënë me qira shoqërisë tregtare “Marina Bay Saranda” SHPK (përfaqësuar nga Genard Kastrati dhe z. Viron Hamzai). Për të ruajtur aktivitetin dhe mos cenuar operacionalitetin e strukturës së Forcës Detare shoqëria “Marina Bay Saranda”, ka marrë përsipër ndërtimin e një bankine rëre dhe infrastrukturën mbështetëse të saj sipas standardeve të kërkuara nga Komanda e Forcës Detare. Aktualisht, prona nuk është dorëzuar deri në saktësimin, garantimin dhe përmbushjen e detyrimeve të shoqërisë tregtare “Marina Bay Saranda” SHPK, sipas kërkesave të bëra nga Komanda e Forcës Detare.... Si dhe: Dhënia në përdorim apo qira e pronave brenda PVP është bërë në bazë të akteve ligjore dhe n/ligjore në fuqi, për të cilën Ju kemi informuar në informacionin nr. 319, date 31.03.2021. Pronat e dhëna me qira dhe përdorim nuk kanë dalë nga PVP, të cilat do të mbeten në të ardhmen si asete të Forcave të Armatosura Lidhur me pronën nr. 696, “Vendbazimi Detar, me vendndodhje Limion Sarandë ne zbatim te VKM-se nr. 514, date 01.07.2020” dhe me Urdhër të Ministrit të Mbrojtjes nr. 473, datë 7.4.2021, është ngritur grupi i punës, i kryesuar nga Komandanti i Forcës Detare, me qëllim hartimin e projektit përfundimtar për ndërtimin e bankinës së re dhe infrastrukturës mbështetëse në pronën 696, për t’u bërë pjesë e kontratës ekzistuese me subjektin qiramarrës. Dorëzimi i pronës nuk është bërë ende, pasi do të kryhet pas realizimit të projektit ndërtimit të bankës së re dhe infrastrukturës mbështetëse nga qiramarrësi, sipas akt marrëveshjes të lidhur me Forcën Detare. Me ndërtimin e bankinës dhe infrastrukturës ndihmuese sipas kërkesës operacionale të Forcës Detare, shprehur edhe në prononcimin e Asaj Force, nuk cenohet operacionaliteti i FD.”.

Vendimi i Gjykatës se Lartë Nr.00-2023- 1001, datë 15.06.2023, mund ta shkarkoni në linkun në vijim.

http://ëëë.gjykataelarte.gov.al/previeëdoc.php?file_id=19378

artur mecollari barjam begaj

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj