LIVE UPDATES
Aktualitet

BIRN: Rritja e pagës minimale përkeqëson krizën, punonjësit e pastrim gjelbërimit në Tiranë e marrin rrogën tek 'Kadriu'

Ndërsa bota po lëviz drejt Të Ardhurave Personale Universale dhe ka prej dekadash eksperiencë me tatimin personal negativ apo kreditet fiskale, qeveria shqiptare, e etur për të taksuar të varfërit në vend të të pasurve, vendosi sërish të rrisë pagën minimale fiskale, duke thelluar më tej një problem të vjetër pa ndihmuar askënd, përfshirë edhe punëtorët me paga të ulëta.

3 Mars 2023, 13:34 Nga DOSJA
BIRN: Rritja e pagës minimale përkeqëson krizën,
Rrogat

TIRANË- Imagjinoni një punëtor të ngathët, të keqarsimuar apo të nënarsimuar, i cili, pavarësisht se sa lodhet, nuk është në gjendje të prodhojë më shumë se sa 30 mijë lekë në muaj vlerë të shtuar. Ose një nënë që ka nevojë për punë me orar të reduktuar sepse ka shumë fëmijë për të rritur.

Përgjatë shekullit të njëzetë, kur njerëzit punonin të ngjeshur në fabrika të stërmëdha, në kompani që punësonin me mijëra njerëz njëkohësisht, shumë vende gjetën zgjidhje për t’i dhënë punëtorëve me rendiment të ulët një pagesë më të lartë se sa rendimenti, duke ia ulur këtë nga paga punëtorëve me rendiment më të lartë, një lloj transferimi social ky brenda një fabrike të madhe. Kjo është ajo që njihet si paga minimale. Merrja një punëtori të mirë por të varfër, jepja një punëtori të keq, gjithashtu të varfër.

Kjo lloj skeme është e mundur dhe funksionon relativisht mirë vetëm në rastet e kompanive të mëdha, ku numri i punëtorëve është i lartë dhe ku transferimi nga punëtori me produktivitet të lartë te ai me produktivitet të ulët nuk bie shumë në sy. Por për ndërmarrjet e vogla, fjala vjen, një kafene, me tre apo katër punëtorë, skema nuk funksionon sepse bie në sy. Skema gjithashtu nuk funksionon në rast se paga minimale rritet në një masë të tillë sa shkalla e transferimit bëhet aq e lartë sa të bindë punëtorin e aftë se puna e tij nuk njihet dhe nuk respektohet.

Paga minimale, kur është anomalisht e lartë, shkakton një problem shumë më të tmerrshëm se sa varfëria; ajo shkakton papunësi kronike. Me pak fjalë, nëse një punëtor e ka vlerën e tij të shtuar 20 mijë lekë, por punëdhënësit janë të detyruar t’i paguajnë 40 mijë lekë, atëhere zgjidhja normale për punëdhënësin është që të mos e punësojnë atë. Kjo praktikisht e përzë punëtorin e pakualifikuar nga tregu i punës dhe e dënon me varfëri dhe papunësi të përhershme.

Përgjatë dekadave të fundit, vendet normale janë përpjekur të zgjidhin këtë problem të pagës minimale duke e zëvendësuar apo plotësuar atë me kredite fiskale. Kjo do të thotë që, ndërsa një punëtor i pakualifikuar punësohet për një pagë të ulët, në përputhje me produktivitetin e tij të punës, shoqëria e ndihmon për t’u ngritur mbi nivelin e varfërisë jo duke detyruar punëdhënësin e tij që t’i paguajë 40 mijë lekë, por duke marrë para nga buxheti i shtetit. Me pak fjalë, një transferim nga të pasurit te të varfrit brenda një kombi, jo brenda një kompanie.

Disa vende janë duke eksperimentuar me një ide akoma më novatore: quhet Të Ardhura Personale Universale dhe nënkupton një pagesë minimale nga taksat për të gjithë popullsinë maxhorene pa kushte dhe pa komplikacione burrokratike.

Përkundër këtyre koncepteve shumë interesante, të mërkurën erdhi lajmi që qeveria e kryeministrit Edi Rama ka vendosur të rrisë pagën minimale, nga 34 mijë në 40 mijë lekë. Rritja prej 16.7%, nëse do të ishte reale, do të ishte katastrofike sepse do të shkaktonte inflacion. Nëse në një ekonomi që rritet me 2-3% reale, (5-7) nominale, siç është parashikimi i rritjes për këtë vit, pagat rriten me 16.7%, kjo natyrisht që sjell pushime masive nga puna, ose inflacion të lartë.

Në ekonominë reale, ndryshe nga ajo e shtëpive të barit apo e korrupsionit qeveritar, paratë nxirren me shumë mund nga produktiviteti i punës. Dhe nëse produktiviteti i ekonomisë së vendit sjell rritje ekonomike 5 apo 7%, pagat vështirë se mund të rriten me 16.7%. Paratë duhet të dalin nga diku, nuk rriten në pemë.

Vetëm se katastrofa që duhej të kishte ndodhur nga lëvizje të tilla administrative nuk do të ndodhë për shkak se paga minimale në Shqipëri nuk është reale. Ajo është një çmim referencë për taksat minimale që qeveria kërkon nga të punësuarit.

Sa për ilustrim po ju tregoj një bisedë që dëgjova mes dy punonjësve të pastrim gjelbërimit në Tiranë.

Punonjësi i parë: “Ti e merr rrogën në bankë apo ta jep Kadriu?”

Punonjësi i dytë: “Ma jep Kadriu.”

Punonjësi i parë: “Sa të mban, pesëdhjetë apo njëqind?”

Punonjësi i dytë: “Njëqind.”

Fabula është e thjeshtë. Punëtori i pastrim gjelbërimit në Tiranë, punëtori i pakualifikuar pa ndonjë produktivitet të lartë, duhet të marrë, sipas rregullave të qeverisë, 34 mijë lekë në muaj. Por rrogën ai nuk e merr në bankë. Në bankë për të e merr Kadriu, i cili i jep 24 mijë dhe i mban 10 mijë.

Kadrinj të tillë ka në të gjithë vendin dhe të dhëna anektodale tregojnë se nëpër fabrikat fason ky është një fenomen në masë. Të dhëna të tjera anektodale tregojnë për mënyra më të pista të përdorura nga  kompanitë për të ulur pagën reale të përfituar nga punonjësit nën pagën minimale zyrtare. Pronarët e fabrikave u kërkojnë punonjësve të kthejnë në arkë një shumë parash nga paga minimale zyrtare që marrin në bankë. Në një supermarket lodrash, p.sh., administratorët vazhdimisht akuzojnë punonjësit për humbjen e ndonjë arushi, duke i mbajtur shitësve nga paga një shumë parash çdo muaj.

Dhe për sa kohë ka Kadrinj të tillë, rritja e pagës minimale nuk sjell ndonjë lehtësim të varfërisë së punëtorit, ajo sjell thjeshtë rritje të barrës fiskale.

Vendimi i qeverisë për të rritur në mënyrë masive pagën minimale do të sjellë një rritje dramatike të kostos së punës në një vit që pritet të jetë krizë. Kriza është shkaktuar nga politikat e bankave qendrore për të ulur inflacionin. Ulja e inflacionit kërkon që të ketë më pak para në qarkullim dhe jo më shumë. Rritja e pagës minimale teorikisht do të thotë që do të ketë më shumë para në qarkullim dhe rrjedhimisht, më shumë inflacion.

Qeveria pritet të marrë më shumë të ardhura. Nëse paga minimale rrite tme 6 mijë lekë, qeveria merr 25% të kësaj shume. Për çdo punëtor me pagë të ulët, (afërsisht gjysma e të punësuarve), qeveria ka në plan të arkëtojë 1,500 lekë sigurime shoqërore e shëndetësore më shumë në muaj. Këto para i nevojiten qeverisë për shkak se të ardhurat nga çmimet e larta që mbushën buxhetin dy vitet e kaluara ka gjasa këtë vit nuk do të vijnë. Zgjidhja që ka gjetur qeveria për këtë problem të vetin është jo që të ulë shpenzimet, por që të rrisë taksat. Dhe taksat nuk po i rrit për të gjithë, por vetëm për të varfrit. Pronari i një koncesioni qeveritar paguan sot e të gjithë ditën 8% tatim mbi dividentin ndërsa shqiptarit të varfër u kërkohet minimalisht 25% mbi të ardhurat, një pjesë të të cilave, ia merr Kadriu.

Marrë nga Reporter.al

delina ibrahimaj paga minimale

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit