15 Korrik 2024, 16:03
Nga S.B
njoftimi i AMP
LEZHË- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar një ish-oficer policie në Lezhë. Mësohet se ish-oficeri i policisë Klisman Nikolli 29 vjeç, para dy vitesh u shpall në kërkim nga AMP pasi kishte lejuar kultivimin e kanabisit në fshatin Ungrej të Lezhës.
Ndaj Nikollit rëndon akuza për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Njoftimi i Plotë:
Lezhë
Vijon vetëpastrimi në Policinë e Shtetit, AMP arreston ish-oficerin e policisë
Pas hetimeve të thelluara nën drejtimin e Prokurorisë, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë ndaj ish-oficerit të policisë K.N., 29 vjeç, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Dy vite më parë ish-oficeri K.N. u shpall në kërkim nga AMP, pasi dyshohej se gjatë ushtrimit të detyrës në Komisariatin e Lezhës, ka lejuar kultivimin e kanabisit në zonën e Njësisë Administrative Ungrej.
Lufta kundër kultivimit të kanabisit, parandalimi dhe goditja e paligjshmërive në rradhët e policisë së shtetit vazhdon në mënyrë sistematike, intensive, me një bashkëpunim të të gjithë institucioneve ligjzbatuese.
amp lezhe shperdorim detyre
Aktualitet
15 Korrik 2024, 15:43
I.A
Dritan Dajti
ELBASAN- Seanca në gjykatën e Elbasanit për lirinë e Dritan Dajtit është shtyrë. Shkak për kë...
Aktualitet
15 Korrik 2024, 15:22
M.B
Foto ilustruese
LIBOHOVA- Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka parashikuar të ndërhyrje në rrugën e degraduar Fusha e Çajupit – ...
Aktualitet
15 Korrik 2024, 15:15
S.B
foto ilustruese
GREQI- Arrestohen dy shqiptarë në lindje të Selanikut në Greqi. Mësohet se dy 34-vjeçarët nga Shq...
Aktualitet
15 Korrik 2024, 14:59
Enkeleda Memisha
enkeleda memisha
Shqipëria është shfaqur si një destinacion i preferuar në Europë i krahasuar me destinacionet më në...
Aktualitet
15 Korrik 2024, 13:47
I.A
Dritan Dajti
ELBASAN- Seanca e radhës në Gjykatë për vrasësin e 4 efektivëve të policisë, Dritan Dajti ës...
Aktualitet
15 Korrik 2024, 13:54
S.B
pamje nga sekuestrimi
KRUJË- Arrestohet në flagrancë një 32-vjeçar në Krujë. Mësohet se 32-vjeçari O...
Aktualitet
15 Korrik 2024, 13:47
S.B
foto ilustruese
TIRANË- Përkeqësohet gjendja shëndetësore e 42-vjeçarit të gjetur mëngjesin e sotëm t&e...
Aktualitet
15 Korrik 2024, 13:30
S.B
foto ilustruese
ZVICËR- Arrestohet një 39-vjeçar shqiptar në hyrje të Zvicrës. Mësohet se 39-vjeçari ë...
Aktualitet
15 Korrik 2024, 12:40
S.B
foto ilustruese
SHKODËR- Procedohen tre të mitur në Shkodër. Mësohet se të miturit të moshave 17, 16 dhe 14 vje&cce...
Aktualitet
15 Korrik 2024, 12:16
S.B
Xhovana dhe Nuredin
ELBASAN- Janë zbuluar detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e djeshme në E...