LIVE UPDATES
Aktualitet

BIRN: Byrektoret e Tiranës, ‘streetfood’ me shije shqiptare

Puna në byrektore kërkon përkushtim dhe orare të zgjatura, pasi kërkesa për byrekë është e madhe.

9 Shtator 2022, 23:02 Nga DOSJA
BIRN: Byrektoret e Tiranës, ‘streetfood’ me shije shqiptare
Byrektore, Tiranë

TIRANË- Dikur byrektoret gjendeshin në çdo cep të kryeqytetit, por me hapjen e furrave dhe dyqaneve të mëdha të prodhimeve të brumit, ato po rrallohen gjithnjë e më shumë. Pranë tyre aroma e pjekjes së brumit tundon paletën dhe ndjell oreksin. Byrektoret zakonisht ndodhen në dyqane të vogla që karakterizohen nga një banak prej druri në hyrje dhe një  dhomë apo korridor i ngushtë në pjesën e prapme ku bëhet përgatitja e brumit dhe pjekja e tij.

Pranë zonës së ish-stacionit të trenit në Tiranë, në anë të rrugës kryesore ndodhet një prej byrektoreve të hershme të kryeqytetit.“Kemi 13 vjet që e kemi dyqanin, ndërsa unë vetë kam 20 vite në këtë profesion”, tha njëra prej mjeshtreve të byrekut tek byrektore “Alba Red”.Stafi i byrektores “Alba Red” i tha BIRN se klientët kryesisht kërkojnë byrekët tradicionalë që njihen ndryshe si “ byrekët trekëndësh”. “Shesim rreth 450 byrekë nga këto në ditë. Përveç tyre gatuajmë dhe byrekë të mëdhenj apo pite”, tha punonjësja e byrektores.Sipas furrtareve klientët konsumojnë më shumë byrekët  të mbushur gjizë, ato me qepë dhe domate.

Puna në byrektore kërkon përkushtim dhe orare të zgjatura, pasi kërkesa për byrekë është e madhe.

“Ne punojmë nga ora gjashtë e mëngjesit deri në orën dhjetë të darkës, por ngarkesa më e madhë është deri në orën dy të drekës”, i tha BIRN furrëtarja e byrektores “Alba Red”.

Me duart që i shkëlqejnë nga vaji i gatimit, ajo tregon se pjekja është një punë e lodhshme dhe se shpeshherë ata e kanë të vështirë të përballojnë kërkesën e madhe për byrekë gjatë orëve të ndryshme të ditës.

Edhe pse punojnë mbi 12 orë në ditë, stafi i byrektoreve punon me pasion dhe disa prej tyre shprehen se gatimi është art më vete.

Një tjetër byrektore që operon prej vitesh ndodhet pranë Postës Qëndrore në kryeqytet.

“Kjo byrektore ka mbi 15 vjet. Në fillim unë punoja këtu për pronarin, pastaj e mora vetë në menaxhim, dhe tani e kemi kthyer në biznes familjar”, i tha BIRN pronarja aktuale e byrektores së vogël.

Zonja punon në biznesin e familjes së bashku me të ëmën dhe me të bijën.

Ajo e nis punën që në orën gjashtë të mëngjesit, në mënyrë që produket e brumit të jenë gati për shitje në orën shtatë.

“Ne kemi shumë klientë, të rinj dhe të vjetër. Ndonjëherë e kam të vështirë t’ia dal dhe po kërkoj dhe një ndihmëse tjetër përveç vajzës dhe mamit”, pranon ajo.

Me rritjen e çmimeve edhe byrekët janë shtrenjtuar, por byrekët tradicionalë trekëndësh kanë mbetur ekonomikë dhe të shijshëm.

Byrekët e mëdhenj një mijë lekësh nuk kanë kurrë shijen e byrekëve të vegjël trekëndësh”, thotë pronarja e një byrektoreje pranë zonës së Shallvareve në Tiranë.

“Kërkesa për këto byrekë do të jëtë përherë e lartë”, i tha ajo BIRN, teksa i shërben klientëve që presin në rradhë.

“Unë kam 13 vjet që e kam hapur këtë biznes. Punojmë të gjithë si familje këtu”, përfundoi pronarja e byrektores.

Marrë nga BIRN

tirane byrektore ne tirane


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj