LIVE UPDATES
Aktualitet

BIRN: Ndotja minerare rrezikon statusin e UNESCO-s për liqenin e Ohrit

Në liqenin e Pogradecit, mbetjet e vjetra minerare dhe kontratat aktuale koncesionare vazhdojnë të ndosin ekosistemin si dhe të vënë në rrezik statusin e trashëgimisë natyrore botërore, përkundër rekomandimeve të UNESCO-s.

22 Janar 2023, 19:02 Nga DOSJA
BIRN: Ndotja minerare rrezikon statusin e UNESCO-s për liqenin e Ohrit
Ohri

TIRANË- Liqeni i Ohrit është ndër më të vjetrit në Europë, me një biodiversitet të larmishëm dhe habitat natyror për gati 300 specie endemike. Falë vlerave unike natyrore dhe kulturore, edhe pjesa shqiptare e liqenit iu bashkua listës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s në vitin 2019. Por ekosistemi i liqenit kërcënohet nga mijëra tonelata mbetje minerare, të cilat gjenden ende buzë liqenit apo të shpërndara në kodrat përreth tij.

UNESCO e konsideron aktivitetin e shfrytëzimit minerar të papajtueshëm me trashëgiminë botërore dhe i rekomandoi Shqipërisë gjatë një misioni monitorimi në vitin 2020 që të zhvendoste dhe të rehabilitonte në mënyrë urgjente një dampë minerare buzë liqenit si dhe të siguronte mbylljen e përhershme të çdo aktiviteti minerar me ndikim në këtë pasuri.

Dy vjet pas këtij rekomandimi, autoritetet shqiptare vazhdojnë të bëjnë një sy qorr. Gani Bego, specialist i administratës së zonave të mbrojtura në Pogradec e konsideroi çështjen e mbetjeve minerare një problem të mbartur ndër vite, ndërsa theksoi se katër kompani vazhdojnë të kryejnë aktivitet minerar në vijën e liqenit të Pogradecit.

“Ky aktivitet fatmirësisht vitet e fundit ka pësuar rënie, por ka ende disa subjekte që vazhdojnë aktivitetin. Janë subjekte që shfrytëzojnë në karrierë dhe ka reshjet e shiut, metalet e rënda të këtij aktiviteti përfundojnë lehtësisht në liqen,” tha Bego.

“Ne si Administratë e Zonave të Mbrojtura kemi ushtruar dhe kontrolle, kemi mbajtur aktet e konstatimit në disa subjekte dhe kjo është detyra jonë, të mbajmë aktet e konstatimit,” shtoi ai.

 Sipas ekspertit të mjedisit, Arjan Merolli, mbetjet minerare kanë shkaktuar ndotje ekstreme të liqenit, me norma shumë herë më të larta se ato të Bashkimit Europian. Merolli shton se mbetjet e metaleve të rënda gjenden tashmë në organizmin e tre peshqeve më të njohur komercialë të këtij liqeni –koranit, belushkës dhe krapit.

“Në rast se nuk marrim masa me këto mbetje minerare në formë shllamesh, që janë shumë të rrezikshme, do të humbasim me kalimin e kohës kriteret për të cilat ky rajon është shpallur si trashëgimi natyrore botërore. Duke qenë në dimensione shumë të vogla, këto masa e dëmtojnë shumë faunën e liqenit, sepse bëhen ushqim për llojet e ndryshme të peshqve në liqenin e Ohrit,” thotë Merolli.

Bashkia e Pogradecit pretendon se po punon për zbatimin e rekomandimeve të UNESCO-s dhe sipas saj, pjesa më e madhe e mineraleve është pastruar.

“Një ndër problematikat e listuara nga UNESCO është dampa e mineraleve në Gurin e Kuq, një vënddepozitim mineralesh që është prej shumë kohësh atje. Pjesa më e madhe e saj është evaduar dhe pastruar dhe jemi në bashkëpunim me Ministrinë e Energjitikës për të hequr dhe pastruar edhe pjesën tjetër të kësaj mase materialesh,” tha nënkryetari i Bashkisë së Pogradecit, Paskalino Zyko.

Megjithatë, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës tha në përgjigje të një kërkese për të drejtë informimi se dampa të tjera në zonën e liqenit janë duke u shfrytëzuar nga dy kompani koncesionare përmes lejeve të shfrytëzimit, që pritet të zgjasin deri në vitin 2026.

“Këto dy leje minerare përcaktojnë se nuk shfrytëzohet mineral në vendburim, por përdoret gjendja e stokut. Lejet e dhëna kanë si objekt shfrytëzimin e dampave, pasi ato kanë mineral hekur-nikeli. Sipas kontratës, detyrimi i kompanive për të pastruar dampat përfundon në momentin që ju përfundon leja e shfrytëzimit,” u përgjigj ministria.

Eksperti i mjedisit, Arjan Merolli thotë se e ka ndjekur nga afër procesin dhe ka vërejtur shkelje të tjera mjedisore.

“Ajo që është më shumë shqetësuese është që heqja e mineralit nuk ka respektuar asnjë nga nga ato rregulla që të ketë garanci që asnjë nga ato sasi të mineralit të hekur-nikelit mos kalojë përmes shirave apo faktorëve të tjerë atmosferikë në liqen. Përkundrazi, është muri rrethues i saj dhe nëpërmjet mjeteve të ngarkimit është hequr minerali pa respektuar asnjë nga ato rregulla,” përfundoi ai.

Marrë nga BIRN

liqeni i ohrit

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet