LIVE UPDATES
Aktualitet

BIRN: Reforma zgjedhore në ‘pikën zero’, opozita kërkon konsensus të ri

Komisioni bipartizan për reformën zgjedhore nuk ka prodhuar asnjë rezultat për një vit e gjysmë, ndërsa një kërkesë për shtyrjen e mandatit nuk u hodh në votim në seancën e fundit parlamentare pas kundërshtimit të opozitës.

21 Korrik 2023, 17:05 Nga k.m.
BIRN: Reforma zgjedhore në ‘pikën zero’, opozita
Foto ilustruese

Mazhoranca dhe opozita nuk ranë dakord të premten që të shtyjnë sërish afatin e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, pasi opozita kërkoi që të gjendej një konsensus i ri për funksionimin e tij, një vit e gjysmë pasi grupi bipartizan i punës nuk ka prodhuar asnjë rezultat. Një kërkesë për shtyrje të afatit, e firmosur nga Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj nuk u hodh në votim në seancën e fundit plenare të këtij sesioni që përfundoi të premten në mëngjes, pasi kreu i grupit parlamentar të PD, Gazmend Bardhi tha se tre grupet parlamentare të opozitës nuk ishin dakord.

“Të tre grupet e opozitës kërkojnë modus veprimi se si ta çojmë përpara reformën zgjedhore,”-tha Bardhi në sallën e Kuvendit, duke shtuar se: “nuk ka asnjë shkak të arsyeshëm për të shtyrë e shtyrë pa punë këtë komision”.

Komisioni i Posaçëm u ngrit në shkurt 2022, por ka bërë vetëm dy mbledhje deri më tani. Pavarësisht mungesës së produktit, Kuvendi i ka dhënë atij mandat të ri çdo 6 muaj. Bardhi deklaroi komisioni “ka dështuar të përmbushë detyrën që i ka caktuar Kuvendi”, ndërsa shtoi se në 6 muajt e fundit nuk është mbledhur asnjë ditë. Ai i propozoi mazhorancës që në shtator të gjendet një mënyrë si të çohet përpara reforma, duke propozuar rikonceptim të punës së komisionit.

Kërkesa e tij u kundërshtua fillimisht nga deputeti socialist, Toni Gogu, sipas të cilit nuk mund të lihej Kuvendi pa këtë komision dhe kërkoi që të votohej zgjatja e mandatit në mënyrë të njëanshme.

Por Bardhi kundërshtoi duke i kujtuar se reforma është një proces që kërkonte konsensus politik.

“Për turpin tuaj dhe tonin, Parlamenti ka qenë pa këtë komision dhe ka bërë vetëm 2 mbledhje duke bllokuar reformën zgjedhore,”- tha ai.

Bashkëkryetari socialist i komisionit, Damian Gjiknuri pretendoi se komisioni ishte funksional dhe kërkoi zgjatjen e mandatit për të mos u kthyer siç tha ai “në pikën zero në shtator”.

“Komisioni nuk mund të rrijë peng i mosmarrëveshjeve mes opozitës,”- shtoi Gjiknuri, duke aluduar se opozita kërkonte të ndryshonte kryetarin e saj në komision. I pyetur nga BIRN nëse PD do të kërkonte ndryshimin e përfaqësuesve të saj në këtë komision apo do të kërkonte një mekanizëm të ri për reformën, Bardhi tha “të gjitha opsionet janë të hapura”.

Komisioni për reformën zgjedhore u ngrit me vendim të Kuvendit me datë 10 shkurt 2022, por nuk arriti të ketë asnjë produkt real pune në tre mandate 6-mujore.  Dy bashkëkryetarët, Damian Gjknuri nga PS dhe Enkelejd Alibeaj nga PD, nuk kanë dhënë arsye objektive për mosfunksionimin e tij.

Komisioni ka si objektiv realizimin e ndryshimeve të nevojshme në Kodin Zgjedhor duke u bazuar në rekomandimet e fundit të Prezencës së OSBE-së në Tiranë. Raporti përfundimtar i monitoruesve të zgjedhjeve të 25 prillit 2021 kritikoi qeverinë e kryeministrit Edi Rama për abuzime me pushtetin  gjatë fushatës, ndërsa Partia Demokratike u kritikua për ngritjen e “strukturave paralele” të mbrojtjes së votës./BIRN

reforma zgjedhore

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit