LIVE UPDATES
Aktualitet

BIRN/ Koncesioni i Rinasit: terminal i mbingarkuar, çmime të kripura dhe fitime marramendëse

Aeroporti ndërkombëtar ‘Nënë Tereza’ në Rinas, koncesioni që u zgjat me 13 vjet pa garë nga qeveria e kryeministrit Edi Rama, njoftoi pak ditë më parë udhëtarët që të paraqiten në terminal tre orë para fluturimit. Por ndërsa qytetarët udhëtojnë në mjedise të mbingarkuara, kompania koncesionare depozitoi raportin vjetor financiar në QKB, ku tregohet se fitimet neto të saj arritën në shifrën marramendëse prej 31 milionë eurosh, gati tre herë më shumë se sa kapitali aksioner.

17 Gusht 2023, 22:01 Nga Gjergj Erebara

BIRN/ Koncesioni i Rinasit: terminal i mbingarkuar, çmime të kripura

TIRANË- ‘Tirana International Airport' Sh.p.k, kompania koncesionare që menaxhon aeroportin ndërkombëtar të Tiranës, rriti të ardhurat e veta në nivelin rekord prej 8.3 miliardë lekësh ndërsa realizoi fitime neto prej 3.1 miliardë lekësh gjatë vitit 2022, bëhet e ditur nga të dhënat financiare të kompanisë të depozituara në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Sipas të dhënave, kompania rriti të ardhurat me 48% duke përfituar nga shtimi i volumit të fluturimeve ndërsa fitimet u rritën me 87%. Sipas vendimit të aksionerit të vetëm, Shefqet Kastrati, 27 milionë euro nga fitimet neto të vitit 2022 kalojnë si divident për pronarin ndërsa 2.4 milionë i lihen kompanisë.

Të dhënat historike financiare të kompanisë tregojnë se shqiptarët kanë paguar mes viteve 2009 dhe 2022 mbi 600 milionë euro për menaxhimin e aeroportit ndërsa aksionerët e ndryshëm të kompanisë kanë fituar gjatë kësaj periudhe gati 190 milionë euro.

Shefqet Kastrati është pronari i shumë kompanive me aktivitete në fusha të ndryshme, nga tregtia e karburantit te turizmi apo ndërtimi. Përveç koncesionit të aeroportit të Rinasit ai kontrollon dhe kontratëm e koncesioneve të të autostradës Rrëshen-Kalimash, si dhë është i lidhur me kompaninë që ka marrë në koncesion aeroportin e Kukësit.

Çmime të larta, shërbim i mbingarkuar

Qeveria socialiste e ish-kryeministrit Fatos Nano nënshkroi kontratën e parë koncesionare të aeroportit me një konsorcium të përbërë nga dy kompani gjermane dhe Fondi Shqiptaro-Amerikan i Ndërmarrjeve. Kompania u shit disa herë dhe aksionerët e saj dolën vazhdimisht me fitime të stërmëdha, pasi investuan një kapital themeltar minimal prej më pak se 10 milionë eurosh, ndërsa paguan me kredi dhe me të ardhurat investimet për ndërtimin e një terminali të ri.

Të ardhurat dhe fitimet e kompanisë u rritën në mënyrë progresive ndërsa shqiptarët fituan të drejtën për të lëvizur pa viza në zonën Shengen dhe numri i turistëve të huaj u rrit gradualisht. Në vitin 2010, të ardhurat e kompanisë ishin 4.1 miliardë lekë ndërsa fitimet ishin 1.2 miliardë. Në vitinn 2015, të ardhurat u rritën në 4.9 miliardë ndërsa fitimet arritën në 1.6 miliardë.

Kompania nuk pësoi vit me humbje as në vitin 2020, vit kur për pjesën më të madhe të kohës, fluturimet ajrore u pezulluan për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri. Sipas të dhënave financiare, aeroporti i Rinasit pati 3.2 miliardë lekë të ardhura dhe 529 milionë lekë fitime.

Në të njëjtën kohë, një kompani kineze që e kishte blerë aeroportin më parë, vendosi ta shesë atë të kompania Kastrati për 70 milionë euro. Blerja shkaktoi çudi për shkak se kontrata koncesionare mbaronte në vitin 2027, sipas një shtese kontrate të bërë nga qeveria “Rama”.

Por menjëherë pas blerjes, qeveria “Rama” propozoi në Kuvendin e Shqipërisë zgjatjen e kontratës së koncesionit në 35 vjet, zgjatje kjo që u bë pa garë dhe në dëm të interesave të qytetarëve, të cilët janë teorikisht pronarë fundorë të aeroportit.

Ndërsa numri i udhëtarëve u rrit, kompania koncesionare duket se ka bërë investime të pamjaftueshme për të përballuar fluksin shtesë ndërsa pak ditë më parë, njoftoi udhëtarët se duhej të paraqiteshin tre orë para fluturimit, nga dy orë që është standardi normal kudo nëpër botë. Koncesioni aktual skadon në vitin 2039. Sipas normës aktuale të fitimeve, shtesa e kontratës së miratuar nga maxhoranca socialiste do t'i kushtojë shqiptarëve edhe minimalisht 500 milionë euro të tjera.

Marrë nga Reporter.al

koncesioni i rinasit

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet