LIVE UPDATES
Aktualitet

Neglizhencë në mjekim, i vdes pacienti në rrugë, 5 mjekë në Fier merren të pandehur

I ndjeri nuk është hospitalizuar dhe ska marë tajtimin e duhur mjekësor, duke e transportuar nga Vlora në Fier dhe nga Fieri në Vlorë.

26 Nëntor 2023, 12:41 Nga Elton Qyno
Neglizhencë në mjekim, i vdes pacienti në rrugë, 5
Spitali

FIER- Pesë mjekë të Spitalit Rajonal të Fierit, janë marë të pandehur për akuzën e “Neglizhencës në trajtimin mjekësor”, duke sjellë vdekjen e pacientit të tyre, Bledar Sherifaj. Rasti është hetuar nga prokuroria e Fierit,e cila pas hetimeve të kryera ka konstatuar një seri shkeljesh dhe neglizhencë totale nga ana e stafit mjekësor, për rastin e pacientit Bledar Sherifaj.

I ndjeri nuk është hospitalizuar dhe ska marë tajtimin e duhur mjekësor, duke e transportuar nga Vlora në Fier dhe nga Fieri në Vlorë.

Kjo kohë dhe moskujdesi mjekësor, solli vdekjen e pacientit në ambjentet e ambulancës, teksa udhëtonte nga Fieri për të shkuar në spitalin e Vlorës me qëllim marjen e mjekimit.

“…nga dokumentacioni i administruar në kartelën mjekësore pranë spitalit Rajonal të Vlorës, rezulton se shtetasi Bledar Sherifaj ka shkuar i vdekur në ambjentet e këtij spitali…”-thuhet në dosjen hetimore.

Çështja në fjalë është hetuar nga prokurori i Fierit, Petrit Vukaj, ku pas provave të mbledhura dhe aktitet të ekspertimit mjekësor, është arritur në përfundimin se mjekja e Përgjithshme Ledjusa Muhametaj, mjeku Enton Dore, mjeku psikiatër Agim Sulaj, mjeku gastro-hepatolog Aleks Sulejmani dhe mjeku infeksionist Ndriçim Bala, kanë kryer veprën penale të “Neglizhencës në trajtimin mjekësor”.

Ndërkohë pak ditë më parë një tjetër mjek i spitalit të Fierit, Sokol Bregaj, u mor i pandehur për të njëjtën akuzë, pasi pacientja Areti Nako, i vdiq në rrugë.

Sipas dosjes hetimore ndaj 5 mjekëve të pandehur rezulton se në datën 26 prill 2020 është marrë njoftim në sallën e informacionit të komisariatit të policisë Vlorë se në Spitalin "Ali Mihali" Vlorë, ka pasur një person me problem shëndetsor. Menjëherë është shkuar në Spitalin "Ali Mihali" Vlorë, duke iu marrë deklarim mjekes Nexhmije Veizaj.

Veizaj ka deklaruar se, Bledar Sherifaj ështe shtruar tek ky spital në datën 23 prill 2020 rreth orës 01:00 dhe ka qënë i shoqëruar nga familjarët e tij.

Ky pacient ka qënë shoqëruar në këtë spital edhe në datat 21 prill 2020 dhe 22 Prill 2020, por nuk është pranuar nga personeli mjekësor për shkak se, ka qënë me temperaturë, kjo si procedurë nga situatë “COVID-19”.

Në 23 prill 2020, Bledar Sherifaj është shtruar pasi ka qënë i pasjisur edhe me tampon negative për “COVID -19”. Në 26 prill 2020 pacientit i kanë ardhur familjarët dhe ai ka dalë në oborr me ta.

Gjatë kohës që kanë qënë bashkë, pacientit, i ka rënë të fikët dhe e kanë dërguar në spitalin rajonal Vlorë.
Ndërsa Gjergj Sherifaj, vëllai i viktimës, ka deklaruar se vëllai i tij, Bledar Sherifaj, vuante vetëm nga ana shëndetësore mendore dhe për këtë ka marrë mjekimet përkatëse.

Ai ka ngritur pretendime ndaj mjekëve në Fier dhe Vlorë për mjekimin e pacientit, pasi në Fier, janë kryer analiza nga ku ka dalë problematika e pasur, por nuk janë marrë masat e duhura për gjëndjen e vëllait të tij.

Si rrjedhojë gjëndja shëndetsore e vëllait të tij është rënduar duke sjellë edhe vdekjen e parakohshme.

Në lidhje me këtë ngjarje janë administruar kartelat klinike të shtrimit të pacientit në Spitalin e Fierit dhe të Vlorës.
Sipas të dhënave të administruara nga spitali rajonal Vlorë pacienti Bledar Sherifaj, ka mbërritur në spital pa puls,... morto., pra ky shtetas rezulton të ketë mberritur në spital i vdekur.

Referuar aktit të ekspertimit mjekoligjor, rezulton se vdekja e Bledar Sherifaj, ka ardhur si pasojë e pamjaftueshmërisë së punës së zemrës dhe mushkërive në terren të pankreasit të patrajtuar, si rezultat i bllokimit të rrugëve të kalimit të lëngur të tëmthit (infesksion i gjëndrës së pankreasit)./Marre nga Oranews

spitali fier fier

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet