LIVE UPDATES
Aktualitet

VOA: Qëndrime kritike nga UNESCO mbi Beratin dhe Gjirokastrën për autoritetet shqiptare, ja çfarë thuhet

Projekt vendimet për Butrintin, Gjirokastrën dhe Beratin të bëra publike nga UNESCO flasin për një seri detyrimesh të papërmbushura nga Shqipëria dhe për shqetësime nga organizata botërore për një seri çështjesh.

15 Korrik 2024, 19:41 Nga M.B
VOA: Qëndrime kritike nga UNESCO mbi Beratin dhe Gjirokastrën për
Berati

TIRANA- Autoritetet shqiptare pritet të përballen me kritika të forta në Komitetin e Trashëgimisë Botërore të UNESCOS që mbahet këtë muaj në Indi. Projekt vendimet për Butrintin, Gjirokastrën dhe Beratin të bëra publike nga UNESCO flasin për një seri detyrimesh të papërmbushura nga Shqipëria dhe për shqetësime nga organizata botërore për një seri çështjesh.

Komiteti i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s që mblidhet gjatë këtij muaji në Indi në sesionin e 46-të, pritet t`u drejtojë autoriteteve shqiptare kritika të forta për menaxhimin e Butrintit, Gjirokastrës, Beratit dhe Ohrit që janë përfshirë në listën e pasurive botërore.

Projekt-vendimet e Komitetit të UNESCOS janë bërë të njohura deri tani për Butrintin si dhe për Beratin dhe Gjirokastrën, si pasuri të trashëgimisë në seri, ndërkohë që projektvendimi për Ohrin ende nuk është publik. Misionet e mëparshme të UNESCOS kanë qenë tejet kritike si ndaj palës shqiptare edhe atë maqedonase edhe për Ohrin, sidomos për moskontrollin e ndërtimeve pa kriter buzë liqenit.

UNESCO thotë në projekt-vendimin për Gjirokastrën dhe Beratin, se “ vëren me keqardhje se, pavarësisht kërkesave të mëparshme, Shqipëria nuk ka zbatuar plotësisht projektin për zhvillimin e Planit të Menaxhimit në bashkëpunim me sektorin qeveritar dhe civil, financuar nga Fondi i Trashëgimisë Botërore”.

“Shqipëria duhet të përditësojë Planin e Menaxhimit si një çështje me përparësi duke marrë parasysh komentet dhe rekomandimet e bëra tashmë nga Organet Këshillimore dhe duke përfshirë në mënyrë aktive autoritetet vendore të Beratit dhe Gjirokastrës”, thotë UNESCO.

UNESCO u kërkon autoriteteve shqiptare të paraqesin një projekt parafinal të planit të menaxhimit , i cili do të shërbejë si bazë për ndonjë ndihmë të mëtejshme nga Qendra e Trashëgimisë Botërore dhe Organet Këshillimore.

Shqipëria në raportin e saj në shkurt të këtij vitit të dorëzuar në UNESCO tha se nuk kishte arritur të përfundonte Planin e Menaxhimit për Beratin dhe Gjirokastrën, pasi grupi që punonte për dokumentin u zhvendos i tëri nga Ministria e Kulturës në një ministri tjetër.

UNESCO kishte financuar autoritetet shqiptare për Planin e Menaxhimit të Beratit dhe Gjirokastrës me rreth 30 mijë dollarë. Planet e Menaxhimit janë dokumente startegjike për monumentet e trashëgimisë botërore dhe vendet kanë detyrimin t`i hartojnë dhe t`i zbatojnë ndërkohë që në rastin e Gjirokastrës dhe Beratit prej katër vitesh autoritetet nuk kanë arritur të finalizojnë një Plan Menaxhimi.

UNESCO thotë më tej në projekt-vendimin që do të shqyrtohet nga Komiteti i Trashëgimisë Botërore në Indi se “vëren me keqardhje përfundimin e ndërtimit të rrugës së bypass-it të Gjirokastrës pa zbatuar kërkesat e UNESCOS, dhe për këtë arsye i kërkon Shqipërisë që të kryejë urgjentisht një vlerësim të plotë të pavarur të ndikimit të projektit në trashëgiminë e Gjirokastrës dhe ta dorëzojë në Qendrën e Trashëgimisë Botërore për shqyrtim nga Organet Këshillimore”.

UNESCO i kërkon Shqipërisë të ndërmarrë një studim të integruar për të vlerësuar ndikimin e projekteve të shumta të infrastrukturës dhe zhvillimit dhe t'ia dorëzojë atë UNESCOS për shqyrtim nga organet këshillimore. Ndërkohë UNESCO në projekt-vendim thotë se mirëpret angazhimin e Shqipërisë për të përmirësuar rregulloret e urbanistikës së Beratit dhe të Gjirokastrës, por kërkon të qartësohen ndërlidhjet ndërmjet Planit të Menaxhimit të Integruar dhe planeve të veçanta për ruajtjen mbrojtjen dhe administrimin e qendrave historike të dy qyteteve.

Së fundi, UNESCO i kërkon Shqipërisë që t'i paraqesë Qendrës së Trashëgimisë Botërore, deri më 1 shkurt të vitit 2025, një raport të përditësuar mbi gjendjen e ruajtjes dhe zbatimin e kërkesave të misioneve të UNESCOS , i cili do merret për shqyrtim nga Komiteti i Trashëgimisë Botërore në sesionin e tij të 47-të.

Analiza dhe përfundimet e UNESCOS që shoqërojnë projekt-vendimin për Gjirokastrën dhe Beratin pohojnë se “as përparim i mjaftueshëm dhe as thelbësor nuk është raportuar në zbatimin e rekomandimeve të misionit Monitorues Reaktiv të Qendrës së Trashëgimisë Botërore/ICOMOS/ICCROM në vitin 2021 dhe ritheksohet kërkesa drejtuar Shqipërisë që t'i zbatojë ato plotësisht”.

“Shqipëria duhet nxitur t'i zbatojë plotësisht këto rekomandime, me vëmendje të veçantë ndaj atyre të theksuara në vendimin e mëparshëm të Komitetit”, thotë UNESCO.

UNESCO thotë në analizën e saj se detajet e projekteve të zhvillimit që mund të kenë ndikim në vlerat universale të Beratit dhe Gjirokastrës nuk janë dorëzuar nga autoritete shqiptare për shqyrtim nga Organet Këshillimore të UNESCOS.

UNESCO i kërkon Shqipërisë që të paraqesë gjithashtu detajet e projekteve në Qendrën e Trashëgimisë Botërore për shqyrtim përpara çdo miratimi ose vendimi të pakthyeshëm. UNESCO i kërkon Shqipërisë të vazhdojë përpjekjet për të kufizuar shfaqjen e aktiviteteve të ndërtimit të paligjshëm në qendrat historike të Gjirokastrës dhe Beratit.

UNESCO në analizën e saj ka vlerësuar ndërkaq progresin e bërë në përmirësimin e gjendjes së ruajtjes dhe mbrojtjes nëpërmjet nismës së Bonusit të Rijetëzimit dhe në përmirësimin e rregulloreve urbanistike të Qendrave Historike të Beratit dhe Gjirokastrës.

Gjirokastra u përfshi në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s më 15 korrik të vitit 2005 dhe më 8 korrik të vitit 2008 u përfshi si një pasuri e trashëgimisë në seri edhe Berati.

Autoritetet shqiptare të kulturës dhe mjedisit njoftuan dy javë më parë se zhvilluan në selinë qendrore të UNESCO-s në Paris takime me nivelin më të lartë të drejtuesve të trashëgimisë botërore për të dakordësuar një plan pune dhe protokoll teknik bashkëpunimi me UNESCON.

“Dakordësuam një plan pune dhe protokoll shumë të mirë teknik, por edhe politik për të qenë gjithmonë e më afër me njëri-tjetrin, në të gjitha sfidat që na presin”, tha pas takimeve me përfaqësusit e UNESCOS ministri i Kulturës, Ekonomisë dhe Inovacionit Blendi Gonxhja.

Ndërsa ministrja e Mjedisit, Mirela Kumbaro tha se “zhvillimi i qëndrueshëm i turizmit kalon përmes dy pasurive më të mëdha që ka Shqipëria, natyrës dhe trashëgimisë kulturore”. “ Këtë konfirmim ne e morëm këtu në selinë e UNESCO-s në Paris”, tha zonja Kumbaro./ VOA

unesco

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj