LIVE UPDATES
Aktualitet

“Beteja për 20 përqindëshin”

Ky prezantim, i moderuar në formën e një forumi prej gazetarit Aleksandër Çipa, u zhvillua në praninë e ish-presidentëve të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu dhe Bamir Topi, të nënkryetares së Kuvendit, Ermonela Felaj, të një grupi parlamentarësh të mazhorancës dhe të opozitës, të akademikëve, të studiuesve të historisë, të përfaqësuesve të klerit dhe të qarqeve diplomatike.

11 Tetor 2023, 12:39 Nga Dosja.al

“Beteja për 20 përqindëshin”

Ditën e djeshme, u prezantua botimi i titulluar “Beteja për 20 përqindëshin”, nën autorësinë e profesorit të asociuar në Marrëdhënie Ndërkombëtare, Ardit Bido.

Ky prezantim, i moderuar në formën e një forumi prej gazetarit Aleksandër Çipa, u zhvillua në praninë e ish-presidentëve të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu dhe Bamir Topi, të nënkryetares së Kuvendit, Ermonela Felaj, të një grupi parlamentarësh të mazhorancës dhe të opozitës, të akademikëve, të studiuesve të historisë, të përfaqësuesve të klerit dhe të qarqeve diplomatike.

Libri i referohet tematikës së vetidentifikimit etnik, të përqindjes së pakicave greke në Himarë dhe në Konispol, si edhe të  ndërhyrjeve të huaja potenciale në procesin e censit të popullsisë dhe të banesave, që përbën ngjarjen statistikore më të rëndësishme të vendit. Në panelin e diskutimit, krahas autorit, morën pjesë Prof. Dr. Ksenofon Krisafi, ish-ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Prof. Dr. Paskal Milo, Prof. Dr. Irakli Koçollari, Prof. Dr. Eva Hyskaj dhe Prof. Dr. Fatmir Mema.

“Beteja për 20 përqindëshin”

Në fjalën e marrë autori shpjegoi se shtysa për realizimin e këtij studimi ishte identifikimi i grupimeve të caktuara të popullsisë shqiptare me identitet fluid.

“Fluiditeti i identitetit etnik është një koncept shkencor, shumë pak i trajtuar në Ballkan, nuk është vetëm tek ne. Në Ballkan është shumë pak i trajtuar, ku ne lidhim automatikisht popullsinë me origjinën. Për të dalë rrjedhimisht në përfundime statistikore të besueshme, të cilat na japin një ide më të qartë se sa janë individët që ndihen në një etni të caktuar”, tha Bido.

Ai theksoi riskun e vetëdeklarimit të rremë në censusin 2023, siç ka ndodhur në një fshat në censusin e vitit 2011, duke rrëfyer implikimet politike që do të kishte Shqipëria nëse artificialisht numri i pakicës greke tejkalon 20%, që statistikisht është e pamundur edhe përmes vetëidentifikimit.

Më tej, Bido u ndal në çështjen e vetëidentifikimit etnik, duke pohuar se libri ka përfshirë në trajtesë qasjen klasike primordialiste dhe atë moderniste, me qëllim pasqyrimin sa më objektiv të problematikës.

“Unë nuk i përkas vetë shkollës primordialiste, unë nuk besoj se ato që kemi të regjistruar në gjendje civile janë të sakta. Por, unë në libër i qëndroj në mënyrë shumë të qartë të gjitha koncepteve, qoftë primordialiste, qoftë moderniste të vetëidentifikimit”.

Krisafi theksoi se përgjegjësia për vetëdeklarim objektiv i përket organeve shtetërore.

“Nuk mund të thuash ti që unë jam kinez, tajlandez se kështu më mbushet mendja mua tani, por duhet objektivisht të vërtetosh dhe kjo është detyrë e shtetit, në këtë rast e zyrave civile dhe të autoriteteve të tjera që janë të ngarkuara me këtë çështje” shprehu Krisafi.

Në vijim të diskutimit Milo nënvizoi se problematikat e adresuara në libër duhet të gjejnë zgjidhje nga elitat politike dhe akademike.

Ne duhet të jemi realistë mbi disa realitete lokale, veçanërisht në tre fshatrat greqishtfolëse të Bashkisë Himarë dhe duhet të nisemi gjithnjë nga parimet e Konventës Kuadër për Pakicat” tha Milo.

Profesori Koçollari këtë botim e cilësoi si një hap mjaft të rëndësishëm për vendin. Gjatë diskutimit, në fjalën e tij Koçollari tha: “Deri tani në realin e studiuesve shqiptarë nuk ka qoftë edhe një të vetëm që të jetë marrë me çështjet nacionale, të origjinës së kombit tonë, në mënyrë specifike të identitetit nacional të shqiptarëve. Sigurisht, kjo nuk është e vetmja zgjidhje, e fundit dhe përfundimtare në atë që ka bërë. Ky është një hap, është siç thonin dhe latinët e lashtë ‘një dallëndyshe’”.

Pyetësori duhet të shtrohej në debat për mendimin tim, me studies, me grupe studiuesish të fushave të ndryshme, pasi kemi studiues shumë të mirë dhe pastaj do të dinim nëse duhet të ishin apo jo këto dy pyetje” tha mes të tjerash Prof. Dr. Fatmir Mema.

Prof. Dr. Eva Hykaj vlerësoi që ky botim do të jap ndihmesë dhe kontribut në njohjen e problematikave të shqyrtuara. “Duke u ndikuar nga politika, njerëzit vetëndjehen, vetëdeklarohen rrejtazi ose jo. Normalisht, nëse kjo është çështje e përditshmërisë, ose nëse është e pritur të ndodhë, njerëzit do ta kuptojnë më mirë nëpërmjet botimit të Arditit” shprehu në diskutim Prof. Dr. Eva Hykaj.

Në përmbyllje të forumit, Çipa çmoi se përmes këtij botimi faktik, kontribuohet në rikthimin e “Shqipërisë e mendimit”.

“Shqipëria, në rastin konkret, përmes akteve dhe natyrisht forumeve të tilla, të rikthejë atë që quhet senteca e Branko Merxhanit, Shqipërinë e mendimit. Arditi jep një kontribut për të rikthyer përmes të dhënave dhe fakteve logjike, Shqipërinë e mendimit” përfundoi ai.

ardit bido


Sondazh

Poll

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët