LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Kurban Bajrami/ Besimtarë falin namazin në sheshin 'Skënderbej'! Bujar Spahiu- të rinjve: Mos u largoni nga vendi

• Besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban Bajramin. • Mijëra qytetarë të besimit mysliman falën mëngjesin e kësaj të shtune Kurban Bajramin në sheshin ‘Skëndërbej’. • Sipas fesë islame, rituali dhe festa e Kurban Bajramit fillon me faljen e tij herët në xhami, vazhdon me prerjen e kurbanit për atë që ka mundësi dhe shpërndarjen e mishit për njerëzit në nevojë, duke mbaruar me vizitat në të afërm, fqinj, shokë e miq.• Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë besimtarët për festën. •Kreu i KMSH, Bujar Spahu i bëri thirrje besimtarëve që kush ka mundësi le të presë Kurban, ndërsa një thirrje e kishte edhe për të rinjtë kur u bëri apel që të mos e braktisin vendin. • Kurban Bajrami është një nga dy festat islame të cilën e kremtojnë myslimanët në mbarë botën, tjetri është Fitër Bajrami. Festa, sipas traditës islame, nderon gatishmërinë e Ibrahimit të flijojë djalin e tij si vepër e nënshtrimit ndaj urdhrit të Zotit, para se Zoti të ndërhyjë, përmes engjëllit të tij Xhebrailit dhe të njoftojë Ibrahimin se flijimi i tij ishte pranuar tashmë. 

3 artikuj për këtë temë.

4 VITE ME PARE

Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin në Durrës, dhjetëra qytetarë falën namazin

Kurban Bajrami/ Besimtarë falin namazin në sheshin
Namazi

DURRËS- Besimtarët myslimanë po festojnë Kurban Bajramin, festën që simbolizon dashurinë dhe devotshmërinë e njeriut ndaj Zotit. Që në orët e para të mëngjesit besimtarët myslimanë në Durrës iu drejtuan Xhamisë së Madhe të qytetit dhe xhamive të tjera pranë zonave të banimit ku kanë falur namazin e kësaj dite të veçantë dhe më pas kanë shkëmbyer mesazhe solidariteti dhe dashurie me njëri-tjetrin.

Pas faljes së namazit në xhami, besimtarët u shpërndanë për të festuar me familjet dhe të afërmit e tyre.

4 VITE ME PARE

Kurban Bajrami/ Kreu i KMSH-së për të rinjtë: Rrini larg tundimeve, mos e braktisni Shqipërinë

Kurban Bajrami/ Besimtarë falin namazin në sheshin
Falja

TIRANË- Besimtarët myslimane kanë falur këtë mëngjes Kurban Bajramin në sheshet qendrore dhe xhamitë në të gjithë vendit. Nga sheshi “Skënderbej” në Tiranë, kreu i KMSH, Bujar Spahiu ka uruar festën e Kurban Bajramit. Pas faljes së namazit për Kurban Bajramin Spahiu ka bërë një apel për rininë shqiptare. Ai i ka kërkuar të rinjve shqiptarë mos të largohen nga Shqipëria dhe të ndërtojnë të ardhmen e tyre në vendin e tyre, ndërsa Iika këshilluar të qëndrojnë larg tundimeve të kota.

“Gëzuar e për shumë vite festen e Kurban Bajramit kushdo qe e feston! Vetëm te mira paçi gjithmonë bashkë me njerëzit e tu të zemrës! Kjo ditë është dita kur duhet të jemi të njerëzishëm me njëri-tjetrin. Njeriu është vepër madhështore e Allahut dhe mjerë për atë që e çmon nderin e tij. Zbutni zemrat me njëri-tj, ruani veten nga ligësitë dhe padrejtësitë, mos u bëni lakmitarë. Edukoni fëmijët me moral të pastër. Investoni që të pajisën me dije. Ktheni vëmendjen nga prindërit ,ë sëmurët të varfrit. Kam një apel për rininë që është shumë e rëndësishme në jetë e kësaj bote. Pajisuni me moral të bukur. Kthejini sytë nga Zoti, rrini larg tundimeve të kota. Mos ikni nga vendi. Projektoni të ardhmen këtu, në vendin tuaj. T’I shpëtojmë individualizmit të kohës. Të bëhemi altruistë. Të sakrifikojmë nga e mira individuale për të mirën e përbashkët”, tha kreu i KMSH, Bujar Spahiu.

4 VITE ME PARE

Sot Kurban Bajrami, Rama uron besimtarët myslimanë: Gëzuar festën

Kurban Bajrami/ Besimtarë falin namazin në sheshin
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit. Ai ka ndarë pamjet nga Xhamia e re e Ballies në Elbasan, aty ku mëngjesin e sotëm besimtarët kanë kryer lutjen.

'GËZUAR KURBAN BAJRAMIN me faljen e besimtarëve për herë të parë në Xhaminë e re të Ballies në Elbasan'- shkruan Rama në Facebook. 

E sotmja është një festë shumë e rëndësishme për besimtarët myslimanë, kremtimi i Kurban Bajramit. Mijëra besimtarë myslimanë falën Kurban Bajramin mëngjesin e sotëm në sheshin 'Skëndërbej' në Tiranë, ndërkohë që mijëra të tjerë pothuajse në të gjitha xhamitë e vendit. 

festa e kurban bajramit

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet