LIVE UPDATES
Bota

BE i tërheq vërejtjen Gjeorgjisë për shkeljen e të drejtave themelore, paralajmëron pezullim të vizave

Në një letër drejtuar ministres së Jashtme, Maka Botchorishvili, drejtoresha e Përgjithshme për Migracionin dhe Punët e Brendshme, Beate Gminder, iu referua gjetjeve të Raportit të Shtatë për Mekanizmin e Pezullimit të Vizave, i miratuar nga Komisioni në dhjetor të vitit 2024.

16 Korrik 2025, 15:32 Nga M.B
BE i tërheq vërejtjen Gjeorgjisë për shkeljen e të
Foto ilustruese

GJEROGJIA- Komisioni Evropian ka paralajmëruar Qeverinë e Gjeorgjisë për atë që e cilëson si “shkelje serioze të të drejtave dhe lirive themelore”, duke e vënë në dijeni se mosrespektimi i vazhdueshëm i rekomandimeve të Bashkimit Evropian mund të çojë në pezullimin e udhëtimit pa viza për qytetarët gjeorgjianë.

Në një letër drejtuar ministres së Jashtme, Maka Botchorishvili, drejtoresha e Përgjithshme për Migracionin dhe Punët e Brendshme, Beate Gminder, iu referua gjetjeve të Raportit të Shtatë për Mekanizmin e Pezullimit të Vizave, i miratuar nga Komisioni në dhjetor të vitit 2024. Raporti evidentoi shkelje nga ana e Gjeorgjisë, sidomos në lidhje me parimin e mosdiskriminimit dhe legjislacionin që bie ndesh me standardet evropiane dhe ndërkombëtare.

Komisioni i bëri thirrje autoriteteve gjeorgjiane të shfuqizojnë Ligjin për “transparencën e ndikimit të huaj” dhe paketën legjislative për “vlerat familjare dhe mbrojtjen e të miturve”, si dhe të ndryshojnë strategjinë kombëtare për të drejtat e njeriut, për të garantuar plotësisht të drejtat e personave LGBTIQ. Rekomandime shtesë përfshijnë edhe ndryshimin e Ligjit për Byronë Kundër Korrupsionit për të garantuar pavarësinë efektive dhe neutralitetin politik të saj.

Për shkak të mungesës së veprimit nga ana e autoriteteve gjeorgjiane, BE-ja ka ndërmarrë tashmë hapa konkretë. Në janar të vitit 2025, ajo pezulloi pjesërisht Marrëveshjen për Lehtësimin e Vizave dhe hoqi përjashtimin nga vizat për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe të shërbimit nga Gjeorgjia. Dymbëdhjetë shtete anëtare të BE-së tashmë kanë rikthyer kërkesat për viza për këto kategori, dhe pritet që të tjerat të ndjekin të njëjtën rrugë, sipas letrës.

Komisioni theksoi angazhimin e tij për të ruajtur marrëdhënie të forta dhe të bazuara në vlera me Gjeorgjinë, ndërsa i kërkoi qeverisë të raportojë për zbatimin e rekomandimeve deri në fund të muajit gusht.

“Besojmë se autoritetet gjeorgjiane do të përgjigjen në mënyrë konstruktive dhe do të ndërmarrin masat e nevojshme për të zbatuar plotësisht rekomandimet e Komisionit”, thuhet në letër, duke paralajmëruar se mospërmbushja e vazhdueshme mund të çojë në aktivizimin e mekanizmit të pezullimit të vizave, sipas nenit 8 të Rregullores së rishikuar për Vizat.

Kryeministri i qeverisë së udhëhequr nga partia Ëndrra Gjeorgjiane, Irakli Kobakhidze, e ka cilësuar deklaratën e BE-së për mundësinë e anulimit të liberalizimit të vizave si “shantazh” dhe “kërcënim”.

“Shoqëria duhet të gjykojë vetë se cilat janë qëllimet e zyrtarëve të caktuar evropianë, përfshirë ata të lëvizjes kombëtare kolektive, të cilët duan të rikthejnë në pushtet njerëzit që ndërtuan regjimin e përgjakshëm... Në sytë e shoqërisë gjeorgjiane, besimi në burokracinë evropiane dhe, fatkeqësisht, edhe në vetë Bashkimin Evropian, është tronditur seriozisht.”

“Duhet bërë gjithçka për ta kthyer këtë proces. Për këtë, para së gjithash, disa zyrtarë të caktuar evropianë duhet të heqin dorë nga ideja se ata që ndërtuan regjimin e përgjakshëm në Gjeorgji duhet të rikthehen në pushtet”, deklaroi Kobakhidze.

Liderët e partisë Ëndrra Gjeorgjiane i lidhin kritikat e Bashkimit Evropian dhe përfaqësuesve të tij me të ashtuquajturin "deep state", duke theksuar se “ashtu siç ka nevojë Gjeorgjia për Evropën, edhe Bashkimi Evropian ka po aq nevojë për Gjeorgjinë”. Diskutimet për rishikimin e bazës së udhëtimit pa viza me Gjeorgjinë nisën në BE që në vitin 2023, ndërsa një pjesë e punës u përfundua në vitin 2024.

Për më tepër, tash e disa muaj, mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe të shërbimit nga Gjeorgjia kanë nevojë për vizë për të hyrë në disa shtete të BE-së. Gjeorgjisë iu mundësua udhëtimi pa viza më 28 mars 2017, si rezultat i përmbushjes së kushteve të Planit të Veprimit./ REL

be gjeorgjia

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj