LIVE UPDATES
Aktualitet

“Belgët vunë duart në kokë, kapën 16 ton kokainë…”/ Hoxha shpjegon fuqinë e organizatave kriminale shqiptare në botë

Hoxha i i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV tha se Shqipëria përmendet në mediat dhe raportet ndërkombëtare dhe se organizatat shqiptare sa vijnë dhe e rrisin rëndësinë e tyre në hierarkinë e krimit global.

15 Korrik 2024, 21:42 Nga E. D
“Belgët vunë duart në kokë, kapën 16 ton
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka bërë një analizë të krimit të organizuar shqiptar në botë. Hoxha i i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV tha se Shqipëria përmendet në mediat dhe raportet ndërkombëtare dhe se organizatat shqiptare sa vijnë dhe e rrisin rëndësinë e tyre në hierarkinë e krimit global. Gjithashtu Hoxha foli edhe për sasi të mëdha kokaine që trafikohen prej grupeve shqiptare, që kanë lënë pa fjalë edhe autoritetet e vendeve të huaja.

“Para dy javësh Ministri i Brendshëm ka qenë në një vizitë në New York dhe takoi kryetarin e bashkisë së New York-ut. Ai ka qenë vetë oficer policie dhe një pjesëtar që ka qenë në atë takim më tha që ndër sukseset që po paraqesin, ishin këto operacionet anti-kanabis, që kemi bërë namin sivjet dhe i tregonin filmime nga ajri të plantacioneve dhe operacioneve në tokë për t’i asgjësuar. Ai kishte mbetur i habitur, i kishte thënë, pse ju vazhdoni ta luftoni kanabisin? Kryetari i Bashkisë së New York… Ju vazhdoni akoma të harxhoni energji për këtë? Në SHBA kanë vdekur 107 mijë të rinj nga drogërat sintetike. Ne merremi me kanabisin nëpër male.

A është bërë kaq i dukshëm krimi i organizuar shqiptar? Është bërë i dukshëm dhe prezent thuajse në çdo raport ndërkombëtar në vitet e fundit. Me çdo koleg të huaj që më vjen këtu dhe ka interes për të investiguar. Në vendin që zëmë në mediat më të mëdha ndërkomëbtare.

Krimi i organizuar shqiptar në botë, flitet për mafia shqiptare. Unë mbetem te ideja që ne nuk kemi një mafia të mirëfilltë. Do të vemë një ditë, besoj se nuk është e largët dita. Kemi bërë hapa galopantë dhe sot jemi shumë të dukshëm dhe të ekspozuar, edhe më shumë seç jemi në të vërtetë, në mediat ndërkombëtare dhe raportet.

Vetëm kontaktet e fundit që kam patur, me institucione që merren me narkotrafikun dhe me sigurinë, të financuara nga Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA, thelbi i raporteve të tyre dhe informacionet që kërkonin ishte çfarë niveli është krimi i organizuar shqiptar në narkotrafik? Kryesisht në trafikun e kokainës, heroinës. A kanë hyrë shqiptarët te drogat sintetike?

Shqiptarët nuk janë më ata që kanë qenë para dhjetë vitesh. Kemi linjat tona ndërkombëtare të trafikut të kokainës, që është narkotiku që sjell pjesën e luanit në rang botëror. Kanë linjat e tyre, njerëzit e tyre në terren, kontroll në trafikun e shumicës, nga Amerika Latine drejt Europës, drejt Australisë, drejt SHBA, Afrikës. Këto janë të provuara, dosje gjyqësore.

Kemi shkuar në të gjithë këto kontinente, kemi të vrarët tanë atje, që janë narkotrafikantët tanë. Kemi marrë operacione që organizatat historike italiane mafioze na e kanë lejuar, se ata na e kanë dhënë në fillim dhe pastaj me shpirtin e aventurierit dhe të papërgjegjshmërisë, që nuk e vlerësojmë jetën, ndodhemi në këtë situatë.

Jemi në një moment kur nëse agjencitë tona, sot janë të papërgatitura dhe kanë mjete të pamjaftueshme për t’u përballur me krimin e organizuar në Shqipëri, organizatat kriminale shqiptare, që operojnë jashtë Shqipërisë, kemi organizata që kanë buxhet më të madh se Ministria e Brendshme. Nëse një organizatë kriminale të lëviz për pesë jave 32 ton kokainë, cfarë pret të të ndodhë?

Prokuroria federale belge kishte vënë duart në kokë. Një ngarkesë 16 ton u kap. 16 ton edhe sikur domate të mbledhësh në Lushnje, do ta marrin vesh deri në Levan, që ka ardhur një që mbledh domate. Jo më të mbledhësh dhe të bësh operacione të tilla me këto përmasa. Do të thotë se më përpara ke bërë operacione të tjera, ke dhënë garanci, siguri, ke treguar aftësi. Kolumbiani atje që ta jep ngarkesën, nuk është i çmendur, nëse nuk ka garanci që kjo ngarkesë, nuk shkon në destinacion.

Duke parë këto elementë, ndodhemi para këtij fakti. Kemi organizata kriminale që veprojnë në territorin e Shqipërisë, ose përdorin territorin e Shqipërisë, ose përdorin për të pastruar para. Kemi dhe organizata të reja, që kanë origjinën shqiptare, por janë rritur ndjeshëm dhe ende nuk i njohim. Sot, po të shohësh në mediat ndërkombëtare flitet për përmasa që nuk i dimë dhe nuk e kemi dëgjuar.

Parë në këtë prizëm, kemi një diferencim të tillë, organizata që operojnë jashtë vendit dhe nuk kanë lidhje përveç origjinës, kemi edhe organizata që operojnë në Shqipëri, investojnë në Shqipëri ose janë përfshirë në zhvillime që ndodhin në Shqipëri.

Këto që operojnë në Shqipëri, kanë lidhje me agjencitë e zbatimit të ligjit dhe administratën në Shqipëri. Nuk ka mundësi të operosh nëse nuk ke garanci. Ata që janë jashtë nuk u ka lidhur nevoja. Për shkak të sasive të mëdha që lëvizin, në Shqipëri bëhet shumë e dukshme nëse fut 10 milionë dollarë përnjëherë dhe nuk ka kompani biznesi apo lidhje të fortë në qeveri, nuk hyn dot të marrësh leje ndërtimi.

Kur dy grupe shqiptare kanë paguar 5 milionë dollarë për fushatën e presidentit të kaluar të Ekuadorit, e kupton se çfarë e kanë ata Shqipërinë? Sa duhen në Shqipëri për të vendosur rezultatin e zgjedhjeve? Këtu luhet për 7-8 mandate”, tha Hoxha.

artan hoxha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj