LIVE UPDATES
Bota

Tarifat e Trump/ Nga aeroplanët amerikanë tek makinat, lista e kundërmasave të BE ndaj SHBA është gati

Përgatitjet për masat përfshijnë një listë të produkteve industriale dhe bujqësore nga SHBA-ja për të cilat BE-ja mund të vendosë tarifa të reja nëse përpjekjet evropiane për të arritur një marrëveshje nuk japin fryte.

16 Korrik 2025, 09:06 Nga N.F
Tarifat e Trump/ Nga aeroplanët amerikanë tek makinat, lista e
Foto

SHBA- Bashkimi Evropian po përgatit kundërmasa shtesë që do të zbatohen për importet nga Shtetet e Bashkuara me vlerë 72 miliardë euro, pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi futjen e tarifave doganore. Kjo u deklarua nga Komisioneri evropian përkartës Marosh Shevçoviç, pas takimit të ministrave të Tregtisë në Bruksel.

Përgatitjet për masat përfshijnë një listë të produkteve industriale dhe bujqësore nga SHBA-ja për të cilat BE-ja mund të vendosë tarifa të reja nëse përpjekjet evropiane për të arritur një marrëveshje nuk japin fryte. Pas konsultimeve publike, lista u korrigjua edhe një herë.

Fillimisht, ajo përfshinte importet nga SHBA-ja në BE me vlerë deri në 95 miliardë euro. Shevçoviç nuk tha menjëherë se cilat produkte ishin lënë jashtë listës. Lista përmbante edhe produkte me vlerë më të mëdha, si aeroplanë amerikanë, makina dhe burbon.

Letra e Trump dhe një "dinamikë krejtësisht ndryshe"

Shevçoviç shprehu zhgënjim me paralajmërimin e Trumpit për të futur tarifa të reja importi prej 30 përqind për produktet nga BE-ja nga 1 gushti. "Ne kemi negociuar një marrëveshje bazë për javë të tëra dhe mendoj se jemi pothuajse afër marrëveshjes," tha ai. Njoftimi i Trumpit tani sjell "një dinamikë krejtësisht të ndryshme".

Në të njëjtën kohë, Shevçoviç paralajmëroi se zbatimi i planeve të Trumpit do të kishte pasoja drastike për tregtinë transatlantike. "Le të jemi të sinqertë: tarifat prej 30 përqind do të ishin praktikisht një embargo tregtare", tha ai duke shtuar se futja e tarifave të tilla do të kishte pasoja të konsiderueshme negative për të dyja palët.

Negociatat deri në fund të muajit

Komisioneri për Tregtinë theksoi se do të vazhdojë dialogun me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në mënyrë që të arrijë një marrëveshje deri më 1 gusht.

Nëse nuk arrihet marrëveshje, BE do të reagojë me kundërmasa serioze. Kundërmasat janë miratuar tashmë në rast se SHBA-ja nuk tërheq tarifat e reja për importet e çelikut dhe aluminit, të cilat u futën më parë në fuqi.

Sipas deklaratave të mëparshme të BE-së, tarifat e reja për eksportet amerikane me vlerë totale prej 21 miliardë eurosh mund t'u shtohen tarifave për mallrat dhe shërbimet me vlerë 72 miliardë euro.

Komisioni Evropian ka përgatitur së fundmi edhe kufizime për eksportin e mbetjeve të çelikut dhe produkteve kimike në SHBA me vlerë 4.4 miliardë euro.

Kërcënime për luftë tregtare

Shevçoviç duke folur për negociata të mëtejshme, tha se, pavarësisht letrës së Trumpit, ai ka përshtypjen se partnerët amerikanë janë gjithashtu të gatshëm të vazhdojnë bisedimet. Ai është i bindur se zgjidhja e arritur përmes negociatave është shumë më e mirë sesa tensionet që mund të lindin në rast të përshkallëzimit pas 1 gushtit. "Përndryshe kjo nuk do të përfundojë mirë", theksoi ai.

Ekonomia gjermane, e cila është fuqimisht e orientuar drejt eksportit, është veçanërisht e ndjeshme. Banka Federale Gjermane ka llogaritur se çdo e katërta punë në Gjermani varet nga eksportet. E eksporti ka shënuar rënie së fundi./DW

shba be tarifa

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë